LIVE UPDATES
Bota

Apeli hedh poshtë kërkesën e Trump për të bllokuar dhënien e dënimit më 10 janar

Prokurorët akuzuan Trump për një skemë me qëllim ndikimin në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, duke fshehur një pagesë bërë ish-aktores së filmave pornografikë, Stormy Daniels.

7 Janar 2025, 21:47 Nga E. D
Apeli hedh poshtë kërkesën e Trump për të bllokuar
Donald Trump

SHBA- Gjykata e Apelit në Nju Jork hodhi poshtë të martën kërkesën e Presidentit të zgjedhur Donald Trump për të ndalur dënimin e tij të premten, pas shpalljes fajtor vitin e kaluar për 34 akuza penale për falsifikim dokumentesh.

Prokurorët akuzuan Trump për një skemë me qëllim ndikimin në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, duke fshehur një pagesë bërë ish-aktores së filmave pornografikë, Stormy Daniels. Ajo thotë se ka patur një marrëdhënie intime me ish-presidentin. Por zoti Trump i ka hedhur poshtë këto akuza dhe e ka cilësuar gjyqin kundër tij, një gjueti politike shtrigash. Ai e ka apeluar çështjen dhe po përpiqet ta rrëzojë atë tërësisht.

Vendimi i gjykatës së apelit të martën kundër kërkesës së zoti Trump për të shtyrë shpalljen e dënimit, vjen 10 ditë përpara inaugurimit të presidentit të zgjedhur, që do të ndodhë më 20 janar.

Të hënën edhe gjyqtari i çështjes, Juan Merchan, hodhi poshtë një kërkesë të avokatëve të zotit Trump për të shtyrë dënimin ndërsa në apel po gjykohen dy ankimeve ndaj vendimeve të mëparshme të gjyqtarit.

Zoti Merchan tha se ai nuk parashikonte ta dërgonte zotin Trump në burg dhe as t'i jepte ndonjë masë ndëshkimore.

Nëse procesi i përcaktimit të dënimit, planifikuar të ndodhë më 10 janar nuk ndodh para fillimit të mandatit të dytë të zotit Trump, pra më 20 janar, për shkak të imunitetit presidencial, çështja do të pezullohej derisa ai largohej nga Shtëpia e Bardhë.

Në seancën e sotme në gjykatën e apelit e cila zgjati 30 minuta, ndihmës gjykatësja Ellen Gesmer i kërkoi avokatin të zotit Trump, Todd Blanche, më shumë sqarime mbi argumentin e tij se imuniteti nga ndjekja penale e një presidenti shtrihet edhe në periudhën e tranzicionit, nga fitorja tek inaugurimi.

"A keni ku e mbështesni konceptin se imuniteti presidencial shtrihet edhe tek një president i zgjedhur?”, ishte pyetja që shtroi ndihmës gjykatësja Ellen Gesmer.

Zoti Blanche u përgjigj “jo” duke shtuar se "nuk ka pasur kurrë më parë një rast si ky".

Por zoti Blanche ngriti gjithashtu edhe mundësinë që gjyqtari i çështjes, Juan Merchan, të japë një masë dënimi me burg, që do zgjaste sipas tij pas inaugurimit të zotit Trump më 20 janar, edhe pse vetë gjyqëtari ka dhënë sinjaleve se nuk ka në plan ta bëjë një gjë të tillë.

Zonja Gesmer i kërkoi avokatit të zyrës së Prokurorit të Manhatanit, Alvin Bragg, që të trajtojë argumentin e avokatëve të zotit Trump, se dënimi, do të ndërhynte tek tranzicioni presidencial.

Steven Wu, avokati i shtetit, tha se zoti Merchan e kishte trajtuar këtë çështje duke planifikuar dhënien e dënimin përpara inaugurimit, duke lejuar që zoti Trump të mos paraqitej fizikisht, por virtualisht në seancë, si dhe duke dhënë sinjale se nuk parashikonte dënimin e tij me burg.

Zoti Wu vuri gjithashtu në dukje se dhënia e masës së dënimit ishte planifikuar fillimisht për në korrik dhe se ishte shtyrë disa herë me kërkesë të zotit Trump. Ai hodhi poshtë argumentet e ish-presidentit se koha kur do ishte caktuar dhënia e dënimit ishte “e palogjikshme”. Zonja Gesmer u duk se ra dakord me një arsyetim të tillë.

"Nëse ai ishte i shqetësuar për këtë çështje, ai mund të kishte lejuar që ky proces të ishte kryer në korrik dhe në shtator", tha zonja Gesmer.

Duke iu referuar gjykatësit Merchan, zoti Trump tha të martën se ai është një "gjyqtar pa parime" e që po ndërlikonte kryerjen e një tranzicioni të qetë të pushtetit.

Mos harroni që ky është një njeri që tha se dëshironte që tranzicioni të ishte i qetë”, u tha zoti Trump gazetarëve të martën në Mar A Lago përpara se të niste seanca në apel.

Zoti Trump shtoi se gjykatësi punon për t’u krijuar shqetësime amerikanëve ndërsa theksoi se ai nuk ka bërë asnjë shkelje ligjore.

Çështja buroi nga një pagesë prej 130,000 dollarësh që ish-avokati i zotit Trump, Michael Cohen, i bëri aktores së filmave për të rritur, Stormy Daniels, me qëllim sigurimin e heshtjes së saj para zgjedhjeve të vitit 2016 mbi një marrëdhënie intime që ajo thotë se ka patur me zotin Trump një dekadë më parë. Vetë zoti Trump e ka hedhur poshtë një gjë të tillë.

Zoti Trump ka argumentuar se prokurori i Manhatanit Alvin Bragg, një demokrat, e ngriti padinë me synimin për të dëmtuar shanset e tij për t’u rizgjedhur në vitit 2024.

Kjo çështje e bën Trump presidentin si dhe ish-presidentin e parë amerikan, që akuzohet dhe dënohet për vepra penale./VOA

donald trump

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj