All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Kamala Harris-it i duhej të fitonte shtetet kyç të luhatshme! Si i përcaktoi zgjedhjet presidenciale amerikane "muri blu"?

Sfidueses demokratike të tij, nënpresidentes në largim Kamala Harris, i duhej të fitonte shtetet kyç të luhatshme, Miçiganin, Uiskonsinin dhe Pensilvaninë, të njohura si shtete të “Murit të Kaltër”, sepse janë bastione tradicionalisht “të kaltra” apo demokratike.

6 Nëntor 2024, 13:22 Nga M.B
Kamala Harris-it i duhej të fitonte shtetet kyç të luhatshme!
Donald Trump
All - Paragraf - 1

SHBA- “Muri i Kaltër” doli në pah teksa ish-presidenti Donald Trump triumfoi në garën presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa ekspertët thanë se shqetësimet për imigracionin dhe kostot e larta të jetesës qenë faktorë përcaktues në rezultatin e zgjedhjeve.

Sfidueses demokratike të tij, nënpresidentes në largim Kamala Harris, i duhej të fitonte shtetet kyç të luhatshme, Miçiganin, Uiskonsinin dhe Pensilvaninë, të njohura si shtete të “Murit të Kaltër”, sepse janë bastione tradicionalisht “të kaltra” apo demokratike.

Por, brenda pak orësh, kanali televiziv amerikan Fox News u bë i pari që shpalli Trumpin fitues në Pensilvani dhe në Uiskonsin, që nënkuptonte se ai kishte vota të mjaftueshme elektorale për të shpallur fitoren në mbarë vendin. Harris, e cila duhej të fitonte në të tri shtetet e “Murit të Kaltër” për të siguruar presidencën, ishte në disavantazh dhe në Miçigan.

“Duket se, për të tretat zgjedhje rresht, sondazhet e kanë nënvlerësuar mbështetjen për Trumpin”, ka thënë profesori i Kolegjit Juridik të Universitetit Shtetëror të Miçiganit, Brian Kalt, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, para se rezultatet të diheshin.

Disa ekspertë lanë hapësirë për një proces të zgjatur në rast se ndonjëra palë kërkon rinumërim apo hetime për vlefshmërinë e votave të hershme, disa prej të cilave ende po mbërrijnë me postë.

Peter Skerry, profesor i shkencave politike në Kolegjin e Bostonit, ka thënë se të dyja palët – demokratët dhe republikanët – janë të përgatitura për të kontestuar një rezultat që s’është në favorin e tyre, dhe se “ka shumë mundësi që këto [zgjedhje] do të zvarriten”.

Shpallja e rezultateve në disa shtete të luhatshme, si shteti perëndimor Nevada, pritet të vonohet. Rebecca Gill, profesoreshë e asociuar e Shkencave Politike në Universitetin e Nevadës, në Las Vegas, ka thënë, para se mediat të fillonin të raportonin se Trump ishte drejt fitores, se fletëvotimet e dërguara me postë pritet të monitorohen me kujdes të shtuar.

“Në zgjedhjet e mëhershme, kjo nuk ka pasur shumë rëndësi, sepse margjina e fitores ishte më e madhe sesa numri i fletëvotimeve me postë”, ka thënë Gill. “Nuk dihet nëse kështu do të ndodhë edhe këtë herë”.

Në fund, votuesit amerikanë u dukën më të brengosur nga çështjet e brendshme, pavarësisht sugjerimeve para zgjedhjeve se qëndrimet e kandidatëve karshi konflikteve në Lindjen e Mesme, luftës së Rusisë në Ukrainë, dhe marrëdhënieve të Uashingtonit me Kinën mund të ishin faktorë të mëdhenj në përcaktimin e fituesit.

Politika e jashtme “nuk ishte fare temë e rëndësishme”, ka thënë Skerry, duke theksuar se kjo është e zakonshme në zgjedhjet presidenciale amerikane. “Ajo që ka rëndësi është imigracioni dhe kostoja e jetesës”.

Gill ka thënë se çështja e të drejtave riprodhuese, teksa votuesit në 10 shtete vendosën për të futur të drejtat për abort në kushtetutat e shteteve të tyre, ishte motivues i madh për gratë për të votuar, pavarësisht përcaktimit partiak.

Para zgjedhjeve, shumë votues dhe politikanë shprehën frikën e tyre se mund të ketë dhunë politike pas përfundimit të procesit të votimit, veçanërisht në rast të një gare të ngushtë. Skerry ka thënë se të dyja palët janë “të përgatitura” për dhunë të mundshme, dhe se Shtetet e Bashkuara po përjetojnë “një periudhë të tensionuar dhe të rrezikshme, pa dyshim”.

Gill ka thënë se situata “ka qenë shumë e tensionuar” dhe ka theksuar se autoritetet në disa shtete, përfshirë shtetet e luhatshme Xhorxhia dhe Miçigan, kanë raportuar për kërcënime me bomba, që iu faturuan Rusisë.

Por, Gill ka thënë se ajo “nuk është në dijeni për incidente të shumta dhune” gjatë votimeve, dhe se opsionet alternative të votimit, si votimi i hershëm, kanë reduktuar radhët e gjata në vendvotime, të cilat mund të kishin rritur mundësinë e konfliktit./ REL

donald trump

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj