LIVE UPDATES
Bota

Kosovë/ Tetë gra në ditë viktima të dhunës në familje, VOA: Ja historia e njërës prej tyre

Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Edlira Bllaca bisedoi me një të mbijetuar të kësaj dhune e cila pas dhjetë vjetësh iku nga shtëpia e bashkëshortit dhe nisi përpjekjet për një jetë të re. Veprimtarët thonë se sfida më e madhe mbetet riintegrimi i këtyre grave në shoqëri duke u siguruar vendbanim e punësim.

28 Gusht 2024, 21:08 Nga M.B
Kosovë/ Tetë gra në ditë viktima të dhunës në
Foto ilustruese

KOSOVA- Në Kosovë të dhënat e policisë tregojnë se vetëm në gjysmën e parë të këtij viti janë regjistruar një mijë e 475 raste të dhunës në familje, e cila kryesisht është dhunë ndaj gruas. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Edlira Bllaca bisedoi me një të mbijetuar të kësaj dhune e cila pas dhjetë vjetësh iku nga shtëpia e bashkëshortit dhe nisi përpjekjet për një jetë të re. Veprimtarët thonë se sfida më e madhe mbetet riintegrimi i këtyre grave në shoqëri duke u siguruar vendbanim e punësim.

Arta, emri i vërtetë i së cilës është i njohur për redaksinë por është ndryshuar për shkaqe sigurie, ishte martuar rreth moshës 25 vjeçare, pak pasi kishte përfunduar studimet. Dhjetë vjet më pas, ndërsa flet me Zërin e Amerikës, kujton kohën kur ishte martuar me ndërmjetësimin e familjes.

“Më ka bindur se është djalë i mirë. Familjen e ka shumë të mirë, edhe ai dukej se ishte djalë i mirë, por ky moment dhe vend ku jam unë tash është dëshmi se ai nuk është as për grua as për familje”, thotë ajo.

Pas martesës dhe posaçërisht pas lindjes së fëmijës së parë, gjithçka ndryshoi për Artën..

“Dhunën nuk e kam përjetuar as si fëmijë, as si vajzë por as si grua nuk ma ka marrë mendja që do ta përjetoj një dhunë prej një njeriu të pavlefshëm. Dua ta them këtë, një burrë nëse ngrit dorë mbi gruan është më i dobëti nëse nuk ka arsye, por edhe nëse ka arsye ka shumë mënyra për zgjidhje, është divorci që shumë më i lehtë do të ishte edhe për mua. Por ky ka qenë një person që as nuk të ka vrarë as nuk të ka lënë të jetosh, domethënë të ka mbajtur peng”, thotë Arta.

Për dhjetë vjet ajo thotë se duroi dhunën e vazhdueshme psikologjike dhe fizike nga bashkëshorti.

“Kur më ka goditur kam qenë në muajin e shtatë të shtatzënisë, e kam pasur djalin e vogël nuk i ka pasur ende një vit. Kur më ka goditur, djali ka bërtitur me të madhe nga zhurma dhe britma ime sepse ka qenë një goditje e tmerrshme. Unë isha shtatzënë por ai nuk e ka menduar a po më godet në bark, në këmbë, në dorë a në të majtë dhe kur më ka goditur më ka sjellur në vend”, rrëfen ajo.

Arta thotë se bashkëshorti nuk e lejonte të përdorte mjete mbrojtëse duke bërë që ajo sot t’i ketë gjashtë fëmijë të cilët i lindi dhe rriti nën dhunë deri nga gjysma e parë e këtij viti. Para pak muajsh ajo vendosi të ikte nga shtëpia pasi mbeti e lënduar rëndë nga dhuna e bashkëshortit, i cili siç rrëfen Arta, kishte nisur ta kërcënonte edhe më jetë.

“Ka qenë një moment i rëndë, nuk e lejova më as që fëmijët e mi të rriten në atë mjedis të dhunshëm. I mora fëmijët, vazhdova, shkova në polici, nuk kam menduar asgjë tjetër vetëm sigurinë”, thotë ajo.

Arta tani jeton në njërën nga dhjetë shtëpitë e sigurta në Kosovë të cilat strehojnë gratë, viktima të dhunës në familje dhe fëmijët e tyre.

“Tash e tutje i kam fëmijët e mi, primare është shkollimi i tyre, primare është edhe strehimi ta kenë, mos të vuajnë për ushqim, për veshmbathje, të jem afër tyre në çdo moment dhe mos të dorëzohem asnjëherë para fëmijëve të mi, as lotin nuk dua të ma shohin, edhepse në këto momente tradhëton loti…”, thotë ajo.

Drejtoresha e strehimores në Prishtinë, Zana Asllani, i tha Zërit të Amerikës se deri në fund të gushtit të këtij viti në këtë institucion kanë kërkuar strehim 96 persona, ndërsa gjatë tërë vitit të kaluar kanë qenë të strehuar 171 persona.

“Rastet këtu janë kryesisht të moshës të re ose të mesme, më pak ka të moshuara, mirëpo ka edhe nga ato raste që nuk kanë përkujdesje qoftë prej fëmijëve apo prej anëtarëve të tjerë të familjes dhe përjetojnë dhunë në familje”, thotë ajo.

Zonja Asllani thotë se ndonëse ka rritje të buxhetit për strehimoret, ai nuk është i mjaftueshëm meqë kërkesat dhe nevojat e të mbijetuarave posaçërisht në kontekst të riintegrimit në shoqëri janë shumë të mëdha.

“Herë pas herë ne kemi projekte që t’u ofrojmë viktimave ngritje profesionale, përveç tjerash kemi punë dore që janë të specializuara për të ofruar këtë shërbim, mirëpo kjo nuk është diçka që ju siguron një pavarësi ekonomike afatgjate. Është një përparësi nga pjesa e sektorit privat që nuk po heziton të punësojë këto viktima, mirëpo viktima edhe nëse e gjen një punë nuk e ka vendbanimin. Asaj i duhet të paktën të ketë tri komponente, vendbanimin, punësimin edhe fëmijët t’i dërgojë në kopsht nëse i ka të asaj moshe”, thotë ajo.

Luljeta Demolli nga Qendra e Kosovës për Studime Gjinore tha në një bisedë me Zërin e Amerikës se kohëve të fundit ka rritje të dhunës por edhe raportimit të saj.

“Mund të themi se është rritur dhuna sepse kemi parë indikatorë që është rritur dhuna te kategori të ndryshme të shoqërisë dhe kjo ka ndodhur edhe për shkak të krizës ekonomike sepse është rritur edhe shkalla e varfërisë kohëve të fundit dhe këto të dyja janë të ndërlidhura. Kemi parë edhe rritje të raportimit dhe jo domosdoshmërishtt në momentin kur ndodhë dhuna por thjeshtë një mosdurim i grave për të jetuar një jetë me dhunë”, tha ajo.

Sipas të dhënave të policisë së Kosovës, në gjysmën e parë të këtij viti janë regjistruar një mijë e 475 raste të dhunës në familje ndërkaq gjatë tërë vitit të kaluar ishin raportuar dy mijë e 639 raste. Zonja Demolli thotë se zinxhiri institucioneve që trajtojnë rastet e dhunës në familje ka ende shumë mangësi thotë zonja Demolli.

“Në njëfarë mënyre shteti jonë nuk e lufton në mënyrën e duhur që nga raportimi në polici, ka mbetje të patriarkatit sepse nuk ka të bëjë vetëm me atë çfarë flet por edhe me sjelljen e një polici, mënyra se si afrohet me një grua, si e shikon, si e paragjykon tregon shumë sepse shkojmë afrohemi e flasim me viktimat dhe e shohim. Pastaj prokurori nuk është që menjëherë e hap rastin, nëse kryesisht dhuna ndodh natën ndodh që nuk lajmërohet me kohë e neglizhon, përveç nëse ka një rast që mund të prodhoj material për media e shohim njëfarë përshpejtimi të punës së tyre”, thotë ajo.

Zonja Demolli thotë ka nevojë për përfshirje më të madhe të grave në polici, prokurori e gjyqësor për të ashpërsuar luftën kundër kësaj dukurie, e cila në Kosovë jo rrallë herë shndërrohet në femicid. Në fillim të muajit gusht, një grua vdiq nga plagët e shkakruara nga bashkëshorti i saj në një fshat të komunës së Gracanicës. Në muajin prill, dy gra, një në Pejë e tjetra në Ferizaj, u vranë nga bashkëshortët e tyre. Që nga viti 2010 deri në gusht të vitit 2024, në Kosovë janë vrarë 58 gra./ VOA

kosova

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit