LIVE UPDATES
Bota

Këshilli i BE-së miraton planin prej 6 miliardë eurosh për reforma dhe rritje ekonomike në Ballkanin Perëndimor

Tani, hapi i radhës është që Parlamenti Evropian ta miratojë qëndrimin e vet, me gjasë javën e ardhshme, para se të nisin bisedimet mes tri institucione kryesore të BE-së, Komisionit, Këshillit dhe Parlamentit, për ta formalizuar përfundimisht këtë plan

6 Mars 2024, 17:59 Nga S.N
Këshilli i BE-së miraton planin prej 6 miliardë eurosh për
BE

BRUKSEL- Vendet anëtare të Bashkimit Evropian u pajtuan të mërkurën gjatë një takimi të ambasadorëve në Bruksel për një qëndrim të përbashkët të Këshillit të BE-së për planin gjashtë miliardësh për reforma dhe rritje ekonomike për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Tani, hapi i radhës është që Parlamenti Evropian ta miratojë qëndrimin e vet, me gjasë javën e ardhshme, para se të nisin bisedimet mes tri institucione kryesore të BE-së, Komisionit, Këshillit dhe Parlamentit, për ta formalizuar përfundimisht këtë plan. Në njoftimin e Këshillit të BE-së thuhet se qëllimi i këtij plani është t’i ndihmojë vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor në procesin e reformave dhe në rritjen ekonomike, në mënyrë që ato ta përshpejtojnë anëtarësimin në BE.

Në këtë plan, Bashkimi Evropian ka planifikuar t’i ndajë 6 miliardë euro për Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Bosnje e Hercegovinën dhe Serbinë për periudhën 2024-2027. Sipas zëvendëskryeministrit kosovar, Besnik Bislimi, Kosova pritet të përfitojë 950 milionë euro  njëherësh fondin më të madh të ndarë ndonjëherë nga blloku për të, në një periudhë relativisht të shkurtër.

Plani, i paraqitur fillimisht nga Komisioni Evropian në nëntor të vitit 2023 dhe tani i mbështetur edhe nga Këshilli, parasheh që dy miliardë euro të jenë fonde të pakthyeshme, ndërsa katër miliardët tjerë të jepen në formën e kredive të volitshme. Por, Këshilli tërheq vërejtjen se pagesat do të jenë të kushtëzuara me kritere të rrepta, të cilat kanë të bëjnë me reformat në sundimin e ligjit dhe me respektimin e interesave financiare të bllokut.

Në njoftimin e Këshillit të BE-së të mërkurën, thuhet se një përqendrim i rritur i kushtohet përshtatjes së partnerëve me qëndrimet e BE-së në fushën e politikës së jashtme dhe të sigurisë. Megjtihatë, në dokumentin e miratuar nga Këshilli nuk përmendet në mënyrë të prerë si parakusht përshtatja me qëndrimet e politikës së jashtme të bllokut.

Në të thuhet në mënyrë më të përgjithësuar se “përfituesit duhet të dëshmojnë përkushtim të besueshëm ndaj vlerave evropiane, përfshirë edhe përmes përshtatjes së tyre me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë së bllokut, përfshirë edhe masat kufizuese“.

Parlamenti Evropian ka propozuar që përshtatja me qëndrimet e BE-së në politikën e jashtme të jetë parakusht i qartë dhe që të përmendet edhe formalisht se kjo nënkupton edhe mbështetjen e sanksioneve kundër Rusisë. Serbia është vendi i vetëm i Ballkanit, i cili nuk është përshtatur deri tani me qëndrimet e BE-së në lidhje me sanksioneve ndaj Rusisë.

Sikurse Këshilli, ashtu edhe Komisioni dhe Parlamenti Evropian si parakusht specifik për Kosovën dhe Serbinë e përmendin angazhimin e tyre konstruktiv në normalizimin e marrëdhënieve dhe zbatimin e të gjitha obligimeve nga marrëveshjet e dialogut të ndërmjetësuar nga vetë BE-ja.

Në qëndrimin e Këshillit thuhet se, nëse vlerësohet se ndonjë vend i rajonit nuk i ka përmbushur kushtet, atëherë atij vendi do t’i pezullohet pagesa nga ky plan. Dhe, nëse më vonë ndryshon gjendja dhe ai vend përsëri i përmbush kriteret e caktuara, atëherë fondet do të zhbllokohen për të. Në të gjitha këto raste, propozimin duhet ta bëjë Komisioni Evropian, ndërsa Këshilli do ta aprovojë në një afat prej më së shumti një muaji.

Marrë nga REL

bashkimi evropian ballkani perednimor

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj