LIVE UPDATES
Bota

Trump nuk përjashton përdorimin e forcës ushtarake për të marrë nën kontroll Groenlandën dhe Kanalin e Panamasë, për Kanadanë vetëm forcë ekonomike

Trump po ashtu foli edhe për mundësinë që Kanadaja t’i bashkohej Shteteve të Bashkuara. Ai tha se për një gjë të tillë ai nuk do të mbështetej tek forca ushtarake, por në “forcën ekonomike”.

7 Janar 2025, 20:58 Nga N.F
Trump nuk përjashton përdorimin e forcës ushtarake për
Trump

SHBA- Presidenti i zgjedhur Donald Trump nuk përjashtoi përdorimin e forcës ushtarake për të marrë nën kontroll Kanalin e Panamasë dhe Groenlandën, gjatë një konference shtypi të martën, duke thënë se kontrolli amerikan i dyjave është jetik për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara.

Në një konferencë me gazetarë vetëm dy javë para se të marrë mandatin e ri më 20 janar,  Trump la të hapur mundësinë që të përdorë ushtrinë amerikane për të siguruar kontrollin ndaj këtyre dy territoreve.

“Nuk mund të zotohem”, tha ai, i pyetur nëse do të përjashtonte përdorimin e ushtrisë. “Ndodh që do të duhet të bëjmë diçka. Kanali i Panamasë ka rëndësi jetike për vendin tonë”.

Më pas ai shtoi se “Groenlanda na duhet për qëllime të sigurisë kombëtare”. Groenlanda është territor autonom i Danimarkës, një aleat tradicional i Shteteve të Bashkuara dhe njëra prej shteteve themeluese të NATO-s.

Trump po ashtu foli edhe për mundësinë që Kanadaja t’i bashkohej Shteteve të Bashkuara. Ai tha se për një gjë të tillë ai nuk do të mbështetej tek forca ushtarake, por në “forcën ekonomike”. Ndërkohë, djali i madh i Presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump po viziton Groenlandën të martën në kuadër të një vizite private, duke nxitur spekulime se administrata e re e Shteteve të Bashkuara do të synojë që ta marrë nën kontroll territorin danez, të pasur me minerale.

Transmetuesi shtetëror danez njoftoi se avioni i Donald Trump Jr. arriti në Nuuk, kryeqyteti i territorit të madh dhe të akullt, që ka 57 mijë banorë. Mediat vendase transmetuan pamje të tij duke ecur në pistën e mbuluar me borë.

Qeveria e Groenlandës tha përmes një deklarate se zoti Trump Jr. Ndodhet atje në “një vizitë private” dhe se nuk bëhet fjalë për vizitë zyrtare, duke njoftuar se përfaqësuesit e Groenlandës nuk do të takohen me të. Groenlanda është një territor autonom që është pjesë e Danimarkës.

Sekretari i Përhershme në Departamentin e Punëve të Jashtme të Groenlandës, Mininguaq Kleist i tha agjencisë së lajmeve Associated Press se autoritetet ishin njoftuar se zoti Trump Jr do të qëndronte atje për katër ose pesë orë.

As delegacioni i zotit Trump Jr. e as zyrtarët qeveritarë të Groenlandës nuk kërkuan takim, sipas zotit Kleist. Por pavarësisht kësaj, vizita ka ngjyrim politik. Territori në Arktik, është zonë e një rëndësie strategjike për Shtetet e Bashkuara, Kinën, Rusinë dhe të tjerët.

Ishulli më i madh i botës, Groenlanda shtrihet ndërmjet oqeanit Atlantik dhe atij Arktik dhe 80 për qind e territorit të saj është e mbuluar me shtresë akulli. Aty gjendet një bazë e madhe ushtarake amerikane.

“Po dëgjoj që popullsia e Groenlandës janë ‘MAGA’ (inicialet e sloganit ‘Ta bëjmë Amerikën përsëri të madhërishme’. Djali im, Don Jr dhe përfaqësues të ndryshëm do të shkojnë atje për të vizituar disa nga pjesët më të mrekullueshme” Presidenti i zgjedhur Trump shkroi në një postim në platformën e tij sociale të hënën mbrëma.

“Groenlanda është një vend i mahnitshëm dhe banorët do të përfitojnë shumë nëse dhe kur të bëhet pjesë e shtetit tonë”, shkroi zoti Trump. “Do ta mbrojmë dhe do ta ruajmë nga një botë e rrezikshme. TA BËJMË GROENLANDËN SËRISH TË MADHËRISHME!”

Kryeministri i Groenlandës Mute Egede ka bërë thirrje për pavarësi nga Danimarka, duke theksuar në fjalimin e tij të Vitit të Ri se pavarësia do të ishte një mënyrë për t’u çliruar nga e kaluara koloniale. Por Kryeministri Egede po ashtu tha se ai nuk është i interesuar që Groenlanda të bëhet pjesë e Shteteve të Bashkuara, duke këmbëngulur që ishulli nuk është në shitje.

Kryeministri danez Mette Frederiksen tha të martën se e ardhmja e Groenlandës do të vendoset nga Groenlanda dhe i quajti Shtetet e Bashkuara aleatin më të rëndësishëm të Danimarkës.

Mbreti i Danimarkës Frederik X po rithekson të drejtat e shtetit të tij ndaj Groenlandës dhe Ishujve Faroe, një arkipelag që vetëqeveriset ndërmjet Islandës dhe Norvegjisë në pjesën veriore të Oqeanit Atlantik.

Muajin e kaluar, mbreti ndryshoi stemën e Danimarkës për të përfshirë pjesët që përfaqësojnë Groenlandën dhe Ishujt Faroe. Groenlanda përfaqësohet nga një ari i argjendtë me gjuhë të kuqe. Shpallja mbretërore theksoi se që nga viti 1194, stema mbretërore “ka simbolizuar legjitimitetin dhe sovranitetin e shtetit dhe të monarkut”.

“Të gjithë jemi të bashkuar dhe secili prej nesh është i përkushtuar ndaj Mbretërisë së Danimarkës .... deri në Groenlandë”, tha mbreti në fjalimin e tij të Vitit të Ri.

Gjatë mandatit të tij të parë, Presidenti i zgjedhur amerikan e kishte përmendur blerjen e Groenlandës, e cila fitoi të drejtën për vetëqeverisje nga Danimarka në vitin 1979. Zoti Trump anuloi një vizitë të planifikuar në Danimarkë në gusht të vitit 2019 pasi kryeministri danez e hodhi poshtë këtë ide.

Zoti Trump e ringjalli këtë temë muajin e kaluar kur njoftoi për emërimin e ambasadorit të SHBA-ve në Danimarkë, duke shkruar: “për shkaqe të sigurisë kombëtare dhe lirisë në tërë botën, Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndihen që pronësia dhe kontrolli i Groenlandës është një domosdoshmëri absolute”.

Djali i tij i madh, Don Jr, është figurë e rëndësishme në lëvizjen politike të babait të tij dhe është pjesë e ekipit të tranzicionit të presidentit, që përzgjedh pjesëtarët e administratës së ardhshme në Shtëpinë e Bardhë./VOA

kanada shba trump groenlande kanali i panamase

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj