LIVE UPDATES
Bota

Jill Biden shkon në Afrikë, në mbështetje të lirisë dhe fuqizimit të grave

Kanë qenë tre ditë të ngarkuara për zonjën e parë, që mbërriti në Namibi të mërkurën dhe u përqëndrua tek fuqizimi i grave, tek fëmijët dhe arsimi.

25 Shkurt 2023, 18:53 Nga DOSJA
Jill Biden shkon në Afrikë, në mbështetje të
Jill Biden

SHBA- Zonja e Parë Jill Biden bëri thirrje për demokraci dhe për forcimin e pozitës së grave gjatë vizitës së saj në Afrikë. Asaj iu bë një pritje e ngrohtë në kryeqytetin e Kenias, pas qëndrimit në Namibi. Por siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Anita Powell, analistët vënë në dukje se megjithë dëshirën e Shteteve të Bashkuara, vendet afrikane mund të mos jenë aq të prirura për ndryshim.

Zonja e Parë Jill Biden përfundoi vizitën në Namibi me një ton shpresëdhënës, duke theksuar fuqinë e të rinjve në një vend ku papunësia e të rinjve është në nivelin alarmues prej 40%.

“Çdo gjeneratë e trashëgon botën në kohën e vet. Shpesh u themi të rinjve se ju jeni e ardhmja. Dhe kjo është e vërtetë. Por ndonjëherë mesazhi mund të jetë për të pritur. Për të pritur vijën e largët të finishit që ju bën më të mençur dhe më të fuqishëm. Ka probleme që mund t’i zgjidhni tani. Dhe keni dhunti që mund t’ia ofroni botës tani”, tha zonja Biden.

Kanë qenë tre ditë të ngarkuara për zonjën e parë, që mbërriti në Namibi të mërkurën dhe u përqëndrua tek fuqizimi i grave, tek fëmijët dhe arsimi.

Ajo gjithashtu lavdëroi demokracinë vitale të këtij vendi, të krijuar dhe të qeverisur nga e njëjta parti që kur fitoi pavarësinë në vitin 1990.

“Jam krenare që gjendem këtu, përkrah një demokracie të fortë. Dhe siç tha dje (Zonja e Parë e Namibisë) Monika (Geingos), një demokraci e re. Siç u shpreh (Presidenti amerikan) Joe (Biden) në takim, zërat afrikanë, drejtuesit afrikanë dhe novacioni afrikan janë jetikë për t’u përballur me sfidat globale dhe për të përmbushur vizionin se jetojmë së bashku në një botë të lirë”, tha zonja Biden.

Por kjo nxitje drejt idealeve perëndimore të demokracisë mund të mos i bindë qeveritë që të shkëpusin marrëdhëniet e tyre të thella me Lindjen, thotë Profesor Ndumba Kamwanyah, nga Universiteti i Namibisë. Si shumë vende afrikane, Namibia u mbështet nga Bashkimi Sovjetik për pavarësinë e saj. Dhe memoriali i luftës që zonja Biden vizitoi kur mbërriti, si dhe godinat qeveritare, janë ndërtuar nga një kompani koreanoveriore.

“Sigurisht që nuk dëshirojnë zyrtarisht të mbajnë një anë, por në brendësi, duke e menduar nga perspektiva analitike, mendoj se dëshirojnë të mbajnë anën e pozitave ruse”, thotë Profesor Kamwanyah.

Megjithatë, Katherine Jellison, profesore në Universitetin e Ohajos për historinë e grave dhe gjinisë në Shtetet e Bashkuara, thotë se përqasja e butë e zonjës Biden mund të stabilizojë marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara me vendet afrikane.

“Mendoj se është e rëndësishme që një përfaqësues i lartë e viziton Afrikën tani, pasi duhet të forcojmë miqësinë dhe marrëdhëniet me vendet afrikane në një kohë kur kinezët synojnë të kultivojnë marrëdhëniet me këto vende. Pra është ide e shkëlqyer që nëse dëshirojmë të mbajmë marrëdhënie të mira pune me vendet afrikane, të shtrijmë dorën e miqësisë”, thotë Profesore Jellison.

Profesori Kamwanyah thotë se duhet pritur që të shohim se si do të zhvillohen gjërat.

“Do të varet nga rezultati i këtij angazhimi, nga çfarë iniciativash do të pasohet vizita e saj. Pra pasi ajo të jetë larguar, do të bëhet më e qartë dhe më konkret angazhimi”, thotë ai.

Gjatë dy ditëve në Kenia, Zonja Biden do të nxisë fuqizimin e grave dhe do të trajtojë problemet e fëmijëve dhe të krizës së urisë që ka goditur sërish Afrikën.

Marrë nga VOA

jill biden jill biden ne afrike

Sondazh

Poll

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje