Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Presidenti kinez, Xi Jinping e hapi samitin vjetor të vendeve të BRICS-it me një apel kundër sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë. Kurse Presidenti rus Putin e akuzoi Perëndimin për egoizëm.
Kina dhe Rusia e përdorën samitin e këtij viti të BRICS-it për të kritikuar ashpër Perëndimin. Vendet e BRICS-it, ku bëjnë pjesë edhe Brazili, India dhe Afrika e Jugut, duhet të "marrin më shumë përgjegjësi" dhe të punojnë për "barazi dhe drejtësi" në botë dhe t'u kundërvihen "sanksioneve të njëanshme”, tha në fjalën e tij të hapjes në samitin virtual presidenti kinez Xi Jinping.
Grupi BRICS- i emërtuar sipas shkronjave të para emrave të pesë vendeve anëtare - takohet një herë në vit që nga viti 2009. Për shkak të masave të rrepta kundër koronës në Kinë, e cila është mikpritëse zyrtare e këtij viti, samiti po zhvillohet si video-konferencë.
Putini fajëson Perëndimin për krizën ekonomike
Presidenti rus, Vladimir Putin, fajësoi Perëndimin për krizën ekonomike globale. "Vetëm në bazë të një bashkëpunimi të ndershëm dhe reciprokisht të dobishëm mund të gjejmë një rrugëdalje nga kriza, në të cilën ka rënë ekonomia botërore për shkak të veprimeve egoiste dhe të pamenduara të disa vendeve, të cilat duke përdorur mekanizmat financiarë po i përcjellin gabimet e tyre në makroekonomi në të gjithë botën”, tha Putini.
Shefi i Kremlinit tha se në këtë kontekst grupit BRICS i takon një rol të veçantë dhe ai duhet të marrë drejtimin për krijimin e një "bote multipolare" në të cilën marrëdhëniet midis shteteve bazohen në të drejtën ndërkombëtare.
Kina ka njoftuar se po përpiqet për ta zgjeruar formatin BRICS duke përfshirë edhe shtete të tjera, prandaj pas mbledhjes së liderëve të BRICS-it do të organizohet edhe një takim tjetër online, në të cilin janë ftuar një sërë vendesh në zhvillim.
Ndryshe nga vendet e grupit G7, të cilët do të takohen të dielën në Elmau të Bavarisë për samitin e këtij viti që organizohet nën kryesinë e Gjermanisë, shtetet anëtare të BRICS-it deri tani i kanë shmangur kritikat ndaj Rusisë dhe kanë dënuar vazhdimisht sanksionet e vendosura nga Perëndimi. India, për shembull, po mban një qëndrim neutral ndaj konfliktit, sepse vendi ka lidhje të gjata dhe të ngushta me Rusinë, dhe shumica e pajisjeve të saj ushtarake vijnë nga atje. Po ashtu India ka rritur ndjeshëm kohët e fundit sikurse dhe Kina importet e naftës nga Rusia. Brazili është shprehur gjithashtu kundër sanksioneve për shkak të ndikimit negativ për tregtinë dhe ekonominë.
Udhëheqësit e dy prej vendeve të BRICS-it marrin pjesë si të ftuar edhe në samitin e G7 në Elmau: Kryeministri i Indisë Narendra Modi dhe Presidenti i Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa.
Marrë nga DW
Volodymyr Zelenskyy UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka postuar një shkrim një Telegram duke rikujtuar edhe njëher&eum...
Lufta ne Ukraine UKRAINË- Ministria ruse e mbrojtjes, ka njoftuar se ka rrethuar deri në 2000 trupa ukrainase në rajonin e Donbasit. ...
Bujar Osmani MAQEDONI E VERIUT- Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka reaguar për herë të parë pas lajmit se Kuvendi ...
Parlamenti i Bullgarisë miratoi me 170 vota për dhe 36 kundër propozimin francez për zgjidhjen e kontestit me Maqedoninë e Veriut. M...
Lavrov RUSI- Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov pretendoi ditën e sotme se BE dhe NATO po mbledhin një "koalicion" për t’u p&e...
Lufta ne Ukraine UKRAINË-Një makinë bombë në Kherson të pushtuar ka vrarë një zyrtar nga administrata e imponuar ...
Aleksandër Vuçiç SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka reaguar një ditë pasi mori pjes&eum...
53-vjeçari në Greqi GREQI- Zbardhet dëshmia e parë e dhënë në polici nga 53-vjeçari që vrau me thik&...
Pamje nga termeti ne Afganistani AFGANISTAN- Autoritetet talibane në Afganistan njoftuan se kishin ndërprerë operacionet e kërkim...
Miroslav Lajcak BRUKSEL- I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se Samiti BE-Bal...