23 Tetor 2024, 14:38
Nga N.F
Andriy Kostin
UKRAINË- Prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës, Andriy Kostin, ka dhënë dorëheqje mes hetimeve që gjetën se dhjetëra zyrtarë qeveritarë kishin shmangur shërbimin ushtarak, duke kërkuar që të marrin përfitime për aftësi të kufizuara.
Mobilizimi është një çështje shumë e ndjeshme në Ukrainë, pasi numri i ushtarëve të këtij shteti është varfëruar, teksa lufta e nisur nga Rusia kundër Ukrainës po vazhdon që dy vjet e gjysmë.
Kostin njoftoi për dorëheqjen e tij më 22 tetor përmes Telegramit, pas një takimi të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Ukrainës, ku mori pjesë presidenti Volodymyr Zelensky, i cili tha se Kostin “duhet të marrë përgjegjësi” për situatën e krijuar.
“Mendoj se qëndrimi i presidentit Zelensky është absolutisht i drejtë... dhe po ashtu mendoj se është korrekte që të njoftoj për dorëheqjen time si prokuror i Përgjithshëm”, tha Kostin përmes Telegramit.
Më herët gjatë këtij muaji, hetuesit gjetën se një numër i prokurorëve publikë në rajonin perëndimor të Kmelintskit jashtëligjshëm kishin marrë dokumente për të dëshmuar në mënyrë të rreme se kishin aftësi të kufizuara, në mënyrë që të merrnin përfitime nga shteti.
Pak pas dorëheqjes së Kostinit, kryeministri Denis Shmyhal, njoftoi për shkarkimin e disa zyrtarëve të lartë që mbikëqyrin shërbimet, dhe zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë që koordinojnë aktivitetet me komisionet lokale./REL
andriy kostin ukraine prokurori i përgjithshëm i ukrainës korrupsion
Bota
23 Tetor 2024, 14:26
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Sipas të dhënave të Agjencisë Evropiane të Kufirit dhe Rojës Bregdetare (FRONTEX), e ashtuquajtu...
Bota
23 Tetor 2024, 14:05
N.F
Austin
SHBA- Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, tha se ka dëshmi që Koreja e Veriut ka dërguar ushtarë në Rusi, teksa s...
Bota
23 Tetor 2024, 13:36
ZH.LL
Foto ilustruese
PRISHTINË- Një sherr mes disa personave ka ndodhur mesditën e sotme në Prishtinë. Ngjarja ka ndodhur rreth or...
Bota
23 Tetor 2024, 13:39
r.ll
foto ilustruese
BRUKSEL- Komisioni Evropian e ka bërë hapin kyç për të mundësuar pagesat e para për vendet e Ballkanit...
Bota
23 Tetor 2024, 13:23
r.ll
marta kos
STRASBURG- Nga 4 deri më 12 nëntor do të mbahen seancat dëgjimore për 26 kandidatë për komisionarë të...
Bota
23 Tetor 2024, 12:55
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Sllovakia, shtet që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, do ta mbyllë Zyrën e saj Ndërlidhë...
Bota
23 Tetor 2024, 09:42
N.F
Banesa e Netanyahun
IZRAEL- Mediat izraelite, duke cituar informacione nga Shërbimi i Sigurisë së Brendshme të vendit, S...
Bota
23 Tetor 2024, 09:16
N.F
Kim Jong Un
KORE- Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka vizituar bazat raketore për të inspektuar gatishmërin&e...
Bota
23 Tetor 2024, 08:59
N.F
Foto ilustruese
ANGLI- Mjekët kanë filluar të provojnë vaksinën e parë në botë kundër norovirusit të...
Bota
23 Tetor 2024, 08:47
N.F
Foto ilustruese
SHBA- Një person ka vdekur dhe disa të tjerë janë sëmurë në Shtetet e Bashkuara pasi u infektu...