22 Korrik 2024, 17:19
Nga N.F
Kimberly Cheatle
SHBA- Drejtoresha e Shërbimit Sekret amerikan tha se atentati ndaj ish-presidentit Donald Trump, ishte “dështimi më i madh operacional” i agjencisë në dekada. Drejtoresha Kimberly Cheatle u tha ligjvënësve amerikanë gjatë një seance dëgjimore në Kongres të hënën se "më 13 korrik ne dështuam”.
Cheatle tha se ajo merr përgjegjësinë e plotë për gabimet e agjencisë në lidhje me sulmin në tubimin e Trumpit të mbajtur në Pensilvani më 13 korrik. Cheatle po dëshmon para një komiteti të Kongresit, ndërsa po shtohen thirrjet që ajo të japë dorëheqje për shkak të dështimeve të sigurisë në tubimin, ku një 20-vjeçar i armatosur tentoi të vriste ish-presidentin republikan.
Komisioni për Mbikëqyrje i Dhomës së Përfaqësuesve dëgjoi dëshminë e parë të Cheatle që nga të shtënat në mitingun e 13 korrikut në Pensilvani, që vranë një person që gjendej në audiencë.
Trump u plagos në vesh, ndërkaq edhe dy persona të tjerë u plagosën pasi Thomas Matthew Crooks u ngjit në çatinë e një ndërtese aty pranë dhe hapi zjarr. Ligjvënësit amerikanë kanë shprehur zemërim sesi i armatosuri mund t'i afrohej kaq shumë kandidatit republikan për president, kur ai supozohej të ruhej me kujdes. Shërbimi Sekret e ka pranuar se ka mohuar disa kërkesa nga fushata e Trumpit për shtimin e sigurisë në ngjarjet që ai ka marrë pjesë vite para atentatit./ REL
kimberly cheatle shba
Bota
22 Korrik 2024, 17:10
N.F
J.D. Vance
SHBA- Senatori nga Ohajo, J.D. Vance u përzgjodh kandidat për nënpresident. Politikat e tij ndërthuren me ato të ish-pr...
Bota
22 Korrik 2024, 17:03
N.F
Albulena Haxhiu
KOSOVË- Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi se më 22 korrik ka intervistuar ministren e Drejtësisë, Albulena Hax...
Bota
22 Korrik 2024, 16:48
S.B
Kamala Harris
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, është tërhequr nga gara presidenciale e vitit 2024, duke e l&eu...
Bota
22 Korrik 2024, 16:55
r.ll
DASH
SHBA- Alexander “Sasha” Kasanof ka marrë detyrën e zëvendësndihmës sekretarit për Ballkanin Perëndimor,...
Bota
22 Korrik 2024, 16:31
S.B
Princi George
BRITANI E MADHE- Princi William dhe gruaja e tij Kate Middleton festojnë ditëlindjen e djalit të tyre të madh dit&eu...
Bota
22 Korrik 2024, 15:48
r.ll
benjamin netanyahu
IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të zbarkojë në Uashington të hënën me shum&e...
Bota
22 Korrik 2024, 16:02
N.F
Alsu Kurmasheva
RUSI- Një gjykatë ruse ka dënuar Alsu Kurmasheva për përhapje të informacioneve të rreme lidhur me ushtr...
Bota
22 Korrik 2024, 15:55
S.B
Kamala Harris
SHBA- Një numër të famshmish kanë reaguar lidhur me deklaratën e presidentit amerikan Joe Biden, ku njoftoi se ...
Bota
22 Korrik 2024, 15:56
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se ka ngritur nivelin e kontrollit për ngarkesat me produktet e shp...
Bota
22 Korrik 2024, 15:48
N.F
SHBA- Disa orë pasi Presidenti Joe Biden njoftoi se ka vendosur të tërhiqet nga gara zgjedhore dhe të mbështesë nënpresiden...