LIVE UPDATES
Bota

VOA: Putin dhe pasojat e ofensivës së befasishme ukrainase

Zëvendës drejtori i CIA-s David Cohen tha të mërkurën, gjatë një konference mbi sigurinë që u mbajt diku pranë Uashingtonit, se ofensiva e Kievit brenda territorit rus nuk tregon shenja se po dobësohet.

28 Gusht 2024, 21:53 Nga M.B
VOA: Putin dhe pasojat e ofensivës së befasishme ukrainase
Foto ilustruese

RUSIA-  Ofensiva e befasishme e Ukrainës në rajonin rus të Kurskut e ka tronditur Kremlinin. Megjithatë, sipas zyrtarëve kryesorë të inteligjencës amerikane, ende nuk dihet se cili do të jetë ndikimi i kësaj ofensive ushtarake, me plot rreziqe. Zëvendës drejtori i CIA-s David Cohen tha të mërkurën, gjatë një konference mbi sigurinë që u mbajt diku pranë Uashingtonit, se ofensiva e Kievit brenda territorit rus nuk tregon shenja se po dobësohet. Kjo ofensivë, sipas zotit Cohen, po e detyron Presidentin rus Vladimir Putin të përballet me pasoja të brendshme.

“Ata janë ende brenda Rusisë, po përforcojnë mbrojtjen”, tha zoti Cohen ndërsa fliste për forcat ukrainase në Kursk.

“Ata duket se kanë qëllim që të mbajnë nën kontroll një pjesë të atij territori”.

“Putini do të detyrohet të përballet jo vetëm me faktin se tani brenda territorit rus ekziston një fushëbetejë, por ai duhet të përballet edhe me jehonën që ka shkaktuar ajo, në shoqërinë ruse”, tha zoti Cohen.

“Inkursioni ka fuqinë që në të ardhmen të ndryshojë sado pak dinamikën”.

Forcat ukrainase u futën brenda territorit rus më 6 gusht, duke kryer atë që vlerësohet se është sulmi më i madh në Rusi prej Luftës së Dytë Botërore. Rreth 130 mijë banorë rusë janë detyruar të largohen nga luftimet në Kursk, në pritje të përforcimeve ruse.

Shefi i ushtrisë ukrainase tha të martën se forcat e Kievit kanë kapur rob pothuajse 600 ushtarë rus dhe kanë marrë në kontroll një territor prej rreth 1300 kilometrash. Zëvendës shefi i CIA-s, zoti Cohen tha të mërkurën se Shtetet e Bashkuara vlerësojnë se Ukraina ka nën kontroll 770 kilometra katrorë të territorit në Kursk.

“Ne jemi të sigurt se Putini do të nis një kundër-ofensivë në përpjekje për të rimarrë territorin e humbur. Por, ende nuk e ka nisur”, tha ai. “Kur kundër-ofensiva të fillojë, ne presim që forcat ruse të përballen me një luftë të vështirë”.

Momentalisht, forcat ruse duket se janë përqendruar në pushtimin e Pokrovskit, një qendër me rëndësi për furnizimin e forcave ukrainase në pjesën lindore të Ukrainës.

“Rusët po përparojnë aty”, tha zoti Cohen, duke nënvizuar se ky përparim i forcave ruse po u shndërrohet në një kosto të madhe.

Por, edhe nëse forcat ruse kanë sukses në pushtimin e Pokrovskinit, zoti Cohen tha se kjo fitore do të sillte përfitim të vogël për Moskën.

“Në aspektin strategjik, ndikimi nuk do të jetë rrënjësor”, tha ai.

Sulmet Ukrainase në Rusi

Ndërkaq, Ukraina ka vazhduar përpjekjet për të detyruar Rusinë të mbrohet. Forcat ukrainase sulmuan me dronë të mërkurën disa zona në pjesën jug-perëndimore të Rusisë, duke shkaktuar zjarr masiv në një magazinë karburanti në Rostov. Vasily Golubev, guvernatori i Rostovit shkruante në aplikacionin për shpërndarjen e mesazheve, ‘Telegram’, se zjarrëfikësit po punonin për të shuar zjarrin dhe se nuk kishte viktima.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se kishte rrëzuar katër dronë ukrainas mbi rajonin e Rostovit dhe tetë të tjerë në rajonin e Voronezhit. Zyrtarët në Voronezh nuk njoftuan për të vrarë apo të plagosur. Në rajonin e Belgorodit që gjendet në kufi me Ukrainën, guvernatori Vyacheslav Gladkov tha se sulmi ukrainas me dronë dëmtoi tre shtëpi, por nuk pati të lënduar. Mbrojtja ajrore ruse gjithashtu rrëzoi një dron ukrainas mbi rajonin Kursk.

Sulmet Ruse në Ukrainë

Në Ukrainë, Guvernatori i Dnipropetrovsk-ut, Serhiy Lysak tha se një sulm rus vrau të paktën tre persona dhe dëmtoi infrastrukturën në qytetin Kryvyi Rih. Zoti Lysak tha se sulmi u bë ndërsa ndërsa qyteti është ende në zi, pas një sulmi të përgjakshëm me raketa të martën në një hotel. Guvernatori i Kharkivit, Oleh Syniehubov tha se një raketë ruse kishite dëmtuar disa shtëpi dhe kishte plagosur 12 persona./ VOA

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj