LIVE UPDATES
Bota

Kievi sulmon me dron një depo nafte në Rusi

Ngjarja vjen ndërsa forcat ukrainase duket se po i shtrijnë sulmet e tyre brenda territorit rus ndërsa po afrohet përvjetori i dytë i luftës

19 Janar 2024, 22:50 Nga N.F
Kievi sulmon me dron një depo nafte në Rusi
Foto ilustruese

RUSI- Një dron ukrainas goditi një depo nafte në pjesën perëndimore të Rusisë të premten, duke shkaktuar një zjarr masiv. Lajmi u bë i ditur nga zyrtarët rusë. Ngjarja vjen ndërsa forcat ukrainase duket se po i shtrijnë sulmet e tyre brenda territorit rus ndërsa po afrohet përvjetori i dytë i luftës. Si pasojë e sulmit katër rezervuarë nafte, me një kapacitet prej 6,000 metra kub u dogjën, tha guvernatori lokal dhe Agjencia Shtetërore e Lajmeve ‘Tass’. Depoja ndodhet në Klintsy, një qytet me rreth 70,000 banorë, rreth 60 kilometra nga kufiri me Ukrainën.

Sulmi duket të jetë pjesë e përpjekjeve të intensifikuara së fundmi nga Kievi me synimin për të nxitur nervozizëm tek zyrtarët rusë dhe për t’iu kundërvënë pretendimit të Presidentit Vladimir Putin se jeta në Rusi, po vazhdon normalisht, përpara zgjedhjeve presidenciale të 17 marsit.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy është zotuar të godasë më shumë objektiva brenda rajoneve kufitare ruse këtë vit. Mbrojtja ajrore ruse është përqendruar në rajonet e pushtuara të Ukrainës, thonë zyrtarët në Kiev, duke i lënë objektivat më të largët brenda Rusisë më të pambrojtur, kryesisht ndaj dronëve me rreze më të gjatë veprimi që po përdorin forcat ukrainase.

Qyteti rus i Belgorodit, që ndodhet gjithashtu pranë kufirit me Ukrainën, anuloi një festë tradicionale ortodokse të rëndësishme të premten, për shkak të kërcënimeve për sulmet me dronë ukrainas. Kjo shënoi dhe herën e parë të anulimit të një ngjarjeje të madhe publike në Rusi për shkak të rrezikut të dronëve. Duke cituar një zyrtar të Shërbimit Informativ të Ukrainës, mediat kombëtare bënë të ditur të premten se dronët ukrainas sulmuan gjithashtu një fabrikë baruti në Tambov, rreth 600 kilometra në jug të Moskës.

Por gazeta ruse RBC, duke iu referuar guvernatorit të Tambovit, Maxim Yegorov, bëri të ditur se fabrika po punonte normalisht. Faqja britanike e lajmeve “The Mash News” njoftoi më herët se një dron ukrainas kishte rënë në ambientet e uzinës të enjten, por se nuk shkaktoi dëme. Po kështu Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se një dron ukrainas ishte rrëzuar në periferi të Shën Petersburgut të enjten.

Mbetjet e dronit ranë në ambientet e nje depoje nafte në Shën Petersburg, në skajin jugor të qytetit, sipas Vladimir Rogovit, i cili është përgjegjës për koordinimin e rajoneve ukrainase të aneksuara nga Rusia. Mikhail Skigin, bashkëpronar i depos, konfirmoi se droni kishte në shënjestër depon.

Shën Petersburgu, qyteti i dytë më i madh i Rusisë ndodhet 900 kilometra në veri të kufirit me Ukrainën. Në Klintsy, mbrojtja ajrore arriti ta bllokojë elektronikisht dronin, por pasi ai hodhi ngarkesën e tij shpërthyese në objekt, tha guvernatori rajonal i Bryanskut, Alexander Bogomaz, duke shtuar se incidenti nuk shkaktoi viktima.

Në kanalet ruse në Telegram u shpërndanë video të asaj që zyrtarët thanë se ishte zjarri në depo. Pamjet tregonin shtëllunga të mëdha e të zeza tymi në ajër. Zoti Bogomaz tha se 32 persona u evakuuan nga shtëpitë e tyre pranë depos dhe se autoritetet hasën në vështirësi për ta shuar atë.

E njëjta depo u godit nga një dron ukrainas në maj të vitit të kaluar, por dëmi në atë kohë nuk dukej të ishte aq thelbësor. Ndërkohë, si pasojë e sulmeve ruse në rajonin verilindor të Ukrainës në Kharkiv, u vra një grua 57-vjeçare. Po në të njëjtin rajon, një person u vra nga një minë tokësore, njoftoi të premten zyra e presidentit ukrainas.

Marrë nga VOA

dron lufta rusi-ukraine depo nafte

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj