LIVE UPDATES
Bota

"Problemi nuk është zgjidhur ende!" Analiza: Rritja e inflacionit në Gjermani

Vala e madhe e rritjes së çmimeve në Gjermani është thyer, por norma e inflacionit kohët e fundit është rritur. Cilat janë shkaqet?

8 Janar 2025, 08:09 Nga M.B
"Problemi nuk është zgjidhur ende!" Analiza: Rritja e
Foto ilustruese

GJERMANIA- Inflacioni në Gjermani mbetet më i lartë sesa është pritur. Me një normë prej 2.6 për qind, dhjetori solli rritjen e tretë radhazi dhe normën e dytë më të lartë të inflacionit në vitin 2024, njoftoi Zyra Federale e Statistikave në Gjermani. Ekonomistët aktualisht nuk presin një ulje të ndjeshme të çmimeve të konsumit, por besojnë se një valë e re e madhe e rritjes së çmimeve nuk ka gjasa.

"Në janar, inflacioni mund të mbetet në një nivel të ngjashëm për shkak të çmimeve më të larta të karburanteve dhe shërbimeve të sigurimit," parashikon ekonomisti i Commerzbank Jörg Krämer. Ai shton: "Problemi i inflacionit nuk është zgjidhur ende."

Michael Heise, ekonomist në HQ Trust, nuk sheh ndonjë lehtësim për konsumatorët as në janar. Rritja e taksës së dioksidit të karbonit, rritja e çmimit të biletës së transportit publik, kostot në rritje të sigurimeve shëndetësore dhe shërbimeve ekonomike mund të rezultojnë me një rritje të çmimeve prej rreth 2.5 për qind, thotë ai.

Inflacioni vjetor 2.2 për qind

Pavarësisht rritjes së infoacionit në dhjetor, inflacioni në Gjermani ka rënë dukshëm në krahasim me vitet e kaluara. Sipas të dhënave statistikore, mesatarisht për vitin 2024 çmimet e mallrave dhe shërbimeve janë rritur me 2.2 për qind krahasuar me një vit më parë. Sa për krahasim, norma e inflacionit në vitin 2023 ishte 5.9 për qind, ndërsa në vitin 2022 ishte 6.9 për qind. Si rezultat i sulmit rus në Ukrainë në shkurt 2022, çmimet e produkteve të energjisë u rritën ndjeshëm. Edhe në vitin 2021, inflacioni ishte dukshëm më i lartë, me një normë mesatare prej 3.1 për qind.

Inflacioni mbi 2 për qind

Ekonomistët presin që inflacioni të mbetet mbi nivelin e 2 për qind gjatë vitit 2025. Disa ekspertë shohin më pak hapësirë ​​për BankënQendrore Evropiane (BQE) për të ulur normat e interesit. Megjithatë, asnjë ekspert nuk pret një valë të re rritjesh të çmimeve, si ato në 2022 dhe 2023, kur norma e inflacionit në ekonominë më të madhe të Evropës arriti në pothuajse 9 për qind. Në vend të kësaj, norma vjetore e inflacionitpër vitin 2025 pritet të jetë në nivelin e vitit 2024, e disa ekspertë thonë se ajo mund të jetë rreth 2.1 për qind.

Normat më të larta të inflacionit ulin fuqinë blerëse të konsumatorëve. Inflacioni anulon edhe efektin e rritjes së të ardhurave. Në dhjetor më së shumti janë rritur shërbimet me rreth 4.1 për qind. Ushqimet janë rritur mesatarisht me rreth 2 për qind. Ndërsa çmimet e karburanteve kanë rënë me 1.7 për qind. Pavarësisht krizës, shumë ekonomistë mendojnë se gjendja do të stabilizohet në masë në vitin 2025./ DW

gjermania

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj