LIVE UPDATES
Bota

Stoltenberg: Rekord rritjesh së kontributeve financiare nga aleatët e NATO-s

Sekretari Stoltenberg i bëri këto të dhëna publike në prag të takimit të ministrave të mbrojtjes të aleancës në Bruksel.

14 Shkurt 2024, 17:25 Nga M.B
Stoltenberg: Rekord rritjesh së kontributeve financiare nga aleatët e
Jens Stoltenberg

BRUKSEL- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg mirëpriti të mërkurën përpjekjet e shteteve anëtare të NATO-s të investojnë më shumë për mbrojtjen e tyre, duke shtuar se shtetet evropiane dhe Kanadaja kanë kontribuar mbi 600 miliardë dollarë më shumë në buxhetet e tyre të mbrojtjes.

“Që kur është bërë zotimi për shtimin e buxhetit të mbrojtjes më 2014, aleatët evropianë dhe Kanadaja kanë shpenzuar më shumë se 600 miliardë dollarë për mbrojtjen. Vitin e kaluar, pamë një rritje të pashembullt prej 11 për qind tek të gjithë aleatët evropian dhe Kanadaja. Këtë vit pres që 18 shtete anëtare të shpenzojnë 2 për qind të prodhimit të brendshëm bruto për mbrojtjen. Ky është një rekord i ri dhe një rritje gjashtë fish nga viti 2014 kur vetëm tre aleatë e plotësonin pragun,” deklaroi zoti Stoltenberg.

Sekretari Stoltenberg i bëri këto të dhëna publike në prag të takimit të ministrave të mbrojtjes të aleancës në Bruksel. Deklaratat e tij janë edhe kundërpërgjigje ndaj deklaratave të fundjavës të ish Presidentit amerikan Donald Trump, i cili në kuadër të fushatës zgjedhore si kandidat i partisë republikane për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, tha se nëse rizgjidhet në Shtëpinë e Bardhë, Shtetet e Bashkuara jo domosdoshmërisht do të mbrojnë shtetet që nuk shpenzojnë mjaftueshëm në fushën e mbrojtjes nëse sulmohen. Deklarata e zotit Trump shkaktoi shqetësim tek aleatët dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.

“Në vitin 2024, aleatët e NATO-s në Evropë do të investojnë bashkarisht 380 miliardë dollarë për mbrojtjen e tyre. Për herë të parë, kjo shumë arrin 2 për qind të prodhimit të tyre të brendshëm bruto të kombinuar. Po bëjmë përparim të vërtetë. Aleatët evropianë po shpenzojnë më shumë. Megjithatë, disa aleatë ende kanë punë për të bërë sepse u pajtuam në takimin e Vilniusit se të gjithë aleatët duhet të investojnë 2 për qind dhe se 2 për qindshi është minimumi,” deklaroi zoti Stoltenberg.

Sipas tij, NATO-ja ka arritur të parandalojë sulmet ndaj një vendi anëtar për 75 vjet të ekzistencës së saj, për shkak se është e qartë për të gjithë, që gjithë aleanca është e gatshme në çdo kohë të mbrojë çdo vend anëtar.

“Qëllimi i NATO-s është të parandalojë luftën, të ruajë paqen, të parandalojë sulmin ndaj aleatëve të NATO-s. Kemi qenë për dekada të suksesshëm sepse parimi ynë i parandalimit është i besueshëm. Andaj çfarëdo pretendimi se nuk do ta ndihmojmë njëri tjetrin, që nuk do ta mbrojmë njëri tjetrin, minon sigurinë e të gjithëve. Rrit rreziqet. Andaj është shumë e rëndësishme që me vepra dhe po ashtu edhe me fjalë, të komunikojmë qartazi që qëndrojmë pranë përkushtimit të NATO-s për të ruajtur dhe mbrojtur të gjithë aleatët,” shtoi Sekretari Stoltenberg.

Të enjten ministrat e mbrojtjes së shteteve anëtare të NATO-s takohen në Bruksel./ VOA

nato stoltenberg

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje