LIVE UPDATES
Bota

Kina nxjerr dokumentin: Si do të arrihet ribashkimi me Tajvanin, 0 tolerancë për mbështetësit e pavarësisë

Kina kishte thënë në dy letrat e bardha të mëparshme për Tajvanin, në 1993 dhe 2000, se "nuk do të dërgojë trupa apo personel administrativ për t'u vendosur në Tajvan" pasi të ketë arritur atë që Pekini e quan "ribashkim".

10 Gusht 2022, 15:33 Nga k.m.
Kina nxjerr dokumentin: Si do të arrihet ribashkimi me Tajvanin, 0
Foto ilustruese

PEKIN- Kina ka tërhequr një premtim për të mos dërguar trupa ose administratorë në Tajvan nëse merr kontrollin e ishullit. Kështu shkruhet në një dokument zyrtar të mërkurën, duke sinjalizuar një vendim të presidentit Xi Jinping për t'i dhënë më pak autonomi se sa ishte ofruar më parë. Letra e bardhë e Kinës mbi pozicionin e saj ndaj Tajvanit evetëqeverisur pason ditë të tëra stërvitjesh ushtarake të paprecedentë pranë ishullit, të cilin Pekini e pretendon si territor i tij.

Kina kishte thënë në dy letrat e bardha të mëparshme për Tajvanin, në 1993 dhe 2000, se "nuk do të dërgojë trupa apo personel administrativ për t'u vendosur në Tajvan" pasi të ketë arritur atë që Pekini e quan "ribashkim".

Kjo linjë, që synonte të siguronte Tajvanin se do të gëzonte autonomi pasi të bëhej një rajon i veçantë administrativ i Kinës, nuk u shfaq në letrën e bardhë të fundit. Partia Komuniste në pushtet e Kinës kishte propozuar që Tajvani të mund të kthehej në sundimin e tyre sipas një modeli "një vend, dy sisteme", të ngjashme me formulën sipas së cilës ish-kolonia britanike e Hong Kongut u kthye në sundimin kinez në 1997.

Kjo do t'i ofronte njëfarë autonomie Tajvanit të sunduar në mënyrë demokratike për të ruajtur pjesërisht sistemet e tij sociale dhe politike. Të gjitha partitë kryesore politike tajvaneze kanë hedhur poshtë propozimin "një vend, dy sisteme" dhe ai nuk gëzon pothuajse asnjë mbështetje publike sipas sondazheve. Qeveria e Tajvanit thotë se vetëm njerëzit e ishullit mund të vendosin për të ardhmen e tyre.

Një rresht në letrën e bardhë të vitit 2000 që thoshte "çdo gjë mund të negociohet" për sa kohë që Tajvani pranon se ka vetëm një Kinë dhe nuk kërkon pavarësinë, mungon gjithashtu në letrën e bardhë të fundit.

Letra e bardhë e përditësuar quhet "Çështja e Tajvanit dhe ribashkimi i Kinës në epokën e re". "Epoka e re" është një term që zakonisht lidhet me sundimin e Xi. President Xi pritet të sigurojë një mandat të tretë në një kongres të Partisë Komuniste më vonë këtë vit. Tajvani ka jetuar nën kërcënimin e pushtimit kinez që nga viti 1949, kur qeveria e mundur e Republikës së Kinës iku në ishull pasi Partia Komuniste e Mao Ce Dunit fitoi një luftë civile./Reuters

kina taivan

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj