Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Serbët lokalë që 19 ditë kanë ngritur barrikada në veri, në shenjë pakënaqësie me arrestimin e ish-policit serb të Kosovës, Dejan Pantiq.

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, tha të mërkurën se mbështet dialogun ndërmjet të gjitha palëve për të zbutur tensionet në veri të vendit.
“Është e rëndësishme që të gjitha palët e përfshira të shmangin çdo retorikë apo veprim që mund të shkaktojë tensione dhe të përshkallëzojë situatën”, tha komandanti i Forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR), Angelo Michele Ristuccia.
“Zgjidhjet duhet të kërkohen përmes dialogut”, shtoi ai.
Më 27 dhjetor, në veri të Kosovës janë vendosur dy barrikada të reja. Gjithashtu një barrikadë u ngritë edhe në anën serbe të kufirit në Merdare.
Serbët lokalë që 19 ditë kanë ngritur barrikada në veri, në shenjë pakënaqësie me arrestimin e ish-policit serb të Kosovës, Dejan Pantiq.
Avokati i tij, Nebojsha Vllaiq, ka konfirmuar sot për Radion Evropa e Lirë se klientit të tij i është zëvendësuar masa e paraburgimit me arrest shtëpiak.
Barrikadat e tjera janë të vendosura kryesisht në rrugë magjistrale në veri që çojnë drejt pikëkalimeve kufitare Jarinjë dhe Bërnjak, që lidhin Kosovën dhe Serbinë.
Që kur janë ngritur barrikadat, në veri të Kosovës janë shënuar një numër i incidentesh me armë zjarri, granata dore dhe shok bomba.
Cak i sulmeve kanë qenë pjesëtarët e Policisë së Kosovës, të misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX), patrulla të KFOR-it dhe gazetarët.
Qeveria e Kosovës tha më26 dhjetor se është në komunikim të vazhdueshëm me misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR, dhe po pret që ata të veprojnë, duke theksuar që Policia e Kosovës ka të gjitha kapacitetet për të hequr barrikadat./REL
Kosova do të strehojë për dy vjet pesë gazetarë afganë, të cilët po ikin nga persekutimi në shtetin e tyre. Atyre...
auto rubate porto sequestro ITALI- Një kamion i ngarkuar me makina luksoze që do të nisej drejt Shqipërisë i është n&eum...
Netflix SHBA- Shumë prej abonentëve të Netflix ndajnë fjalëkalime dhe sigurisht, kjo është diçka që kompania...
Putin RUSI- Vladimir Putin shkarkoi një gjeneral pasi u zbulua se ai u kishte thënë miqve se "lufta në Ukrainë &eum...
Anndel Taylor SHBA- Stuhia e fundjavës së Krishtlindjeve në Nju Jorkun perëndimor ka marrë më shumë se 35 jetë, dhe...
Lëkundjet e tërmetit GREQI- Një tërmet i fortë 4.9 Rihter ka ndodhur në Evia dhe është ndjerë në Atik&eum...
Sara Khadem IRAN- Dy shahiste iraniane kanë dalë kundër rregullave të regjimit duke garuar në një turne ndërkombëta...
Alexei Maslov RUSI- Një ish-shef i ushtrisë ruse ka ndërruar jetë në moshën 69-vjeçare. Asnjë shpjegim ...
Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se autoritetet “nuk do të bisedojnë dhe bashkëpunojnë...
Daniel Serëer KOSOVË- Profesori i njohur amerikan nga Universiteti Johns Hopkins dhe ekspert i situatës në Ballkan, Daniel Serëer ...