LIVE UPDATES
Bota

Kina kryen sërish manovra ushtarake pranë Tajvanit

Kina ka rritur presionin e saj mbi ushtrinë e Tajvanit në vitet e fundit duke dërguar aeroplanë luftarakë ose anije të marinës pothuajse çdo ditë drejt ishullit të vetëqeverisur.

9 Janar 2023, 12:24 Nga a.l
Kina kryen sërish manovra ushtarake pranë Tajvanit
Kinë

KINË- Ushtria kineze mbajti stërvitje të përbashkëta të sulmeve luftarake në shkallë të gjëra, duke dërguar avionë luftarakë dhe anije të marinës drejt Tajvanit, thanë ministritë e mbrojtjes të Kinës dhe Tajvanit. Stërvitja përkoi me vizitën e një grupi ligjvënësish gjermanë që zbarkuan në Tajvan të hënën në mëngjes.

Në krye të delegacionit është Marie-Agnes Strack-Zimmermann, e cila drejton Komisionin e Mbrojtjes të Parlamentit Gjerman. Ligjvënësit gjermanë do të takohen me presidentin e Tajvanit, Tsai Ing-wen, si dhe me kreun e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Tajvanit dhe zyrtarë të tjerë.

Kina ka rritur presionin e saj mbi ushtrinë e Tajvanit në vitet e fundit duke dërguar aeroplanë luftarakë ose anije të marinës pothuajse çdo ditë drejt ishullit të vetëqeverisur. Kina pretendon sovranitetin mbi ishullin, i cili u nda nga Kina në vitin 1949 pas një lufte civile.

Stërvitjet e së dielës kanë vazhduar deri të hënën, tha ministria e mbrojtjes e Tajvanit, duke monitoruar avionët luftarakë dhe anijet e marinës kineze në sistemet e saj raketore. Veprimet e Kinës "kanë prishur rëndë paqen dhe stabilitetin në ngushticat e Tajvanit dhe ujërat përreth", tha ministria.

Gjatë 24 orëve nga ora 6 e mëngjesit të së dielës deri në orën 6 të mëngjesit të së hënës, Ushtria Çlirimtare Popullore e Kinës fluturoi me 57 avionë luftarakë dhe lundroi me katër anije drejt Tajvanit, tha Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Tajvanit në një deklaratë të hënën në mëngjes.

Njëzet e tetë nga ata avionë kaluan vijën mesatare të ngushticës së Tajvanit, një kufi jozyrtar që të dyja palët kishin respektuar më parë. Më 8 janar Kina njoftoi për stërvitjet rreth orës 23:00 duke thënë se "objektivi i tyre kryesor ishte praktikimi i sulmeve tokësore dhe sulmeve nga deti".

Në fund të dhjetorit, Kina dërgoi një rekord prej 71 avionësh dhe 7 anijesh drejt Tajvanit, ushtrimi më i madh në shkallë të tillë në vitin 2022. Tajvani do të zhvillojë stërvitjet e tij vjetore ushtarake dyditore duke filluar nga 11 janari. Stërvitja përpara festave të Vitit të Ri Hënor synon të tregojë aftësitë mbrojtëse të Tajvanit./ REL

konflikti kine-tajvan

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj