All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Kina mban tensionet të larta me stërvitjet ushtarake përreth Tajvanit

Mediat ndërkombëtare raportuan gjithashtu për sulme kibernetike në Tajvan të cilat kanë pasur mesazh të qartë kundër vizitës së zonjës Pelosi. Ndërkaq, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken deklaroi sot se nuk do të pranojnë ndryshimin e statusit të Tajvanit.

4 Gusht 2022, 17:13 Nga I.A
Kina mban tensionet të larta me stërvitjet ushtarake përreth
Raketa
All - Paragraf - 1

KINË- Kina lëshoi raketa në stërvitjet më të mëdha ushtarake në Ngushticën e Tajvanit, duke i mbajtur të larta tensionet me Tajvanin, një ditë pasi Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, Nancy Pelosi e vizitoi ishullin. Mediat ndërkombëtare raportuan gjithashtu për sulme kibernetike në Tajvan të cilat kanë pasur mesazh të qartë kundër vizitës së zonjës Pelosi. Ndërkaq, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken deklaroi sot se nuk do të pranojnë ndryshimin e statusit të Tajvanit.

Kina hodhi raketa rreth Tajvanit si pjesë e stërvitjeve ushtarake, një ditë pas vizitës së kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi në ishullin e vetëqeverisur që Pekini e konsideron si pjesë të territorit të tij. Stërvitjet në ngushticën e Tajvanit, përfshinin hedhje raketash në ujërat në veri, jug dhe lindje të ishullit, duke i çuar tensionet në zonë në nivelin më të lartë në një çerek shekulli.

Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit tha se 11 raketa balistike kineze Dongfeng ishin hedhur në ujërat përreth ishullit. Hera e fundit që Kina lëshoi raketa në ujërat përreth Tajvanit ishte në vitin 1996. Të mërkurën, disa zyrtarë tajvanezë njoftuan për një numër të madh të sulmeve kibernetike të cilat kanë paralizuar shërbimet e faqeve të internetit që i takojnë zyrës së presidentit të Tajvanit, ministrive të jashtme dhe asaj të mbrojtjes, ndërsa ekranet në stacionet e trenave kanë pasur mesazhe të qarta kundër vizitës së zonjës Pelosi në Tajvan.

Ndërkaq, Sekretari amerikan i Shtetit, Antoni Blinken i cili është në Kamboxhia për një takim të Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore, ASEAN deklaroi se Uashingtoni nuk ka ndryshuar politikë ndaj Tajvanit e as Kinës.

“Ne kundërshtojmë çdo përpjekje të njëanshme për të ndryshuar status-quonë, veçanërisht me forcë. Ne mbesim të përkushtuar ndaj politikës së një Kine dhe dua të nënvizoj se asgjë nuk ka ndryshuar nga qëndrimi ynë dhe shpresoj shumë që Pekingu nuk do të krijojë një krizë apo të kërkojë një pretekst për të rritur aktivitetin e saj agresiv ushtarak”, tha zoti Blinken.

Michael O’Hanlon i Institutit Brookings thotë se Kina e sheh vizitën e zonjës Pelosi në Tajvan si provokim.

“Kur Tajvani e mirëpret kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve, zyrtaren e tretë më të lartë amerikane, atëherë kjo, në mëndjen e Kinës, në mënyrë të rrezikshme duket se po afron rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike ose të paktën një lloj raporti që duket si marrëdhënie diplomatike, që natyrisht nënkupton se Shtetet e Bashkuara po e trajtojnë Tajvanin si një shtet”, thotë zoti O’Hanlon.

Zonja Pelosi e vazhdoi turin e saj aziatik me një ndalesë në Korenë e Jugut, ku sipas medias ajo nuk e përmendi vizitën e saj në Tajvan. Ajo u takua me homologun e saj koreano-jugor me të cilin ka folur për bashkëpunimin ekonomik dhe rrezikun nga programi bërthamor të Koresë së Veriut. Më pas ajo shkoi në Japoni.

Marrë nga VOA

nancy pelosi antony blinken

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj