LIVE UPDATES
Bota

Kërkesa e Trump për rritjen e kontributit nga partnerët e NATO-s, Gjermania: Nuk jemi në pazar!

Pesë për qind e produktit të brendshëm bruto për mbrojtjen? Kjo kërkesë e Trump refuzohet qartë nga të gjitha palët në Gjermani.

8 Janar 2025, 12:12 Nga M.B
Kërkesa e Trump për rritjen e kontributit nga partnerët e NATO-s,
Foto ilustruese

GJERMANIA- Enda pa marrë zyrtarisht detyrën, Donald Trump po shokon. Me thirrjen e tij që vendet e NATO-s të shpenzojnë pesë për qind të prodhimit të tyre të brendshëm bruto në sektorin e mbrojtjes në të ardhmen, ai ka shkaktuar reagime negative tek të shumë parti në Gjermani.

Kryetari i Komisionit të Mbrojtjes të Bundestagut, Marcus Faber (FDP), e sheh kërkesën për një kontribut pesë për qind si shumë të lartë. Në një intervistë me rrjetin editorial të Gjermanisë (RND), ai tha, se "32 shtetet e NATO-s do të duhet të bien dakord për një minimum të ri të përbashkët përtej objektivit prej dy përqind". Por ai pret një rritje me më shumë se tre përqind - dhe kjo duhet të vendoset me konsensus, theksoi Faber.

"Kjo është një çmenduri e plotë"

Kurse politikani për çështjet e jashtme të SPD-së, Ralf Stegner i hodhi poshtë qartë kërkesat e Trump. "Kjo është një çmenduri e plotë. Ne nuk kemi nevojë për më shumë armë në botë, ne kemi nevojë për më pak," tha ai për portalin e lajmeve Politico.

Edhe eurodeputetja liberale gjermane, Marie-Agnes Strack-Zimmermann (FDP) e konsideron të tepruar kërkesën e Trump për një objektiv prej pesë për qind. "Ne nuk duhet të lejojmë çdo deklaratë të Trumpit të na nxjerrë nga binarët. Ne nuk jemi në një pazar këtu," tha politikanja e FDP-së për rrjetin RND. Megjithatë, sipas eurodeputetes,  me të drejtë SHBA-të presin që anëtarët e NATO-s të japin më shumë para për mbrojtjen e vendit të tyre - dhe të marrin përgjegjësinë për të mbrojtje të përbashkët të aleancës.

"Duke pasur parasysh vendndodhjen gjeografike e potencialin dhe madhësinë ekonomike të Gjermanisë, kjo është e drejtë, pasi ne jemi fshehur pas SHBA-ve për dekada me shpresën se mund të mbështetemi tek ata dhe se ata do të jenë përgjegjës për sigurinë tonë.

Politikanja e majtë gjermane dhe drejtuesja e Aleancës me emrin e saj, Sahra Wagenknecht (BSW), bëri thirrje për një ndryshim në politikën e jashtme në lidhje me SHBA. "Nuk është çudi që Trump tani po bën thirrje për pesë për qind shpenzime për mbrojtjen”, tha ajo gjithashtu për revistën "Politico". Tani është koha për t'i dhënë fund "besnikërisë vasale ndaj SHBA". Gjermania ka nevojë për "pavarësi në vend të nënshtrimit" dhe "një përmirësim të ndjeshëm në marrëdhënies franko-gjermane".

Debati për mbrojtjen edhe në kuadër të fushatës zgjedhore

Debati për nivelin e duhur të buxhetit të mbrojtjes ka marrë hov, pavarësisht kërkesave të Trump. Ministri Federal i Ekonomisë dhe kandidati kryesor i Partisë së Gjelbër për kancelar, Robert Habeck akuzoi kancelarin Olaf Scholz se kishte shkurtuar buxhetin e Bundeswehr-it gjatë kohës së koalicionit të madh, CDU dhe SPD, atëherë nën kancelaren Merkel.

"Fondi special me të cilin filluam të punojmë kundër problemeve të mëdha nuk do të jetë më i disponueshëm vitin e ardhshëm "Pra, duhet të bëjmë më shumë në vitet e ardhshme për të mbrojtur paqen dhe sigurinë e këtij vendi”, tha Habeck për revistën Stern. Habeck tha, se do të financonte shpenzimet e planifikuara masive të mbrojtjes përmes miliardave të reja të kredive. Frena e borxhit "nuk duhet të vendosë se sa e sigurt është Gjermania", vazhdoi Habeck.

Shpenzimet e mbrojtjes nga vendet e NATO-s ishin pikë qendrore e mosmarrëveshjeve që gjatë mandatit të parë të Trump. Në atë kohë, republikani kërcënoi se SHBA-të do të tërhiqej nga aleanca ushtarake nëse vendet partnere nuk përmbushin detyrimin e tyre për të investuar të paktën dy për qind të PBB-së në mbrojtje./ DW

gjermania shba

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj