LIVE UPDATES
Bota

Kina: SHBA-ja duhet të ndryshojë qëndrim ose rrezikon konflikt

SHBA është angazhuar në shtypjen dhe kontrollin e Kinës në vend se të angazhohet në konkurrencë të drejtë dhe të bazuar në rregulla, tha ministri i Jashtëm kinez, Qin Gang, për gazetarët në margjinat e mbledhjes vjetore parlamentare në Pekin.

7 Mars 2023, 18:05 Nga I.A
Kina: SHBA-ja duhet të ndryshojë qëndrim ose rrezikon konflikt
Kine SHBA

KINË- Shtetet e Bashkuara duhet të ndryshojnë pikëpamjen e “shtrembëruar” karshi Kinës ose do të pasojë “konflikti dhe konfrontimi”, tha ministri i Jashtëm i Kinës të martën, teksa mbrojti qëndrimin e Pekinit lidhur me luftën në Ukrainë dhe raportet e ngushta me Rusinë.

SHBA është angazhuar në shtypjen dhe kontrollin e Kinës në vend se të angazhohet në konkurrencë të drejtë dhe të bazuar në rregulla, tha ministri i Jashtëm kinez, Qin Gang, për gazetarët në margjinat e mbledhjes vjetore parlamentare në Pekin.

“Perceptimi dhe pikëpamjet e Shteteve të Bashkuara për Kinën janë thellësisht të shtrembëruara”, tha Qin, që është këshilltar i presidentit kinez, Xi Jinping, dhe deri vonë ishte edhe ambasador i Kinës në Uashington.

“SHBA-ja e sheh Kinën si rivalen kryesore dhe sfidën më të madhe gjeopolitike”, tha ai.

Raportet mes dy superfuqive botërore janë të tensionuara për vite me radhë për një sërë çështjesh, përfshirë Tajvanin, tregtinë dhe së fundmi edhe për luftën në Ukrainë. Por, muajve të fundit raportet u përkeqësuan pasi SHBA-ja rrëzoi një balonë në hapësirën e saj ajrore dhe tha se ajo ishte një balonë kineze e spiunazhit.

SHBA-ja ka thënë se nuk po kërkon konflikt, por Qin tha se kjo i bie në praktikë që Kina nuk duhet të përgjigjet me fjalë ose vepra kur sulmohet.

“Kjo është e pamundur”, tha ai.

Deklaratat e tij janë të ngjashme me ato të pasardhësit të tij, Wang Yi.

“Nëse SHBA-ja nuk frenohet dhe vazhdon të shkojë në rrugën e gabuar, asnjë masë mbrojtëse nuk do ta parandalojë që të dalë nga shinat, që do të shndërrohej në konflikt dhe konfrontim dhe kush do t’i mbajë pasojat katastrofike?”, u shpreh Qin.

Zyrtarët amerikanë shpesh kanë folur për vendosjen e masave mbrojtëse në raportet dypalëshe me Kinën, për të parandaluar që tensionet të përshkallëzohen në krizë. Gjatë konferencës për media, Qin po ashtu tha se “një dorë e padukshme” po shtyn drejt përshkallëzimit të luftës në Ukrainë “për t’iu shërbyer agjendave të caktuara gjeopolitike”, pa specifikuar se kujt i referohet.

Ai përsëriti thirrjet e Kinës se dëshiron dialog për t’i dhënë fund luftës. Kina vitin e kaluar tha se ka partneritet “pa kufi” me Rusinë, disa javë para nisjes së pushtimit të Ukrainës. Pekini ka fajësuar zgjerimin e NATO-s për nxitjen e luftës, duke përsëritur ankesat e Rusisë. Kina ka refuzuar që ta dënojë pushtimin dhe ka mbrojtur qëndrimin e saj për Ukrainën, pavarësisht kritikave të Perëndimit se ka dështuar që ta quajë Rusinë agresore. Kina po ashtu ka mohuar akuzat e SHBA-së se po e shqyrton mundësinë që të furnizojë Rusinë me armë.

Marrë nga REL

tensionet kine-shba

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj