23 Mars 2025, 09:12
Nga B.Z
Foto ilustruese
BRUKSEL - Bashkimi Evropian synon të rrisë ndjeshëm gjatë pesë viteve të ardhshme arsenalin e armatimeve. Në samitin e BE-së në Bruksel krerët e shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare ranë dakord të bëjnë gjithçka që është e mundur për të forcuar ndjeshëm aftësitë mbrojtëse të Evropës. Deri në vitin 2030 BE-ja planifikon investime deri në 800 miliardë euro për mbrojtjen. Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, dëshiron të krijojë ndër të tjera "një instrument të ri financiar evropian" që siguron kredi në një shumë të përgjithshme prej 150 miliardë eurosh. Ka gjithashtu plane për të lehtësuar rregulloret dhe zbutur kërkesat ndaj industrisë së armëve.
Shkak i këtyre planeve është kërcënimi nga Rusia. Sipas Komisionit Evropian BE-ja duhet të përgatitet menjëherë për mundësinë e një lufte në shkallë të gjerë me Rusinë. Situata konsiderohet veçanërisht e rrezikshme për shkak të njoftimeve të bëra nga presidenti amerikan, Donald Trump, i cili ka deklaruar se superfuqia bërthamore SHBA nuk do të jetë më në dispozicion pa kushte si një garantuese e paqes në Evropë.
Një kundër 26 në politikën ndaj Ukrainës
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenski, i cili ishte i lidhur me video, i bëri thirrje BE-së që të mos heqë dorë nga mbështetja e saj për vendin e tij. Konkretisht ai kërkoi të paktën pesë miliardë euro për predha artilerie. Por BE-ja nuk premtoi një herë për një herë ndihma të reja, të mëdha për Ukrainën.
Apeli i Zelenskit bazohej në një nismë të shefes së politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, e cila në fillim të takimit të Brukselit, bëri përsëri thirrje që të vihej në dispozicion një shumë përkatëse për dërgimin e municioneve për forcat e armatosura ukrainase.
Kryeministri hungarez Viktor Orban tha në samit se nuk do të pranojë asnjë vendim të ri të BE-së në favor të Ukrainës. Sikurse në samitin e posaçëm më 6 mars për shkak të vetos së Orban-it, nuk arriti të miratohej një deklaratë e përbashkët e BE-së. Udhëheqësit e 26 vendeve të tjera anëtare riafirmuan më pas në një deklaratë, pa Orbanin, se ata vazhdojnë dhe mbështesin pa kushte "pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht".
Viktor Orban konsiderohet gjithnjë e më shumë si i afërt me Moskën dhe gjithashtu si një fans i presidentit amerikan Trump.
Këndvështrime të ndryshme
Në Bruksel u bë gjithashtu e qartë se pozicioni gjeografik çon në një pamje të ndryshme mes vendeve të Evropës Lindore dhe Jugore në lidhje me Ukrainën. Kryeministri i Finlandës, Petteri Orpo, dhe presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda, kërkuan që Ukraina të bëhet anëtare e BE-së para vitit 2030.
Kurse Spanja sheh prioritete të tjera: "Është e rëndësishme të merret parasysh se sfidat me të cilat përballemi në vendet jugore janë disi të ndryshme nga ato me të cilat përballet krahu lindor i BE-së," paralajmëroi kryeministri spanjoll Pedro Sanchez. Për të ka më shumë prioritet forcimi i kontrolleve kufitare dhe lufta kundër terrorizmit./DW
armatim kercenimet ruse
Bota
23 Mars 2025, 08:39
B.Z
Papa Françesku
ROMË - Papa Françesku do të dalë nga spitali këtë të diel, tha ekipi i tij mjekësor. Pasi k...
Bota
23 Mars 2025, 08:27
B.Z
Imamoglu, Erdogan
TURQI - Kryebashkiaku i Stambollit Ekrem İmamoğlu u paraqit para gjykatës penale për tu njohur zyrtarisht me akuzat dhe vendimi...
Bota
23 Mars 2025, 08:13
B.Z
Donald Trump
SHBA - Kur Donald Trump u takua me Presidentin Zelensky në Nju Jork shtatorin e kaluar, kandidati i atëhershëm presidencial i S...
Bota
23 Mars 2025, 07:43
B.Z
Vladimir Putin
RUSI - Presidenti amerikan Donald Trump tha se ai mendon se Vladimir Putin dëshiron paqe. Ukraina dhe aleatët e saj evropianë...
Bota
23 Mars 2025, 07:28
B.Z
Foto ilustruese
SHBA - Një grup që përfshin gjashtë gazetarë të Zërit të Amerikës (VOA) kanë dorëzua...
Bota
23 Mars 2025, 07:17
B.Z
Foto ilustruese
SHBA - Gjermanët që përfunduan në burg ishin aq të shumtë, saqë Ministrisë së Jashtme gjermane...
Bota
22 Mars 2025, 22:58
N.F
Foto ilustruese
GREQI- Një varke me emigrantë të paligjshëm është mbytyr mbrëmjen e së shtunës në Fa...
Bota
22 Mars 2025, 22:52
N.F
Kulla Eiffel
PARIS- Pas monumentit Akropolis edhe Kulla Eiffel fiku dritat si shenjë ndërgjegjësimi në "Orën e Tokë...
Bota
22 Mars 2025, 22:14
N.F
Musk
TURQI- Platforma X ka pezulluar dhjetëra llogari që i përkasin figurave dhe mbështetësve të opozitës turke, nd...
Bota
22 Mars 2025, 21:51
N.F
Akropolis
ATHINA- Dritat në monumentin Akropolis dhe në Bashkinë e Athinës u fikën mbrëmjen e sotme për të...