LIVE UPDATES
Bota

Presidenti i Maqedonisë së Veriut: Kurti mund të mbështesë kë të dojë në zgjedhjet e 8 majit

Kështu ka deklaruar më 14 shkurt presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, duke komentuar raportimet në media se në zgjedhjet e 8 majit, Kurti do të mbështesë opozitën shqiptare, e cila përbëhet nga katër parti politike dhe disa mbështetës të Lëvizjes Vetëvendosje.

14 Shkurt 2024, 15:46 Nga Isuf Kadriu
Presidenti i Maqedonisë së Veriut: Kurti mund të
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski - Fotografi nga arkivi.

MAQEDONIA E VERIUT- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka të drejtë të mbështesë persona dhe parti politike në zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut, njëjtë sikur mbështetje të tilla japin edhe partitë evropiane për subjekte të caktuara maqedonase. Kështu ka deklaruar më 14 shkurt presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, duke komentuar raportimet në media se në zgjedhjet e 8 majit, Kurti do të mbështesë opozitën shqiptare, e cila përbëhet nga katër parti politike dhe disa mbështetës të Lëvizjes Vetëvendosje.
 Në fund të dhjetorit të vitit të kaluar, tri partitë shqiptare në opozitë në Maqedoninë e Veriut, Lëvizja Besa, Alternativa, Lëvizja Demokratike dhe më vonë kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, paralajmëruan listë të përbashkët zgjedhore për zgjedhjet e 8 majit. Bekim Qoku, nga Lëvizja Vetëvendosje, i cili ka edhe shtetësi maqedonase, tha se partia e tij do t’i bashkohet kësaj liste.

“Mbështetja e tij për shtetas të Maqedonisë [së Veriut] nuk është kontestuese pasi nuk bëhet fjalë për shtetas të huaj që do të garojnë në zgjedhje te ne, pasi kjo nuk lejohet. Të gjithë personat që përmenden këtu si njerëz të tij [Albin Kurtit], janë shtetas të Maqedonisë së Veriut dhe kanë të drejtë të marrin pjesë në zgjedhje”, ka deklaruar Pendarovski.

“Kurti mund t’i japë mbështetje politike kujt të dojë, pasi një gjë të tillë me vite e vite e kanë bërë, sikurse partia evropiane e socialistëve duke mbështetur partitë e majta, njëjtë sikur edhe partia popullore evropiane që u jep mbështetje partive të djathta në Maqedoni [të Veriut]”, ka deklaruar presidenti maqedonas.

Pendarovski nuk e ka komentuar një deklaratë të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, më 11 shkurt se kryeministri Albin Kurti, “dëshiron të udhëheqë edhe me Maqedoninë e Veriut”.

“Atje ka zgjedhje. Ai [Kurti] dëshiron të udhëheqë edhe me Maqedoninë e Veriut. Po, seriozisht. Dëshiron ta fitojë Ali Ahmetin dhe BDI-në, që pas zgjedhjeve të majit, të udhëheqë me Maqedoninë”, kishte deklaruar Vuçiç.

Pendrovski ka thënë se “nuk dëshiron të komentojë deklarata të burrështetasve që bëhen për agjenda të tyre”.
 VMRO DPMNE-ja opozitare maqedonase ka shprehur “befasi” nga heshtja e institucioneve lidhur me “përzierjen e Kurtit në punët e brendshme të Maqedonisë[së Veriut]”. Një tjetër reagim më 17 janar kishte bërë ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, duke thënë se “përfshirja e politikës zyrtare të Kosovës në skenën politike të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, mund të reflektohet në fragmentimin e politikës shqiptare - tendencë e nxitur nga faktorë të jashtëm”. Nga Lëvizja Vetëvendosja kanë deklaruar se VV-ja nuk do të marrë pjesë si subjekt politik në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut pasi nuk është e regjistruar si parti politike në këtë shtet. Sipas Kodit Zgjedhor të Maqedonisë së Veriut, në zgjedhje mund të marrin pjesë vetëm partitë e regjistruara në regjistrin qendror. Ndërsa, lista zgjedhore mund të përmbajë emrin e ndonjë koalicioni, siç është edhe Lidhja Evropiane për Ndryshim, por në brendi të saj duhet të theksohen emrat e partive politike që përbëjnë koalicionin. Mbështetësit e Lëvizjes Vetëvendosje mund të garojnë në lista të përbashkëta me opozitën, në ndonjërën nga partitë politike, apo si individë, pa e përmendur emrin e Vetëvendosjes./ REL

maqedonia e veriut koso

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet