LIVE UPDATES
Bota

Trump: Pasoja të rënda nëse Hamasi nuk i liron pengjet

Ai bëri thirrje për lirimin e pengjeve të marra nga Hamasi më shumë se një vit më parë, duke thënë prerazi gjashtë herë se në kundërtën “tmerri do të pasojë”.

8 Janar 2025, 07:24 Nga M.B
Trump: Pasoja të rënda nëse Hamasi nuk i liron pengjet
Donald Trump

SHBA- Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, mbajti të martën një konferencë shtypi në rezidencën e tij në Florida. Ai shpjegoi qëndrimin e tij lidhur me çështjet kyçe të politikës së jashtme ndërsa merr drejtimin e Shteteve të Bashkuara më 20 janar. Ai bëri thirrje për lirimin e pengjeve të marra nga Hamasi më shumë se një vit më parë, duke thënë prerazi gjashtë herë se në kundërtën “tmerri do të pasojë”.

Sulmi brutal terrorist i grupit militant palestinez ndaj popullsisë civile në Izrael shkaktoi një konflikt të ashpër që ka nxitur trazira në rajon dhe shkaktuar vdekjen e mijëra civilëve. Përpara konferencës së shtypit, i dërguari i tij special për Lindjen e Mesme i informoi gazetarët lidhur me bisedimet e tij të fundit të nivelit të lartë në rajon, duke thënë se ishte “në prag të arritjes së një marrëveshjeje” dhe se do të kthehej në rajon gjatë ditëve në vazhdim.

“Nuk dua t’i dëmtoj negociatat tuaja”, i tha zoti Trump të dërguarit Steve Witkoff. “Por nëse ata nuk lirohen përpara se të marr detyrën, tmerri do ta përfshijë Lindjen e Mesme dhe nuk do të jetë një situatë e mirë për Hamasin, dhe sinqerisht për askënd”.

Sa i përket Ukrainës, zoti Trump shprehu interes për t'u takuar me udhëheqësin rus dhe përsëriti zotimin e tij për të "zgjidhur" konfliktin në Ukrainë. Zoti Trump nuk ka shpjeguar se si do ta bënte këtë. Kur u pyet për një kërkesë kyçe të planit të paqes të Ukrainës, që ky vend të lejohet t’i bashkohet NATO-s, zoti Trump tha: “Pikëpamja ime është se gjithmonë ka qenë e kuptueshme” se Ukraina nuk do të pranohet në aleancë.

Ai përsëriti kërcënimet e tij për tarifa kundër Kanadasë dhe Meksikës dhe qëndrimin e tij se Kanadaja duhet të jetë një shtet i SHBA-së. Zoti Trump tha se emri Gjiri i Meksikës do të ndryshojë në Gjirin e Amerikës. Profesoresha Thessalia Merivakie e Universitetit Georgetown, tha se zoti Trump shpesh i përdor situatat e tilla si pjesë të strategjisë.

“Trump njihet për hedhjen e ideve dhe qëndrimeve të debatueshme për të tërhequr vëmendjen dhe nxitur interes dhe mbulim mediatik”.

Trump nuk ka thënë se si Shtetet e Bashkuara do të marrin kontrollin e Groenlandës, ishullit të madh që është një territor autonom i Danimarkës. Të martën, ai përsëriti qëndrimin e tij se marrja e kontrollit është pjesë e sigurisë ekonomike. Kur u pyet drejtpërdrejt nëse ai do të angazhohej që të mos përdorte forcën ushtarake ose ekonomike për të marrë kontrollin e Groenlandës dhe Kanalit të Panamasë, zoti Trump u përgjigj: “Nuk mund t'ju siguroj për asnjërën nga këto të dyja".

Trump e ka akuzuar Panamanë për shkeljen e traktatit sipas të cilit Shtetet e Bashkuara hoqën dorë nga kontrolli i kanalit të famshëm më shumë se katër dekada më parë, nën presidentin e atëhershëm Jimmy Carter.

“Dhënia e kontrollit të kanalit Pamasë ishte një gabim shumë i madh”, tha zoti Trump. “Dhënia e kontrollit në atë mënyrë ishte e pafalshme dhe besoj se kjo është arsyeja pse Jimmy Carter i humbi zgjedhjet.”

Trump tha se do të “merrte vendime për falje të mëdha” në ditën e parë të marrjes së detyrës. Ai u pyet lidhur me zotimet e mëparshme për faljen e disa prej më shumë se 1500 individëve të akuzuar për krime në lidhje me trazirat e 6 janarit 2021 në ndërtesën e Kongresit. Presidenti i ardhshëm përsëriti gjithashtu angazhimet e bëra në të kaluarën lidhur me eliminimin e ‘katrahurës’ së rregulloreve mjedisore për të lehtësuar investimet.

Trump përsëriti zotimin për nxjerrjen e naftës në vend, duke anuluar urdhrat e fundit të Presidentit Biden për ndalimin e shpimeve në zonat bregdetare. Ai e akuzoi Presidentin Biden për dëmtimin e politikave të jashtme, duke thënë se, “Po marr pushtetin ndërsa bota po digjet”./ VOA

donald trump

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj