LIVE UPDATES
Bota

Katër hapat që duhet të ndjekë SHBA-ja për të mposhtur Iranin, sponsorin kryesor të terrorizmit

Administrata Biden duhet t’i marrë seriozisht këto fjalë. Amerikanët mbahen ende peng nga Hamasi, dhe ushtarakët tanë gjenden në kërcënimin e përditshëm nga grupet e mbështetura nga Irani në Lindjen e Mesme. Pas sulmit të 7 tetorit ndaj Izraelit, ka pasur të paktën 56 sulme ndaj trupave amerikane nga milicitë e përkrahura nga Irani, duke plagosur afro 60 amerikanë. 

22 Nëntor 2023, 09:20 Nga a.g

Katër hapat që duhet të ndjekë SHBA-ja për të

Nga Joni Ernst “Fox News”

Bota është në flakë dhe Shtëpia e Bardhë e drejtuar nga Joe Biden është duke i nxitur ato.  Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, ka vazhduar të deklarojë se “Vdekje Amerikës, nuk është vetëm një slogan, por një politikë e jona”.

Administrata Biden duhet t’i marrë seriozisht këto fjalë. Amerikanët mbahen ende peng nga Hamasi, dhe ushtarakët tanë gjenden në kërcënimin e përditshëm nga grupet e mbështetura nga Irani në Lindjen e Mesme. Pas sulmit të 7 tetorit ndaj Izraelit, ka pasur të paktën 56 sulme ndaj trupave amerikane nga milicitë e përkrahura nga Irani, duke plagosur afro 60 amerikanë. 

Në vend të strategjisë së uljes së tensioneve që po ndjek deri më tani presidenti Joe Biden, Shtetet e Bashkuara duhet të ndjekin një strategji që e tregon forcën tonë. Gjatë një fjalimi të mbajtur në fundmi në Senat, unë kam përshkruar aspektet kryesore se si duhet të veprojmë për ta penguar dhe mposhtur Iranin.

Së pari, duhet të refuzojmë një marrëveshje të re mbi programin bërthamor iranian. Ndërsa po bombardohen anëtarët tanë të shërbimit ushtarak, partnerët dhe aleatët, është e rëndësishme të kujtojmë se ripërtëritja e marrëveshjes bërthamore Obama-Biden, nuk do të bënte asgjë për t’i ndaluar këto sulme. Përkundrazi, ajo do të shpërblente më tej mbështetjen e regjimit iranian për terrorizmin.

Së dyti, ne duhet ta kërkojmë llogari nga Irani për fushatën e tij terroriste kundër Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve tanë. Që kur Biden ka marrë detyrën e presidentit, refuzimi i tij për të zbatuar sanksionet ekzistuese ndaj Iranit, i ka mbushur me mbi 80 miliardë dollarë xhepat e Korpusit të Gardës Revolucionare Iraniane (IRGC).

Kjo bashkë me një shtesë prej 6 miliardë dollarësh për “marrëveshjen e pengjeve” që arriti  Biden pak muaj më parë, vetëm sa e ka trimëruar Iranin duke nxitur më shumë akte terroriste. Në prill të këtij viti, unë i kërkova administratës Biden të zbatonte sanksionet e nevojshme ndaj eksporteve iraniane të naftës dhe gazit.

Theksova me këtë rast se ndonëse ka fonde të disponueshme nga Departamenti i Thesarit, Zyra e Hetimeve të Sigurisë Kombëtare nuk ka qenë e autorizuar të sekuestrojë eksportet e naftës dhe gazit iranian.

Projektligji im i ri, që ka marrë mbështetjen e përfaqësuesve nga të dyja partitë, Akti i Zbatimit të Sanksioneve, do ta pajisë Zyrën e Hetimeve të Sigurisë Kombëtare për të ndalur eksportet energjetike iraniane dhe do të sigurojë zbatimin e plotë të sanksioneve të ndaj naftës iraniane.

Për të mos lejuar që kjo të zhbëhet nga president i ardhshëm i vendit pas zgjedhjeve të vitit 2024, unë po synoj që ta kodifikoj në ligj atë autoritet. Në përgjigje të eliminimit të gjeneralit terrorist Qasem Soleimani, IRGC ka vendosur shpërblime për ata që vrasin ish-zyrtarët e administratës amerikane, përfshirë ish-Sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo.

Ende sot, ish-zyrtarët po përballen me kërcënime të vazhdueshme për jetën e tyre nga terroristët iranianë të prirur për hakmarrje. Po ashtu, Teherani e ka zgjeruar gamën e tij për të shënjestruar edhe disidentët iranianë që jetojnë në SHBA.  

Për këtë arsye, po punoj gjithashtu edhe për të rinisur fushatën e presionit maksimal ndaj zyrtarëve të qeverisë iraniane dhe në sektorin energjetik dhe atë financiar të regjimit përmes PUNISH ACT. Përpjekja ime do të pengonte administratën e Biden që të heqë sanksionet, derisa Departamenti i Shtetit të vërtetojë se IRGC nuk ka mbështetur asnjë përpjekje apo aktivitet në 5 vitet e fundit për të vrarë ndonjë shtetas amerikan, ish-zyrtar apo zyrtar aktual apo ndonjë disident iranian që jeton brenda Shtetet e Bashkuara. 

Së fundi, ne duhet të mbështesim zgjerimin e Marrëveshjeve të Abrahamit. Irani i frikësohet paqes më shumë se çdo gjë tjetër, dhe i sheh Marrëveshjet e Abrahamit si një kërcënim po aq të fuqishëm sa armët e fuqishme të Amerikës.

Si bashkëkryetar i grupit parlamentar në senat mbi këto marrëveshje, unë vazhdoj t’u tregoj partnerëve tanë arabë se Izraeli jo vetëm që ia vlen të mbrohet, por që duhet një bashkëpunim më i madh në fushatën kundër Iranit dhe milicive të mbështetura prej tij.

Por edhe pasi pa shkatërrimin që Irani i ka shkaktuar Izraelit, amerikanëve dhe botës, Biden sapo e dyfishoi këtë zbutje dhe zhbllokoi 10 miliardë dollarë më shumë për regjimin e pamëshirshëm.

Kjo është arsyeja pse unë kam udhëhequr përpjekjet dypartiake për të zgjeruar partneritetet e mbrojtjes rajonale të Izraelit kundër Iranit, duke përfshirë projektligjin tim, DEFEND Act, që tashmë është shndërruar në ligj, për të zhvilluar një infrastrukturë të integruar të mbrojtjes ajrore dhe raketore me partnerët e Lindjes së Mesme. 

Kjo infrastrukturë, është një element kyç për sigurinë e amerikanëve në rajon. Në fakt, Departamenti i Mbrojtjes e ka pranuar se ky integrim është përdorur për ta mbrojtur Izraelin dhe pjesëtarët e shërbimit diplomatik dhe ushtarak amerikan kundër raketave dhe dronëve që vijnë nga Irani dhe milicitë e përkrahura prej tij. 

Ndërsa po pres miratimin e tij, unë jam duke punuar për të miratuar Aktin Detar, i cili do të rrisë aftësinë tonë për t’u mbrojtur kundër aktiviteteve të paligjshme detare nga ana e Iranit. Këto nisma jo vetëm që reduktojnë barrën mbi forcat amerikane, por do të zgjerojnë shumë gamën dhe aftësitë e partnerëve dhe aleatëve tanë kundër milicive dhe grupimeve të mbështetur nga Irani. Shteti nr.1 në botë si sponsor i terrorizmit nuk duhet besuar kurrë në ato që thotë.

Irani po mbështet tek qasja e butë e Joe Biden për të vazhduar sulmin e tij. Kongresi i SHBA-së duhet të marrë masa për të reduktuar miliardat e Biden që shkojnë drejt Iranit, ta vërë para përgjegjësisë këtë regjim për përpjekjet e tij për të vrarë amerikanët, si dhe të forcojë dhe zgjerojë më tej Marrëveshjet e Abrahamit.

Duke vepruar në këtë mënyrë, ne mund t’i mbajmë të sigurt qytetarët amerikanët dhe ushtarakët tanë kudo që ndodhen, si dhe të dërgojmë një sinjal të rëndësishëm e të qartë mbështetjeje për partnerët dhe aleatët tanë në rajon. 

Shënim:Joni Ernst, veteran i ushtrisë amerikane, aktualisht përfaqësues i shtetit Ioëa në Senatin e SHBA-së.

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj