LIVE UPDATES
Bota

Izraeli bombardon jugun e Gazës teksa liderët diskutojnë të ardhmen pas luftës

Dëshmitarët kanë thënë se bombardimet izraelite kanë në fokus qytetin Han Junis, më të madhin në pjesën jugore të Gazës së kontrolluar prej Hamasit.

20 Janar 2024, 09:16 Nga N.F
Izraeli bombardon jugun e Gazës teksa liderët diskutojnë të
Foto ilustruese

GAZA- Izraeli i ka ashpërsuar sulmet të shtunën në jug të Rripit të Gazës, pasi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe presidenti amerikan, Joe Biden kanë diskutuar dallimet për të ardhmen për palestinezët, pas luftës. Dëshmitarët kanë thënë se bombardimet izraelite kanë në fokus qytetin Han Junis, më të madhin në pjesën jugore të Gazës së kontrolluar prej Hamasit. Hamasi është grup palestinez që është shpallur organizatë terroriste prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.

Biden dhe Netanyahu e kanë zhvilluar thirrjen e tyre të parë telefonike prej 23 dhjetorit, pasi lideri izraelit e ka përsëritur kundërshtimin për çfarëdo sovraniteti palestinez, duke i thelluar kështu ndasitë me SHBA-në, aleaten më të madhe të Izraelit, sidomos në këtë luftë. Teksa dy liderët kanë biseduar se çfarë mund të ndodh në të ardhmen, realiteti i luftës është i qartë në Han Junis dhe pjesën tjetër të Gazës. Një fëmijë me fytyrë të përgjakur është parë duke qarë në spitalin Al-Nasser në Han Junis, derisa ambulancat kanë arritur të mbushura me të vdekur e të plagosur në objekt.

Konflikti ka nisur pas sulmeve të pashembullta të Hamasit në Izrael, në tetor të vitit të kaluar, duke vrarë të paktën 1.200 njerëz dhe duke marrë peng 240 të tjerë. Për pasojë, Izraeli është zotuar për ta shkatërruar Hamasin, dhe ofensiva e tij ajrore e tokësore ka lënë të vdekur mbi 24.000 palestinezë, sipas të dhënave shëndetësore të autoriteteve në Gazë. Netanyahu ka thënë se pret që lufta do të vazhdojë me muaj, mirëpo në komentet e tij ditë më parë e ka kundërshtuar zgjidhjen me dy shtete, të përmendur nga SHBA-ja.

Biden ka thënë të premten se në bisedën me Netanyahun, me të cilin ka marrëdhënie të komplikuar që 40 vjet, është e mundshme që lideri izraelit ende mund të veprojë.

“Janë disa lloje të zgjidhjeve me dy shtete. Është një numër shtetesh që janë anëtare të OKB-së që nuk i kanë ushtritë e tyre”, ka thënë Biden para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë. “Prandaj, mendoj që ka rrugë që mund të funksionojnë”.

Netanyahu ka thënë të enjten se Izraeli “duhet të ketë kontrollin e sigurisë mbi të gjithë territorin në perëndim të Lumit të Jordanisë”, gjë që është “në kundërshtim me idenë e sovranitetit [të palestinezëve]”. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë në Forumin Ekonomik Botëror, që po mbahet në Davos, se Izraeli nuk mund të ketë siguri të plotë pa gjetur një rrugë për shtetin palestinez. Biden ka qenë mbështetës i madh i Izraelit, sidomos pas sulmeve të Hamasit më 7 tetor, ndonëse e ka paralajmëruar këtë vend se mund të humbë mbështetjen për shkak të sulmeve pa dallim në Gazë.

Kombet e Bashkuara kanë thënë se lufta ka zhvendosur rreth 85 për qind të popullsisë së Gazës dhe kanë paralajmëruar se duhet krijuar qasje më të lehtë për ndihma, për shkak të urisë dhe sëmundjeve që mund të përhapen. Shtëpia e Bardhë ka thënë të premten se Izraeli do të lejojë hyrjen e ndihmave për palestinezët nga porti i tij Ashdod. Rreth 20.000 foshnje kanë lindur “në ferr” në Rripin e Gazës prej nisjes së ofensivës izraelite, ka thënë Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Fëmijë (UNICEF) të premten.

Ndërkohë, ushtria izraelite është zhvendosur në thellësi të Gazës. Disa banorë, të cilët kanë ikur prej pjesës veriore të Gazës, në ditët e para të luftës, tani kanë nisur të kthehen në atë që ka mbetur prej shtëpive të tyre. Në rajonin Rimal të qytetit të Gazës “gjithçka është shkatërruar dhe njerëzit po vdesin prej urisë”, ka thënë Ibrahim Saasa, për agjencinë e lajmeve AFP, i cili e ka humbur gjithë familjen.

Disa grupe të izoluara të luftëtarëve ende luftojnë me ushtrinë izraelite në veri të Gazës, pavarësisht se ushtria ka thënë se strukturat luftarake të Hamasit në veri janë shkatërruar. Lufta në Gazë ka nxitur edhe sulme tjera në rajonin përreth, pasi grupe të lidhura me Iranin po kryejnë sulme të rregullta, sidomos Lëvizja Hezbollah, me bazë në Liban, kundër Izraelit. Dhuna është rritur edhe në Bregun Perëndimor, ku trupat izraelite dhe hebrenjtë e zhvendosur atje, kanë vrarë më shumë se 360 njerëz prej 7 tetorit, sipas të dhënave të autoriteteve shëndetësore palestineze. Sulmet e rebelëve Huthi të Jemenit në anijet komerciale në Detin e Kuq – si shenjë mbështetjeje për palestinezët në Gazë – kanë nxitur sulme hakmarrëse të Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar, duke rritur shqetësimet për përshkallëzim më të gjerë.

Marrë nga REL

lugta izrael-palestine gaza sulme

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj