28 Dhjetor 2022, 14:17
Nga A.B
Putin
RUSI- Vladimir Putin shkarkoi një gjeneral pasi u zbulua se ai u kishte thënë miqve se "lufta në Ukrainë është zvarritur", raporton gazeta britanike "Daily Mail".
Eduard Chernovolchev mbikëqyri sektorin e shërbimeve ruse të sigurisë FSB (ish KGB), ku në një laborator sekret zhvillohen helme të ndryshme. Ai drejtoi NII-2 FSB, një institut kërkimor që zhvillon helme vdekjeprurëse të përdorura kundër armiqve të Kremlinit, tha një burim i paidentifikuar.
Shembulli më i fundit ishte helmi i dyshuar i përdorur kundër liderit të opozitës ruse Alexei Navalny, i cili mbetet në burg. Sipas raporteve, stafi i Chernovolchev ishte i përfshirë drejtpërdrejt në helmimin e Navalny me agjentin nervor Novichok dhe një tjetër kundërshtar të Putinit, Vladimir Kara Murza, i cili dyshohet se u helmua dy herë në 2015 dhe 2017. Të dy, Navalny dhe Kara Murza janë në burgjet në Rusi si të burgosurit politikë.
Vlen të përmendet se Eduard Chernovolchev kishte jetuar më parë në Kiev dhe fillimisht ishte i pakënaqur për luftën që filloi më 24 shkurt. " Atij i erdhi shumë keq për fillimin e operacionit ushtarak në Ukrainë dhe, ndërsa ishte në shoqërinë e miqve të tij, ai tha më shumë se një herë se situata ka dalë jashtë kontrollit.“, tha një burim.
Kremlini, siç pritej, i mori këto komente si mosbesim ndaj regjimit dhe e largoi atë nga posti i tij. Vlen të përmendet se, sipas njoftimit zyrtar të Kremlinit, gjenerali Chernovolchev u hoq nga detyra.
putin
Bota
28 Dhjetor 2022, 13:41
a.l
Anndel Taylor
SHBA- Stuhia e fundjavës së Krishtlindjeve në Nju Jorkun perëndimor ka marrë më shumë se 35 jetë, dhe...
Bota
28 Dhjetor 2022, 13:49
k.m.
Lëkundjet e tërmetit
GREQI- Një tërmet i fortë 4.9 Rihter ka ndodhur në Evia dhe është ndjerë në Atik&eum...
Bota
28 Dhjetor 2022, 13:31
a.l
Sara Khadem
IRAN- Dy shahiste iraniane kanë dalë kundër rregullave të regjimit duke garuar në një turne ndërkombëta...
Bota
28 Dhjetor 2022, 13:19
a.l
Alexei Maslov
RUSI- Një ish-shef i ushtrisë ruse ka ndërruar jetë në moshën 69-vjeçare. Asnjë shpjegim ...
Bota
28 Dhjetor 2022, 13:05
a.l.
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se autoritetet “nuk do të bisedojnë dhe bashkëpunojnë...
Bota
28 Dhjetor 2022, 12:42
a.l
Daniel Serëer
KOSOVË- Profesori i njohur amerikan nga Universiteti Johns Hopkins dhe ekspert i situatës në Ballkan, Daniel Serëer ...
Bota
28 Dhjetor 2022, 12:42
a.l
Aeroporti i Prishtinës
KOSOVË- Shërbimi ndaj udhëtarëve në aeroportin 'Adem Jashari' në Prishtinë është k...
Bota
28 Dhjetor 2022, 12:27
k.m.
Yoon Suk-yeol
Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol, tha çdo provokim i Koresë së Veriut duhet të përballet pa h...
Bota
28 Dhjetor 2022, 12:19
a.l
Albin Kurti
KOSOVË- Kreu i qeverisë së Kosovës Albin Kurti tha se nuk mund të komentojë vendimet e organeve shtetërore, ...
Bota
28 Dhjetor 2022, 12:21
k.m.
Ramush Haradinaj
TIRANË- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se skenari i regj...