LIVE UPDATES
Bota

Kamala Harris nuk ka të sigurt nominimin, cilët emra demokratë mund ta sfidojnë?

Vetë Harris tha përmes një deklarate se ndihet e nderuar që mori mbështetjen e Bidenit dhe se qëllim i saj është “ta fitojë nominimin” e partisë, duke sugjeruar se nuk e përjashton mundësinë që të përballet me të tjerë në garën për nominim.

22 Korrik 2024, 19:50 Nga r.ll
Kamala Harris nuk ka të sigurt nominimin, cilët emra demokratë
Nënpresidentja amerikane, Kamala Harris dhe Gavin Newsom, guvernator i Kalifornisë

SHBA- Mbështetja që i dha presidenti i SHBA-së, Joe Biden, zëvendëses së tij, Kamala Harris, për të garuar si kandidate e Partisë Demokratike në zgjedhjet e nëntorit, nuk u ka dha fund spekulimeve nëse ajo do të jetë, në fakt, zyrtarisht kandidate.

Ish-presidenti Bill Clinton dhe gruaja e tij - ish-sekretarja e Shtetit dhe kandidatja demokrate për presidente në vitin 2016, Hillary Clinton - shprehën mbështetjen e tyre për Harrisin, menjëherë pasi Biden lëshoi një deklaratë, duke thënë se ai tërhiqet nga gara.

Por, disa zyrtarë të tjerë të lartë të Partisë Demokratike ishin të përmbajtur, përfshirë këtu: ish-presidentin Barack Obama, ish-kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, udhëheqësin e pakicës në Dhomën e Përfaqësuesve, Hakeem Jeffries, dhe udhëheqësin e shumicës në Senat, Chuck Schumer.

Kjo, pasi shumë prej tyre mendojnë se ka kandidatë të tjerë që kanë shanse më të mira për të mposhtur kandidatin republikan dhe ish-presidentin, Donald Trump, në zgjedhjet e 5 nëntorit.

Vetë Harris tha përmes një deklarate se ndihet e nderuar që mori mbështetjen e Bidenit dhe se qëllim i saj është “ta fitojë nominimin” e partisë, duke sugjeruar se nuk e përjashton mundësinë që të përballet me të tjerë në garën për nominim.

Nominimi do të shpallet zyrtarisht në Konventën Kombëtare Demokratike në Çikago të Illinoisit, që do t’i zhvillojë punimet nga data 19 deri më 22 gusht.

Thirrje për një “proces të hapur”

Disa analistë sugjerojnë se do të mbahen një palë “mini-zgjedhje” mes Harrisit dhe çdo kandidati tjetër të mundshëm presidencial, për të përcaktuar se kush do të jetë i nominuari. Se si do të zhvillohen ato zgjedhje, nuk është e qartë.

Por, rregullat e Komitetit Kombëtar Demokratik - i cili duhet të mblidhet dy ditë pasi një kandidat që i ka fituar zgjedhjet paraprake, tërhiqet nga zgjedhjet presidenciale - do të përcaktojnë se si partia do të ecë përpara.

Obama tha se ka “besim të jashtëzakonshëm se udhëheqësit e partisë sonë do të arrijnë të krijojnë një proces, nga i cili do të dalë një kandidat i shquar”.

Nëse mbahen mini-zgjedhjet, ato mund ta përcaktojnë fituesin shumë kohë përpara Konventës së Demokratëve dhe zgjedhja përfundimtare do të shpallet pastaj zyrtarisht në Çikago.

Por, disa thonë se gara mes Harrisit dhe kandidatëve të tjerë mund të fillojë në ditët në vazhdim, porse emri do të vendoset në konventë, nga mijëra delegatët që do të jenë atje.

Ish-zyrtari i administratës së Obamës, David Axelrod, konsulent politik dhe komentues politik për CNN-in, tha se udhëheqësit kryesorë në Partinë Demokratike janë të matur ndaj Harrisit, pasi po pyeten: “Si dhe kush mund ta mposhtë Donald Trumpin në nëntor”?

Në sondazhin e fundit kombëtar nga CBS News, Trump doli në epërsi me 52 për qind mbështetje, kundrejt Bidenit me 47%, dhe me 51% mbështetje kundrejt Harrisit me 48%.

Trump është gjithashtu përpara në sondazhet në shumicën e shteteve të lëkundura - siç njihen shtetet ku votat për demokratët dhe republikanët janë gati të barabarta dhe shpesh të paparashikueshme.

Pavarësisht thirrjeve për një proces të hapur që do të mbahej me shumë kandidatë, askush nuk doli të thotë se do të futet në garë, pas njoftimit të Bidenit.

“Askush nuk tha - së paku jo menjëherë - se do ta sfidojë atë. Kështu që Harris është tani favorite për t’u nominuar”, thotë për Radion Evropa e Lirë Matthew Dallek, profesor i shkencave politike dhe historian në Universitetin George Washington.

Sfiduesit e mundshëm të Harrisit

Edhe pse disa sfidues të mundshëm kanë shprehur tashmë mbështetjen e tyre për Harrisin - përfshirë guvernatorin e Kalifornisë, Gavin Newsom, dhe guvernatorin e Pensilvanisë, Josh Shapiro - janë disa të tjerë që ende mund ta sfidojnë atë:

Gretchen Whitmer (52 vjeçe), guvernatore e Miçigenit

Një guvernatore e njohur në një shtet të lëkundur, Whitmer është relativisht e re dhe njihet në nivel kombëtar, pasi emri i saj është përmendur shpesh si zëvendësuese e mundshme e Bidenit nëse ai tërhiqet. Trump është aktualisht në epërsi në sondazhet e opinionit në Miçigan dhe Whitmer mund të ndihmojë që demokratët ta sigurojnë këtë shtet.

Joe Manchin (76 vjeç), senator nga Virxhinia Perëndimore

Një ligjvënës që shpesh ka zemëruar shumë demokratë, sepse nuk ka votuar gjithmonë me ta, Manchin është regjistruar si i pavarur në fillim të këtij viti. Ai tha më 21 korrik se po mendon të riregjistrohet si demokrat dhe të konkurrojë kundër Harrisit.

Kandidatë të tjerë të mundshëm përfshijnë: guvernatorin e Illinoisit, J.B. Pritzker (59 vjeç), senatorin e Nju Xhërsit, Cory Booker (55 vjeç), guvernatorin e Merillendit, Wes Moore (45 vjeç) dhe ish-zonjën e parë, Michelle Obama (60 vjeçe).

Kush mund të jetë nënpresident/e?

Nëse udhëheqësit e Partisë Demokratike përfundojnë duke e mbështetur Harrisin si kandidate, atëherë në qendër të vëmendjes do të jetë se kush do të garojë si zëvendës apo zëvendëse e saj.

Sfiduesit e mundshëm të Harrisit për nominimin presidencial do të ishin, po ashtu, kandidatë për të qenë zëvendës të saj.

Një përjashtim mund të jetë Newsom, sepse ai është nga Kalifornia, ashtu sikurse edhe Harris, dhe në Amendamentin e 12-të të Kushtetutës së SHBA-së është një klauzolë që i ndalon dy kandidatë nga i njëjti shtet që të konkurrojnë "me të njëjtën biletë".

Disa kandidatë të mundshëm për t'iu bashkuar Harrisit në garën për zëvendës/e të saj janë:

Josh Shapiro (51 vjeç), guvernator i Pensilvanisë

Ashtu si Whitmer, Shapiro është një guvernator i ri i një shteti të lëkundur. Biden e fitoi Pensilvaninë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, por tani në sondazhe ishte më poshtë se Trumpi.

Mark Kelly (60 vjeç), senator i Arizonës

Ashtu si Shapiro, Kelly është nga një shtet i rëndësishëm për demokratët. Biden e fitoi Arizonën në vitin 2020, por, muajve të fundit, ishte prapa Trumpit në sondazhe. Ish-astronaut dhe kapiten i marinës, Kelly është i martuar me ish-kongresisten Gabby Giffords, e cila u plagos rëndë në një atentat në vitin 2011.

Andy Beshear (46 vjeç), guvernator i Kentakit

Një udhëheqës demokrat në një shtet që i voton fuqishëm republikanët, Beshear shihet si kandidat që mund të fitojë vota nga republikanët e pavarur dhe të moderuar. I konsideruar fillimisht si një sfidues i mundshëm i Harrisit, Beshear shprehu mbështetje për kandidaturën e saj për presidente.

Roy Cooper (67 vjeç), guvernator i Karolinës së Veriut

Një tjetër demokrat në një shtet të lëkundur që ka votuar së voni për republikanët në zgjedhjet kombëtare. Ashtu si Beshear, ai mund t'i tërheqë republikanët e moderuar dhe të pavarur për të votuar për Harrisin.

Nëse Komiteti i rregullave i Konventës Kombëtare Demokratike nuk e ndryshon afatin kohor, votimi virtual nga delegatët në Konventën e partisë do të fillojë në fillim të gushtit.

Kjo nuk i lë shumë kohë partisë për të marrë vendimin përfundimtar - nëse do ta nominojë Harrisin ose dikë tjetër - e as kandidatit/es - nëse është Harris apo dikush tjetër - për të zgjedhur kandidatin për zëvendës/e./REL

kamala harris zgjedhjet ne shba

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj