All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Këshilltar i presidentit ukrainas,Podoljak: Bisedime pas humbjes së Rusisë

Mihajlo Podoljak është këshilltar në presidencën ukrainase. Në bisedë për Deutsche Wellen ai mbron politikën personale të presidentit ukrainas Selenskyj dhe shpjegon se si mund ta fitojë Ukraina luftën kundër Rusisë.

4 Gusht 2022, 13:45 Nga d.a.
Këshilltar i presidentit ukrainas,Podoljak: Bisedime pas humbjes së
Mihajlo Podoljak
All - Paragraf - 1

UKRAINË-Mihajlo Podoljak është këshilltar në presidencën ukrainase. Në bisedë për Deutsche Wellen ai mbron politikën personale të presidentit ukrainas Selenskyj dhe shpjegon se si mund ta fitojë Ukraina luftën kundër Rusisë.

DW: Zoti Podoljak, më shumë se pesë muaj më parë ka filluar sulmi rus kundër Ukrainës. A ndieni lodhje nga lufta ju personalisht, shoqëria, apo ushtria? 

Mihajlo Podoljak: Keni të drejtë të flisni për lodhje. Kemi të bëjmë me luftë e në luftë nuk duhet të ekzistojë lodhja. Synimi kryesor i Rusisë është të shkatërrojë institucionet shtetërore ukrainase. Kjo gjë nuk është arritur. Prandaj kërkohet të arrihet një synim tjetër, që është pushtimi dhe shkatërrimi i sa më shumë territoreve ukrainase që të jetë e mundur.  

Lodhja është më shumë një iluzion i krijuar nga mediat, gjë për të cilën flasin gazetarët. Shoqëria jonë do të luftojë definitivisht deri në fund, (dhe do të japë gjithçka për të arritur fitoren- shënim i redaktorit), sepse është e ndërgjegjshme për pasojat e humbjes. Publiku europian do të jetë me siguri prezent deri në fund, sepse ai është duke i kuptuar gjithnjë e më shumë rreziqet që dalin nëse Rusia vazhdon të mbetet në formën e tanishme, një shtet agresiv, ekspasionist, shovinist.

"Rusia nuk është Europa"

Sidoqoftë, publiku europian i trembet dimrit të ftohtë, që mund të kalojë nëse ndalohen furnizimet me gaz nga Rusia.

Publiku europian është i ndërgjegjshëm për rreziqet që sjell lufta me vete. Dhe ai nuk e pranon monopolin e Rusisë mbi energjinë. Që do të thotë se ai e kupton, që Rusia nuk mund të jetë partner. Për t'i dhënë fund kësaj varësie energjetike, duhen kapërcyer vështirësitë dhe Europa është e gatshme ta bëjë këtë gjë.

Puna erdhi deri tek lufta, sepse Rusia nuk u dënua në vitin 2008 kur u fut në Gjeorgjinë sovrane dhe pushtoi një pjesë të territorit të saj. Rusia nuk u dënua as në vitin 2014, kur aneksoi Krimenë dhe pushtoi një pjesë të Donjeckut dhe Luhanskit. Në atë kohë duhej të kishte mbështetje më të madhe të parimeve dhe duhej të ishte hequr dorë nga koncepti, sipas të cilit Rusia është pjesë e Europës. Rusia nuk është Europa. Sot, bota e kupton këtë falë Ukrainës, e cila po e paguan një çmim të lartë. 

Le të flasim për ngjarjet e fundit në Ukrainë, shkarkimin e Iryna Venediktovës nga posti i Prokurorit të Përgjithshëm und të Ivan Bakanovit nga posti i Drejtorit të Shërbimit Sekret të Ukrainës (SBU). Pse u morrën këto vendime pikërisht tani?

Unë nuk shoh ndonjë problem tek shkarkimet. Për ne Prokuroria e Përgjithshme është e rëndësishme, për të dokumentuar të gjitha krimet e kryera nga Rusia në Ukrainë. Kjo është një detyrë e madhe, që duket kryer me sa më shumë efektivitet dhe nuk duhet kthyer në teatër, por duhet të çojë tek procese gjyqësore ndërkombëtare. Tek SBU pati ndryshime në kryesi dhe në rajone, sepse puna e shërbimeve sekrete duhet kryer me agresivitet më të madh. Kemi të bëjmë me pengimin e separatizmit. Në shoqërinë civile ndryshimi i një  manaxheri apo një tjetri nuk është konspiracion, por është përpjekje për të gjetur drejtuesit më efektivë.

HIMARS "i kanë ndryshuar shumë" luftimet

Para disa javësh presidenti ukrainas Selenskyj bëri të ditur fillimin e një kundër-ofensive në jug të vendit. Cilat janë arsyet që kjo ofensivë të ketë sukses?

Detajet për këtë mund t'i japë vetëm Shtabi i Përgjithshëm dhe Komandanti i Shtabit. Unë nuk mund të flas për ofensivat, kur dhe si do të kryhet një ofensivë ose një kundër-ofensivë. Natyrisht që ajo do të kryhet. Sepse në fund të fundit këto territore nuk mund t'i lihen thjesht Rusisë.

Kjo do të thotë që kundërofensiva nuk ka filluar ende? 

Ajo është duke u kryer gjatë gjithë kohës. Forcat e armatosura ruse e paguajnë shumë të lartë çmimin për çdo kilometër të marrë në territoret ukrainase. Shumë mirë që ndodh kështu, sepse kjo e lodh ushtrinë ruse.

Njëkohësisht ne kemi marrë HIMARS (High Mobility Artillery Rocket System, raketahedhësit e shumëfishtë amerikanë, shënim i moderatorit), të cilat e kanë ndryshuar shumë pamjen e luftimeve në krahasim me dy muajt e parë.

Artileria ruse preku shumë pozicione tona, sepse kishte në dispozicion një rrjet të paprekur logjistik. Artileria ruse qëllonte çdo ditë deri në 50 mijë goditje. Goditjet janë reduktuar në një të pestën ose një të gjashtën, që kur është vënë në përdorim HIMARS, i cili ka shkatërruar qendrat e logjistikës dhe depot e municioneve. 

Kur të shtohen mundësitë e artilerisë sonë me rreze të gjatë veprimi, përfshirë raketahedhësit, Rusia do të largohet nga territori ynë. Një shembull konkret për një "vullnet të mirë” të kësaj natyre ne e pamë në Ishullin e gjarpërinjve. (Simbol "të vullnetit të mirë” e quajtën forcat e armatosura ruse tërheqjen e tyre nga Ishulli i gjarpërinjve në Detin e Zi, të ndërmarrë pas sulmeve ukrainase, shënim i redaktorit). Një shembull tjetër mund të japë shumë shpejt ura legjendare Antonivka në rajonin e Cherson-it. Kur mbi urë të mos kalohet dot më, Rusia do tregojë sërish "vullnetin e mirë” dhe do të largohet nga Cherson-i. 

Kur të ndryshojnë kaq shumë raportet e forcave, a shihni ndonjë arsye për rifillimin e bisedimeve me Rusinë? 

Jo, nuk ka asnjë arsye. Rusia jeton në një botë tjetër, me iluzionin e një vendi të madh.

Në të vërtetë Rusia është një vend i vogël, pa dobi, me potencial të pakët intelektual. Ajo ka vetëm armë atomike, shumë armë konvencionale dhe burime energjetike. Ata njohin vetëm gjuhën e ultimatumeve. Ata nuk bëjnë bisedime, siç është e zakonshme në diplomaci. Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, ka thënë se synimi i të ashtuquajturave "operacione ushtarake” ka ndryshuar. Dyshohet se ata nuk pretendojnë tani vetëm të ashtuquajturat "Republika popullore”, por pretendojnë edhe territore të tjera të Ukrainës.

"Rusia duhet të përgatitet për për disfata ushtarake"

Cilat janë kushtet që do të bënin të mundura bisedimet? 

Fitore të mëdha taktike të ushtrisë ukrainase në drejtim të jugut dhe lindjes së vendit. Fitore në Cherson, Berdjansk, në daljen në Detin Azov, në rimarrjen e Mariupolit. Nuk bëhet më fjalë për tërheqjen taktike të ushtrisë ruse, por për mënjanimin e maksimumit të forcave dhe armatimeve. Në mënyrë që shoqëria në Rusi të pyesë: "Për çfarë paguhet një çmim kaq i madh me jetë njerëzish?" Prandaj duhet që para uljes sonë në tavolinën e bisedimeve, Rusia të përgatitet për disfata ushtarake.

Intervista është bërë më 21 korrik nga Anna Fil në gjuhën ukrainase dhe është publikuar në një version më të detajuar në gjuhën ukrainase dhe ruse./DW/

mihajlo podoljak lufta ukraine-rusi

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet