4 Shkurt 2023, 23:33
Nga k.m.
Foto ilustruese
Çështja e krijimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë ka qenë temë kryesore e ditëve të fundit duke angazhuar diplomatë nga e gjithë bota dhe për këtë çështje ka reaguar dhe Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë.
Në një komunikatë për shtyp, ky këshill bën me dije se për krijimin e asociacionit duhet të zbatohen 3 parime që kanë të bëjnë me moscënimin e Kushtetutës së Kosovës, kjo strukturë të mos jetë një-etnike si dhe nuk mund të trajtohet e shkëputur nga marrëveshja përfundimtare në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, si dy vende sovrane.
“Për sa i përket marrëveshjes për themelimin e Bashkësisë të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, KASH sjell në vëmendje se themelimi i kësaj Bashkësie ka mbetur çështje e hapur nga viti 2015 dhe kjo ka ndodhur për shkak të druajtjes së arsyeshme në Prishtinë se ai entitet mund të shndërrohet në instrument të Serbisë për të minuar sovranitetin shtetëror dhe funksionalitetin kushtetues të Republikës së Kosovës.
Për të shmangur një rrezik të tillë, çdo veprim apo proces eventual lidhur me krijimin e Bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë duhet të ketë për bazë tri parime themelore:
Së pari, Bashkësia e Komunave me Shumicë Serbe nuk duhet të cënojë parimet themeltare kushtetuese të Republikës së Kosovës, siç është sovraniteti, epërsia e kushtetutës dhe karakteri unitar i Republikës së Kosovës.
Së dyti, Bashkësia e Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë nuk mund të jetë strukturë një-entike dhe as pushtet i ndërmjetëm në mes të nivelit qëndror dhe komunave të caktuara.
Së treti, Bashkësia e Komunave me Shumicë Serbe nuk mund të trajtohet e shkëputur nga marrëveshja përfundimtare në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, si dy vende sovrane dhe të pavarura që e njohin njëra tjetrën si të tilla,”- shkruhet mes të tjerash në komunikatë.
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë shpreh bindjen e plotë se Republika e Kosovës, si gjithmonë, do të sillet si shtet i përgjegjshëm, që ruan interesat shtetërore dhe aleancat strategjike, i përkushtuar për paqe dhe stabilitet në rajon dhe integrime Euro-Atlantike./Express
ceshtja e asociacionit
Bota
4 Shkurt 2023, 22:43
k.m.
Pamje nga lufta në Ukrainë
KIEV- "Ukrainasit do të luftojnë për aq kohë sa të munden për të mbajtur qytet...
Bota
4 Shkurt 2023, 22:37
k.m.
Joe Biden
SHBA- Avionët luftarakë ushtarakë amerikanë rrëzuan një tullumbace të dyshuar spiune kineze teksa lundronte n&...
Bota
4 Shkurt 2023, 22:40
k.m.
Massimiliano Sestito
ITALI- Vrasësi i Ndrangheta Massimiliano Sestito është kapur në zonën e Napolit. Ai ishte në k...
Bota
4 Shkurt 2023, 22:30
k.m.
Mreti Charles III dhe 2 djemtë e tij
Sikurse i tha gazetari i ITV, Tom Bradbi, Princit Herri gjatë asaj që ishte intervista mbretërore ...
Bota
4 Shkurt 2023, 22:15
k.m.
Lloyd Austin
SHBA- Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin tha se balona e rrëzuar nga SHBA mbi Oqeanin Atlantik të shtunën po p&...
Bota
4 Shkurt 2023, 22:00
k.m.
Foto nga parlamenti i Serbisë
BEOGRAD- Debati për çështjen e Kosovës ka zgjatur 2 ditë në Parlamentin e Kosovës,...
Bota
4 Shkurt 2023, 21:56
k.m.
Pamje nga Kosova
Amina Omid, 27 vjeçe, lindi në provincën Ghor në Afganistan. Ka gjashtë vjet që ajo ushtron profesionin e ...
Bota
4 Shkurt 2023, 21:40
k.m.
Foto ilustruese
Prej dy ditësh një tullumbace spiune kineze ka fluturuar në qiellin e veriperëndimit të Shteteve të Bashkuara...
Bota
4 Shkurt 2023, 21:28
k.m.
Jamie Oliver
BRITANI E MADHE- Ministria e Drejtësisë dëshiron të ndërtojë dy "mega burgje" vetëm katër 4 nga sht&eu...
Bota
4 Shkurt 2023, 21:17
k.m.
Momenti i çarjes së balonit kinez
SHBA- Travis Huffstetler, një fotograf lokal në Myrtle Beach, Karolina e Jugut, tha se ishte dë...