LIVE UPDATES
Bota

Ishulli Guam, porta e azilkërkuesve kinezë drejt Amerikës

Këta azilkërkues shqetësohen se jeta e tyre do të ndikohet nga politikat e rrepta për imigracionin të nënshkrua nga Presidenti Donald Trump menjëherë pasi mori pushtetin.

17 Shkurt 2025, 22:52 Nga N.F
Ishulli Guam, porta e azilkërkuesve kinezë drejt Amerikës
Guam

SHBA- Politikat e Presidentit Donald Trump për imigracionin janë përqendruar kryesisht ndaj imigrantëve që futen në Shtetet e Bashkuara përmes kufirit me Meksikën, me disa prej tyre që kanë ndërmarrë udhëtimin e rrezikshëm nga Amerika e Jugut.

Siç njoftojnë gazetarët e Zërit të Amerikës, Yu Yao dhe Jiu Dao, emigrantët kinezë po shfrytëzojnë rrugët e rrezikshme detare të Paqësorit për të hyrë në Shtetet e Bashkuara.

Peter Huang ka jetuar në Guam që kur u largua nga Kina në vitin 2019. Ai udhëtoi me aeroplan nga Hong Kongu për në Saipan, kryeqyteti i Ishujve të Marianës Veriorë. Më pas ai shkoi me një gomone në ishullin Guam. Këto ishuj dhe Guami janë territore të Shteteve të Bashkuara dhe ndodhen në perëndim të Oqeanit Paqësor.

“Përballë ndodhet Guami. Mali duket i çuditshëm, si një mur”, thotë Peter Huang.

Saipani ka qenë ndalesa e parë për azilkërkuesit kinezë si Huang, sepse i lejoi ata të qëndronin pa vizë për 14 ditë. Por nuk pranon azilkërkues. Ishulli Guam, rreth 214 kilometra në jugperëndim, i pranon azilkërkuesit.

Këta azilkërkues shqetësohen se jeta e tyre do të ndikohet nga politikat e rrepta për imigracionin të nënshkrua nga Presidenti Donald Trump menjëherë pasi mori pushtetin. Zoti Huang rrezikoi jetën për të shkuar në Guam.

“Nuk kam parë kurrë më parë valë të tilla sa një mal, që ngrihen dhe bien pa pushim.”

Ai thotë se familja e tij u bë objektiv i policisë pas përfshirjes së tij në protestat e Hong Kongut kundër një propozimi për ekstradimin në Kinë në vitin 2019. Pasi gruaja e braktisi ai vendosi të shkonte në Saipan.

“Gruaja më tha se për shkakun tim, ajo dhe fëmija ynë do të cenoheshin”.

Edhe kinezë të tjerë kanë marrë rrugën e rrezikshme detare drejt Guamit. Sipas autoriteteve të ishullit, rreth 40 individë mbërritën në brigjet e ishullit vitin e kaluar.

“Deri tani, të gjithë të ardhurit janë shtetas kinezë”, thotë Franklin Gutirrez me agjencinë e doganave dhe karantinës në Guam.

Emigranti kinez, Liu Yun, e provoi dy herë udhëtimin në det të hapur para se të zbarkonte në Guam.

“Jemi në një gomone duke kaluar Paqësorin për të shkuar në territorin amerikan, ku shpresojmë për një fillim të ri”, thotë ai ndërsa filmonte udhëtimin.

Ai thotë se u largua nga Kina pasi depërtoi përtej kufizimeve të internetit të vendosura nga Pekini. Ajo që pa i ndryshoi pikëpamjet e tij për botën.

“U ekspozova ndaj gjërave që nuk do të kisha mundur t’i shihja kurrë në internet në Kinë, si protestën e Tiananmenit apo shtypjen e lëvizjes Falun Gong, kryesisht kampet e përqendrimit në Xinjang. Këto më tmerruan”.

Liu dhe Huang duhet të presin për të marrë përgjigjet e aplikimit për azil, thotë guvernatorja e Guamit, Lourdes Leon Guerrero.

“Një nga sfidat këtu është se nuk kemi gjykatës për imigracionin. Mënyra e vetme është ardhja e gjykatësve këtu ose trajtimi i çështjeve në rrugë virtuale. Ka shumë çështje që presin”.

Administrata e Presidentit Trump e ka ndaluar procesin e kërkimit të azilit në kufirin jugor amerikan. Për momentin, imigrantët Huang dhe Liu nuk e dinë se si do të preken nga politikat e reja të Uashingtonit.

“E mbështes qasjen e Presidentit Trump, sepse nuk mund të abuzohet ligji për azilin”, thotë Peter Huang, azilkërkues kinez. Ai thotë se vetëm në këtë mënyrë do të përfitojnë ata që vërtet kanë nevojë për azil./VOA

guam amerike

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj