LIVE UPDATES
Bota

Izraeli kryen sulme në Rafah dhe Khan Younis

Ministria e Shëndetësisë në Gazë, që kontrollohet nga Hamasi tha se forcat izraelite vazhdojnë të mbajnë të izoluar dy spitale në Khan Younis.

14 Shkurt 2024, 17:47 Nga M.B
Izraeli kryen sulme në Rafah dhe Khan Younis
Foto ilustruese

LINDJE E MESME- Forcat izraelite kryen sulme ajrore në qytetin Rafah gjatë natës dhe goditën disa zona në Khan Younis, në jug të Gazës, thanë banorët. Ministria e Shëndetësisë në Gazë, që kontrollohet nga Hamasi tha se forcat izraelite vazhdojnë të mbajnë të izoluar dy spitale në Khan Younis. Agjencia e lajmeve Associated Press njoftoi se palestinezët kanë nisur të evakuojnë spitalin kryesor në këtë qytet pas javësh të tëra luftimesh të ashpra, që kanë bllokuar qendrën spitalore dhe kanë shkaktuar vdekjen e disa të shtruarve atje. Lufta midis Izraelit dhe Hamasit, tashmë në muajin e pestë, ka shkatërruar sektorin shëndetësor të Gazës, ndërsa dhjetëra njerëz vriten dhe plagosen si pasojë e sulmeve të përditshme. Izraeli akuzon militantët se përdorin spitale dhe ndërtesa të tjera civile si mburoja. Khan Younisi është objektivi kryesor i ofensivës që Izraeli ka thënë se së shpejti do të zgjerohet në qytetin më jugor të Gazës, Rafah, në kufirin me Egjiptin.

Kajro e ka bërë të qartë se nuk do të lejojë një eksod refugjatësh përtej kufirit. Sot Presidentii Turqisë, Recep Tayyip Erdogan po zhvillon vizitën e tij të parë në Egjipt që nga viti 2012 për t'u takuar me presidentin Abdel Fattah al-Sisi, duke hedhur një hap të madh drejt rindërtimit të lidhjeve midis fuqive rajonale. Erdogan ka thënë se diskutimet do të përqëndrohen në ofensivën e Izraelit në Gazë. Udhëheqësit, marrëdhëniet e të cilëve u prishën për shkak të grushtit të shtetit në Egjipt në vitit 2013 dhe pasojave të tij për Vëllazërinë Myslimane, do të mbajnë një konferencë për shtypin. Marrëdhëniet mes Ankarasë dhe Kajros u prishën në vitin 2013 pasi shefi i atëhershëm i ushtrisë egjiptiane Sisi udhëhoqi përmbysjen e ish presidentit Mohamed Morsi, të Partisë Vëllazëria Myslimane, një aleat i Turqisë. Këtë të mërkurë, Ministria e Shëndetësisë në Gazë tha se që prej 7 tetorit, si pasojë e sulmeve izraelite janë vrarë 28,576 palestinezë dhe janë plagosur 68,291 të tjerë. Sipas autoriteteve izraelite, gjatë sulmit të Hamasit në 7 tetor u vranë të paktën 1200 izraelitë dhe u morën peng rreth 250 të tjerë./ VOA

izrael gaza

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj