LIVE UPDATES
Bota

Izraeli merr masa të reja për luftimin e terrorit, pajisen me armë qytetarët

Pas atentateve në Jeruzalemin lindor, kabineti qeveritar izraelit ka vendosur të lehtësojë qasjen e qytetarëve tek armët. "Jemi të përgatitur për çdo skenar", ka thënë kryeministri Netanjahu.

29 Janar 2023, 07:59 Nga I.A
Izraeli merr masa të reja për luftimin e terrorit, pajisen me
Benjamin Netanjahu

IZRAEL- Në të ardhmen qytetarët izraelitë do të mund të marrin më lehtë dhe më shpejt liçencën për të marrë armë të caktuara, ka bërë të ditur zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanjahu natën e së dielës pas një takimi emergjent. Detajet për këtë nuk janë bërë të ditura. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu u bëri thirrje qytetarëve izraelitë të mos e marrin vetë në dorë ligjin, por të lenë ushtrinë, qeverinë dhe forcat e sigurisë të bëjnë punën.

Në kabinetin qeveritar u vendos po ashtu të merren masa edhe kundër anëtarëve të familjeve të atentatorëve që mbështesin terrorin. Këtu do të bënte pjesë edhe shkurtimi i ndihmave sociale, si edhe heqja e mundësisë së shërbimeve shëndetësore. Nuk është e qartë se si do të verifikohet, nëse një person është mbështetës ao jo i terrorit. Përveç kësaj në kabinetin qeveritar u vendos që ushtria dhe policia të mbledhin armët ilegale. Hapa të tjerë si "forcimi i ngulimeve hebreje" u shty për një afat tjetër.

Kabineti qeveritar izraelit u mblodh për të diskutuar gjendjen në vend pas atentatit kundër vizitorëve të një sinagoge në Jeruzalemin lindor me shtatë të vdekur dhe sulmit me armë me dy të plagosur, po ashtu në Jeruzalemin lindor. Kryeministri izraelit, Netanjahu kishte bërë të ditur para takimit emergjent, se ai do t'u japë një përgjigje "të fortë" sulmeve të përgjakshme. Reagimi do të jetë i shpejtë dhe preçiz. "Ne nuk duam shkallëzimin e gjendjes, po jemi të përgatitur për çdo skenar".

Ndërkohë të shtunën në mbrëmje ka pasur protesta kundër qeverisë ultra të djathtë të Netanjahut. Protesta drejtohej kryesisht kundër planeve të qeverisë të reduktojë ndikimin e gjykatave. Planet e ministrit të Drejtësisë, Jariv Levin parashikojnë ndryshime për miratimin e ligjeve, kështu duhet të mjaftojë shumica në parlament për të miratuar ligje, edhe nëse Gjykata Kushtetuese më pare i ka shpallur si ligje që shkelin kushtetutën. Kampi ultra i djathtë religjioz kishte akuzuar edhe më parë gjykatën më të lartë se përzihet më shumë se duhet në vendimet politike.

Gjendja e sigurisë në Izrael dhe në zonat palestineze u ashpërsua jashtëzakonisht së fundmi. Në një sulm të forcave izraelite të sigurisë në një kamp refugjatësh në Dxhenin të enjten u vranë nëntë persona, sipas të dhënave palestineze. Kaq shumë të vdekur pas një misioni të tillë nuk ka pasur prej kohësh. Kurse organizata terroriste Hamas që sundon në Rripin e Gazës u shpreh pa e fshehur gëzimin pas atentatit në një sinagogë në Jeruzalemin lindor me disa të vdekur. Hamasi militant është shpallur nga Gjermania, BE, SHBA si edhe vende të tjera arabe si organizatë terroriste. Në Jordanin Perëndimor dhe Jeruzalemin lindor jetojnë më shumë se 600.000 persona në ngulimet izraelite. Palestinezët e pretendojnë këtë territor për shtetin e tyre të ardhshëm me pjesën lindore të Jeruzalemit si kryeqytet të tyre.

Marrë nga DW

benjamin netanjahu

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj