LIVE UPDATES
Bota

Kërcënimet e Trumpit për Groenlandën, Danimarka forcon praninë ushtarake në Arktik

Përveç forcimit të pranisë ushtarake Danimarka, ishujt Faroe dhe Groenlanda ranë dakord që deri në verë të negociojnë një marrëveshje të dytë për parandalimin dhe mbrojtjen.

28 Janar 2025, 08:28 Nga N.F
Kërcënimet e Trumpit për Groenlandën, Danimarka forcon
Foto ilustruese

GROENLANDË- Presidenti amerikan Trump ka shprehur vazhdimisht interes për Groenlandën, e cila zyrtarisht i përket Danimarkës. Tani qeveria daneze dëshiron të forcojë ushtrinë e saj në rajon.  Danimarka planifikon të investojë rreth dy miliardë euro për të rritur sigurinë në rajonin e rëndësishëm strategjik të Arktikut. Qeveria daneze ra dakord për këtë me një shumicë të gjerë të partive parlamentare dhe në bashkëpunim të ngushtë me qeveritë e ishujve Faroe dhe Groenlandës, njoftoi Ministria e Mbrojtjes në Kopenhagë.

"Ne duhet të përballemi me faktin se  në Arktik dhe Atlantikun e Veriut ka sfida serioze për sigurinë dhe mbrojtjen”, tha ministri i Mbrojtjes Troels Lund Poulsen. Prandaj  për sigurinë e rajonit do të investohen 14.6 miliardë korona (1.95 miliardë euro).

Më shumë anije dhe dronë danezë në Arktik


Paratë do të përdoren për të blerë tri anije të reja për Marinën Arktike, dy dronë shtesë me rreze të gjatë veprimi si dhe satelitë për një mbikëqyrje më të mirë. Pas më shumë se një dekade shkurtimesh drastike të shpenzimeve të mbrojtjes Danimarka caktoi në buxhetin e vitit të kaluar 190 miliardë korona daneze (rreth 25.5 miliardë euro) për ushtrinë e saj. Këtë para do të përdoren për një periudhë dhjetëvjeçare dhe një pjesë e tyre janë caktuar për Arktikun.

Megjithëse Danimarka është përgjegjëse për sigurinë dhe mbrojtjen e Groenlandës, prania e ushtrisë daneze në këtë ishull është e kufizuar. Danimarka ka aktualisht në Groenlandë katër anije të vjetëruara inspektimi, një avion vëzhgimi Challenger dhe dymbëdhjetë patrulla slitash me qen për të mbikqyryr një territor katër herë më të madh se Franca.

Marrëveshje e dytë për mbrojtjen brenda verës


Përveç forcimit të pranisë ushtarake Danimarka, ishujt Faroe dhe Groenlanda ranë dakord që deri në verë të negociojnë një marrëveshje të dytë për parandalimin dhe mbrojtjen. Situata e sigurisë e kërkon këtë, tha Ministria daneze e Mbrojtjes në deklaratën e saj. Qëllimi i marrëveshjes është të përmirësojë mbikqyrjen dhe të forcojë sovranitetin e rajoneve. Po ashtu rëndësi vendimtare ka edhe mbështetja e aleatëve të ngushtë dhe e NATO-s për të zgjidhur detyrat në Arktik dhe në Atlantikun e Veriut, për të forcuar mbrojtjen dhe sigurinë. Duke prezantuar marrëveshjen në Kopenhagë e ngarkuara e Groenlandës për politikën e jashtme, Vivian Motzfeldt, u shpreh për një ditë historike.

Pretendimet e Trumpit për Groenlandën


Njoftimi për marrëveshjen për mbrojtjen vjen në një kohë kur presidenti amerikan Donald Trump po përsërit vazhdimisht pretendimet e tij për ta vënë Groenlandën nën kontroll. Groenlanda, e cila ka rreth 57,000 banorë, ka rëndësi strategjike për SHBA-të, të cilat kanë aty një bazë të forcave ajrore me sistem paralajmërimi të hershëm për raketat balistike. Kryeqyteti i Groenlandës, Nuuk, është më afër Nju Jorkut sesa Kopenhagës. Nën akujt e Groenlandës ka gjithashtu burime të mëdha mineralesh./ DW

trump groenlande danimarke artik

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj