LIVE UPDATES
Bota

Japonia do ta rrisë buxhetin për ushtrinë, pas lëshimit të raketave nga Kina

Kina lëshoi pesë raketa balistike në det në skajin perëndimor të zinxhirit të ishullit Okinava të enjten, pjesë e stërvitjeve ushtarake, dy ditë pasi kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi, u bë zyrtarja më i lartë amerikane që vizitoi Tajvanin e vetëqeverisur në 25 vjet.

5 Gusht 2022, 18:37 Nga I.A
Japonia do ta rrisë buxhetin për ushtrinë, pas lëshimit
Nancy Pelosi

JAPONI- Lëshimi i raketave nga Kina në ujërat më pak se 160 km (100 milje) nga Japonia, gjatë demonstrimit të fuqisë që po bën Pekini pas vizitës së Nancy Pelosit në Tajvan, mund të forcojë mbështetjen publike për një ngritje ushtarake që synon mbrojtjen kundër fqinjit të madh të Japonisë.

Kina lëshoi pesë raketa balistike në det në skajin perëndimor të zinxhirit të ishullit Okinava të enjten, pjesë e stërvitjeve ushtarake, dy ditë pasi kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi, u bë zyrtarja më i lartë amerikane që vizitoi Tajvanin e vetëqeverisur në 25 vjet.

"Kjo tregon qartë se nëse diçka ka ndodhur me Tajvanin, do të ketë ndikim edhe tek ne", tha Taro Kono, një ligjvënës i lartë japonez i Partisë Liberal Demokratike dhe ish-ministër i Jashtëm dhe i Mbrojtjes.

“Kjo periudhë është kthyer qartë në Japoni”, shtoi ai, kur u pyet nëse publiku do të mbështesë shpenzime më të larta ushtarake.

Mbrojtja është një çështje përçarëse në Japoni, e cila, si një trashëgimi e Luftës së Dytë Botërore, ka një kushtetutë pacifiste dhe një kujdes të madh publik në lidhje me përfshirjen në luftërat e udhëhequra nga SHBA-ja.

Rritja e buxhetit për mbrojtjen pasoi lansimet e paprecendentë të raketave nga ana e Kinës në zonën ekskluzive ekonomike të Japonisë.

Qeveria e kryeministrit japonez, Fumio Kishida, përgatitet të publikojë një kërkesë për një rritje të konsiderueshme të buxhetit të mbrojtjes për këtë muaj.

Plani i shpenzimeve do të pasohet nga një rishikim i politikës së mbrojtjes në fund të vitit, që pritet të përfshijë një thirrje për blerjen e municioneve me rreze më të gjatë.

Shqetësimi për aktivitetin ushtarak kinez në detet dhe qiejt rreth Tajvanit dhe Japonisë, është rritur që kur Rusia pushtoi Ukrainën në shkurt. Japonia shqetësohet se kjo mund të paraqesë precendent në sytë e Kinës për përdorimin e forcës kundër Tajvanit dhe duke parashikuar se SHBA-ja nuk do të ndërhynte për ta ndalur Pekinin.

"Bilanci ushtarak ka ndryshuar shumë rreth Tajvanit", tha admirali në pension Katsutoshi Kawano, i cili shërbeu si shef i Shtabit të Përbashkët të Forcave Japoneze të Vetëmbrojtjes për pesë vjet deri më 2019.

"Shpresoj se diskutimet për buxhetin e mbrojtjes do të bëhen serioze”, tha ai.

Në një deklarim publik para zgjedhjeve legjislative muajin e kaluar, partia e kryeministrit japonez, Kishida, u zotua të dyfishojë shpenzimet e mbrojtjes në 2% të prodhimit të brendshëm bruto gjatë pesë viteve të ardhshme.

Kjo do ta bënte Japoninë shpenzuesin e tretë më të madh ushtarak në botë, pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës, sipas një publikimi të vitit 2021 që rendit buxhetin e shteteve për mbrojtjen, publikuar nga Instituti Ndërkombëtar i Kërkimeve të Paqes në Stokholm.

Kishida, i cili dënoi veprimin e Kinës, ka premtuar që të rrisë buxhetin e mbrojtjes "substancialisht", por ende nuk ka dhënë detaje se kur dhe për sa do të rritet ai.

Ai, gjithashtu, nuk ka treguar nëse militarizimi i Japonisë do të paguhet nga shkurtimet e shpenzimeve publike ose nëpërmjet huamarrjes apo një kombinimi të të dyjave.

Raketat e Kinës i kanë dhënë Kishidas një shans për të sqaruar pozicionin e tij, veçanërisht duke pasur parasysh pyetjet se deri në çfarë mase Shtetet e Bashkuara do të futeshin në një krizë, tha Takashi Kawakami, një profesor në Universitetin Takushoku të Japonisë në Tokio.

"Japonia duhet të tregojë qartë se është e gatshme për të luftuar", tha ai.

Gjatë krizës së Tajvanit në vitin 1996, Kina kreu stërvitje me raketa për të frikësuar ishullin. Por, ushtria shumë më e dobët e Kinës nuk ishte në gjendje të pengonte SHBA-në që dërgoi anije luftarake, duke përfshirë një grup sulmues me aeroplanmbajtëse amerikane, përmes ngushticës së Tajvanit që ndan Kinën nga ishulli.

Kina ka rritur shpenzimet e mbrojtjes rreth 20 herë më shumë që nga ajo kohë dhe ka qindra raketa balistike të afta të godasin objektiva - përfshirë anijet - qindra ose mijëra kilometra larg me saktësi shumë më të madhe.

Aeroplanmbajtësja USS Ronald Reagan, ishte i vetmi transportues që të enjten patrulloi Detin Filipine në Paqësorin Perëndimor për "operacione të planifikuara".

Bonji Ohara, bashkëpunëtor i lartë në Fondacionin e Paqes Sasakava dhe një ish-atashe ushtarak në Ambasadën e Japonisë në Kinë, tha se ishte një vendim politik nga Shtetet e Bashkuara për të mbajtur atë prani të ulët të mjeteve ushtarake.

"Është realitet që Kina është një fuqi më e madhe ushtarake tani. Nëse do të ishte njësoj si më 1996, Amerika mund ta kishte ndalur atë", tha ai, duke iu referuar stërvitjeve ushtarake kinezë këtë javë.

Marrë nga REL

nancy pelosi japonia

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj