LIVE UPDATES
Bota

Mund të përdoren për të dërguar mesazhe te organizatat islamiste/ Izraeli ndalon Kryqin e Kuq të takojë të burgosurit palestinezë

Sipas një deklarate të lëshuar nga zyra e tij, Katz nënshkroi një dekret që u ndalon përfaqësuesve të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq të vizitojnë të burgosurit.

29 Tetor 2025, 20:46 Nga E.d
Mund të përdoren për të dërguar mesazhe te organizatat
Foto ilustruse

IZRAEL- Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz ka njoftuar se ka ndaluar Kryqit të Kuq të ndalojë qasjen te palestinezët, të cilët ndodhen në burgjet izraelite. Sipas një deklarate të lëshuar nga zyra e tij, Katz nënshkroi një dekret që u ndalon përfaqësuesve të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq të vizitojnë të burgosurit. Kjo është vendosur sipas ligjit mbi ndalimin e luftëtarëve të paligjshëm. Katz tha se vizita të tilla do të rrezikonin sigurinë kombëtare.

Mediat e huaja shkruajnë se koncepti i një luftëtari të paligjshëm u fut në ligjin izraelit në vitin 2002. Ligji lejon ndalimin e pacaktuar të njerëzve të tillë, pa akuza në burgjet ushtarake. Izraeli akuzoi Hamasin për inskenimin e zbulimit të një trupi para përfaqësuesve të Kryqit të Kuq, e cila ndërmjetëson lirimin e pengjeve dhe të burgosurve. Kryqi i Kuq tha nuk ka më qasje te të burgosurit palestinezë që nga 7 tetori 2023 dhe theksoi se qëllimi i këtyre vizitave ishte thjesht humanitar.

Shumë organizata joqeveritare raportuan se edhe para se të lëshohej dekreti, avokatët po përballeshin me vështirësi dhe vonesa kur do të vizitonin të burgosurit palestinezë. Shërbimi i burgjeve pretendon se këto vizita mund të përdoren për të dërguar mesazhe te organizatat islamiste palestineze dhe anasjelltas.

Dekreti i Katz u lëshua vetëm disa orë para se të fillonte një gjyq në Gjykatën Supreme të Izraelit për këtë çështje. Në shkurt të vitit 2024, organizatat joqeveritare kishin ngritur një padi duke kërkuar të lejonin përfaqësuesit e Kryqit të Kuq të vizitonin palestinezët e mbajtur nga ushtria izraelite ose shërbimi i burgjeve. Gjatë seancës dëgjimore, përfaqësuesi ligjor i shtetit, Ron Rosenberg, tha se ishte vendosur të lejohej dhënia e informacionit Kryqit të Kuq, por vetëm mbi emrat dhe vendndodhjet e këtyre palestinezëve. Kjo me kusht që ata të mos kenë lidhje me Gazën dhe Hamasin.

"Shqetësimet aktuale të sigurisë na pengojnë të miratojmë qasje derisa të gjithë pengjet të jenë kthyer. Kryqi i Kuq nuk është i vetmi mjet që të ndaluarit të kontaktojnë me botën e jashtme", tha Ron Rosenberg./Dosja.al

izrael palestina organizatat islamiste

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj