22 Mars 2025, 22:14
Nga N.F
Musk
TURQI- Platforma X ka pezulluar dhjetëra llogari që i përkasin figurave dhe mbështetësve të opozitës turke, ndërsa protestat vazhdojnë për arrestimin e Ekrem Imamoglu. Sipas vëzhguesve, shumë prej llogarive që janë pezulluar kanë të bëjnë me qarqet universitare dhe studentë që organizuan apo morën pjesë në protesta.
"Shumica e këtyre llogarive u përkisnin aktivistëve që ndanin informacione rreth protestave dhe pikave të takimit," tha analisti Yusuf Jan i Qendrës Wilson.
Disa përdorues zbuluan se llogaritë e tyre ishin bllokuar vetëm brenda Turqisë. Aktivisti Omer Faruk Aslan tha se ai u detyrua të krijonte një llogari të dytë pasi i pari u bllokua me urdhër të gjykatës, sepse disa nga postimet e tij tejkalonin gjashtë milionë shikime.
Ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya njoftoi se u identifikuan 326 llogari të mediave sociale që "ngjallnin urrejtje", 72 prej të cilave ndodheshin jashtë vendit. Bashkëpunimi ndërmjet autoriteteve të sigurisë kibernetike dhe policisë çoi në arrestimin e 54 të dyshuarve.
Të shtunën, autoritetet njoftuan arrestimin e 343 personave gjatë një nate protestash. Arrestimet u kryen në shumë qytete, duke përfshirë Stambollin, Ankaranë, Izmirin, Adananë, Antalia dhe Konia.
Kjo nuk është hera e parë që X ka kufizuar hyrjen në Turqi. Në vitin 2023, gjatë periudhës zgjedhore, platforma vendosi kufizime në përmbajtje në mënyrë që "Twitter të mbetet i aksesueshëm për qytetarët turq", siç ishte njoftuar në atë kohë nga llogaria ndërkombëtare e kompanisë.
musk x turqi
Bota
22 Mars 2025, 21:51
N.F
Akropolis
ATHINA- Dritat në monumentin Akropolis dhe në Bashkinë e Athinës u fikën mbrëmjen e sotme për të...
Bota
22 Mars 2025, 21:54
A.Ll
Steve Witkoff
SHBA - Steve Witkoff, dërguari i posaçëm i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ka bërë një deklar...
Bota
22 Mars 2025, 21:27
A.Ll
Perplasjet ne protestat ne Stamboll
STAMBOLL - Atmosfera është e tensionuar jashtë gjykatës së Stambollit ku qindra mb&e...
Bota
22 Mars 2025, 20:24
A.Ll
Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan
TURQI - Në një fjalim të mbajtur në takimin e iftarit të organizatës në Stamboll, p...
Bota
22 Mars 2025, 20:10
A..LL
Pamje nga shoqerimi i te arrestuarve ne Gjykaten e Stambollit
Pas ndalimit të tij më 19 mars, Ekrem İmamoğlu, kryetar i Bashkisë Metropolita...
Bota
22 Mars 2025, 19:57
N.F
Abazoviç
MAL I ZI- Qindra banorë, përfaqësues të autoriteteve lokale dhe biznesmenë nga Ulqini protestuan në kët&...
Bota
22 Mars 2025, 19:27
A.Ll
Papa Françesku
VATIKAN - Pas një qëndrimi të gjatë 37-ditor në spital për shkak të pneumonisë së rë...
Bota
22 Mars 2025, 18:17
A.Ll
Pamje nga radhet e njerezve para Gjykates se Stambollit
Mijëra qytetarë kanë krijuar radhë deri në 15 kilometra, teksa janë g...
Bota
22 Mars 2025, 18:10
A.Ll
Pamje te emigranteve duke u deportuar
VENEZUELA - Venezuela ka arritur një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara për të rifilluar fluturim...
Bota
22 Mars 2025, 18:02
A.Ll
Pamje nga vendngjarja
SHBA - Las Cruces, New Mexico – Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin e Las Cruces mbrëmjen e së...