LIVE UPDATES
Bota

Ambasadori i Kosovës në SHBA i raporton Donika Gërvallës: Amerika na i ka mbyllur dyert!

Dugolli thotë se do të ndajë “disa reflektime të shpejta” mbi punën e bërë përgjatë një viti derisa shprehet që detyrën si ambasador “nuk e ka pranuar me dëshirë për një numër arsyesh, si objektive ashtu edhe personale.”

28 Janar 2023, 22:12 Nga DOSJA
Ambasadori i Kosovës në SHBA i raporton Donika Gërvallës:
Donika Gërvalla dhe ambasadori Ilir Dugolli

KOSOVË- Ambasadori i Kosovës në SHBA i ka raportuar shefes së tij, Donika Gërvalla, se Amerika është shumë më brutale se sa mund të mendohet në Prishtinë. Sipas raportit të publikuar nga Nacionale, ambasadori i tregon edhe se ka qenë e pamundur të realizohet çfarëdo takimi dhe se nuk donte të ishte ambasador. Përplasjet e mëhershme të Albin Kurtit me ambasadorët e ShBA-ve në Prishtinë dhe qëndrimet e ndryshme nacionaliste të të parit kishin shqetësuar shumë qytetarë të vendit se raportet mes Kosovës dhe partnerit më të madh të saj mund të prisheshin pas ardhjes së tij në pushtet. Prishja e parë ndodhi, por Kurti me vartësit e tij ia dolën t’i bindnin qytetarët se problemi ishte më i kufizuar se që mund të mendohej: problemi ishte Trumpi dhe administrata e tij.

Por, as pas ardhjes së Joe Bidenit në pushtet (një prej njohësve më të mirë të Kosovës në nivelin e lartë amerikan) gjërat nuk shkuan në drejtimin e duhur. Tensionet ishin të vazhdueshme, edhe pse kryeministri i Kosovës Kurti ngulmonte që kishte biseda të përjavshme me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenierin. Këto tensione duket se ndikuan edhe në gjuhën e përdorur nga ambasadori i Kosovës në ShBA, Ilir Dugolli, që në raportin vjetor për punën e ambasadës që e ka dërguar në Prishtinë të shkruante fjalë... tmerruese.

Gazeta Nacionale e ka siguruar dokumentin e titulluar “Raport i shkurtër mbi vitin e parë të detyrës në ShBA” të përgatitur nga ambasadori Ilir Dugolli, dhe i cili i dërgohej shefes së diplomacisë tonë, znj. Donika Gërvalla Schwarz.

Aty z.Dugolli thotë se do të ndajë “disa reflektime të shpejta” mbi punën e bërë përgjatë një viti derisa shprehet që detyrën si ambasador “nuk e ka pranuar me dëshirë për një numër arsyesh, si objektive ashtu edhe personale.”

Por, në pjesën ku shkruan për “Menaxhimin e Ambasadës” gjejmë fjalë që, më e pakta, mund të cilësohen si skandaloze për një diplomat të nivelit të lartë dhe që potencialisht mund të rrezikojë edhe më shumë raportet mes ShBA-ve dhe Kosovës. Aty, ambasadori Dugolli tregon për “kufizimet e shumta” me të cilat është përballur Ambasada përgjatë vitit për të cilin reflekton. Dhe më poshtë, është fjalia jashtëzakonisht problematike:

“Përderisa mund të ketë ambasadë tjetër të RKS-së që ka funksionuar me nivel të njëjtë të stafit, vështirë të ketë rast tjetër ku shkrihen në një vend mbështetja në një diplomat të vetëm, pa staf vendor, me trajtim nga shteti nikoqir që është larg më brutal se që mund të perceptohet në kryeqendër...”

Shteti pritës është ShBA-ja, dhe ambasadori Dugolli po ankohet se Amerika është shumë më brutale se sa perceptohet në Prishtinë. Pra, edhe më brutale se sa që mund ta mendojnë kryeministri Albin Kurti e ministrja Donika Gërvalla. Në dokumentin në fjalë gjejmë edhe të tjera probleme të pabesueshme që do të duhej të shqetësonin çdo qytetar për mënyrën se si po e drejton Ministrinë e Jashtme znj. Gërvalla, madje edhe se si po i trajton të besuarit e vet për të udhëhequr me misionet diplomatike të Kosovës në vendet më partnere të saj.

S'ka takime

Por, Shkelqësia e tij Dugolli vazhdon të ‘shkëlqejë’ me ankesat e tij. Në pjesën ku flet për “Komunikimin me SHBA” ai tregon se si “Në nivelin e shteteve dhe të autoriteteve lokale (përjashto Uashingtonin dhe ato që janë realizuar si pjesë e vizitave të nivelit të lartë), ka qenë e pamundur të realizohet çfarëdo takimi...”

Pikërisht për vizitat, ambasadori flet edhe në pjesën e fundit të këtij raporti tronditës. Ai thotë që një opsion mbetet “riaktualizimi i kërkesave për biseda telefonike me Sekretarin Blinken dhe Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare Sullivan përmes presionit të njëkohshëm” nga ambasada që drejtohet nga Dugolli dhe nga ajo në Prishtinë që drejtohet nga Jeff Hovenier.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti aktualisht po përballet me një presion të jashtëzakonshëm për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Pikërisht Ambasada e ShBA-ve në Prishtinë e ka thirrur një takim për datën 31 janar në të cilin do të diskutohen me politikanë dhe shoqëri civile modalitetet e themelimit të Asociacionit. Kurti ka thënë se nuk është thirrur fare në këtë takim. Në anën tjetër, Kurti në një intervistë për REL të publikuar dje u shpreh se ishte paralajmëruar për mundësinë e zvogëlimit të mbështetjes ndërkombëtare. Kujtojmë që ambasadori Dugolli ishte emëruar në këtë detyrë në fund të vitit 2021, dhe këtë raport e ka përgatitur në fund të vitit të kaluar, ose saktësisht më 15 dhjetor.

donika gervalla albin kurti joe biden ilir dugolli


Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet