LIVE UPDATES
Bota

VOA: Ukraina nuk dorëzohet përballë agresionit rus, synon anëtarësimin në NATO dhe BE

Së bashku me Presidentin Volodymyr Zelenskyy ai bëri homazhe pranë “Murit të Kujtesës” duke nderuar ata që dhanë jetën në mbrojtje të vendit. Më pas nga Varshava, presidenti i dërgoi një mesazh të qartë botës.

25 Shkurt 2023, 15:57 Nga DOSJA
VOA: Ukraina nuk dorëzohet përballë agresionit rus, synon
Volodymyr Zelenskyy

UKRAINË- Një vit pas fillimit të agresionit rus ndaj Ukrainës, Moska vazhdon sulmet shkatërruese ndaj Kievit ndërsa përballet me një rezistencë të ashpër nga ushtria dhe populli ukrainas. Siç njofton nga Kievi korrespondentja e Zërit të Amerikës Myroslava Gongadze, aleatët perëndimorë vazhdojnë të jenë të bashkuar në mbështetjen për Ukrainën ndërsa populli ukrainas zotohet të çlirojë vendin nga agresori rus.

Në një vizitë të paparalajmëruar në Ukrainë, Presidenti Joe Biden hyri në një zonë lufte aktive pavarësisht rreziqeve të sigurisë, për të shprehur mbështetjen e palëkundur amerikane ndaj Ukrainës në luftën e saj kundër agresionit rus. Së bashku me Presidentin Volodymyr Zelenskyy ai bëri homazhe pranë “Murit të Kujtesës” duke nderuar ata që dhanë jetën në mbrojtje të vendit. Më pas nga Varshava, presidenti i dërgoi një mesazh të qartë botës.

“Sapo jam kthyer nga një vizitë në Kiev dhe mund të them: Kievi qëndron i fortë dhe krenar. Dhe më e rëndësishmja, është i lirë”.

Por agresioni rus në shkallë të gjerë ka shkaktuar dëme të mëdha tek popullata ukrainase dhe infrastruktura e vendit.
Instituti Kombëtar Demokratik thotë se 37% e ukrainasve që morën pjesë në një studim thanë se kishin humbur një mik ose një anëtar të familjes që nga fillimi i luftës një vit më parë.

Megjithatë, ukrainasit mbeten me shpresë për të ardhmen, thotë për Zërin e Amerikës drejtori i institutit, Marcin Walecki.

“Pavarësisht këtyre vështirësive të tmerrshme, ukrainasit mbeten shumë optimistë. Ekziston një mbështetje e fortë për udhëheqjen (ukrainase) dhe ka shpresa se me një mbështetje ndërkombëtare, kjo luftë do të përfundojë së shpejti”.

Ai thotë se Rusia a përdorur dezinformata në përpjekje për të përçarë ukrainasit dhe për t’i manipuluar ata se Perëndimi nuk është i angazhuar ndaj vendit të tyre. Kjo strategji ka dështuar, thotë ai.

“92% e ukrainasve duan që vendi i tyre të jetë anëtare e Bashkimit Evropian dhe 87% mbështesin anëtarësimin në NATO. Kjo është një mbështetje e fortë që kemi vënë re gjatë vitit të kaluar. Ukrainasit janë shumë pro-evropianë dhe pro-NATO, diçka që nuk e kam parë kurrë në jetën time”.

Analisti ukrainas Mykola Davydluk pajtohet.

“Agresioni rus bëri që popullariteti i NATO-s dhe BE-së të shtohej shumë në Ukrainë. Njerëzit e kuptuan se e vetmja rrugë për Ukrainën ishte drejt Perëndimit. Ne po ecim shumë shpejt në atë drejtim”.

Ukrainasit thonë se janë të fortë dhe të përgatitur pas një vit lufte dhe sulmesh të vazhdueshme me raketa nga Rusia.

“Më 24 [shkurt], ne u mblodhëm dhe treguam se jemi vërtet një komb dhe se nuk e pranojmë agresionin rus”, thotë Antoni, banor i Kievit.

“Pas çdo bombardimi ne jemi bërë edhe më të fortë, jemi përshtatur dhe mbijetojmë çdo ditë. Kjo na bën më të fortë dhe i tregojmë armikut se nuk na frikëson asgjë”, thotë Aliona, banore e Kievit.

Ndërsa vazhdon lufta dhe dalin në dritë krimet ruse të luftës në territoret e çliruara, hulumtimet tregojnë se ukrainasit janë tejet të përkushtuar për fitoren dhe çlirimin e të gjitha territoreve të aneksuara nga Rusia.

Marrë nga VOA

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet