LIVE UPDATES
Bota

"Kishte bashkëpunuar me një shtet të huaj!" Gjykata ruse e dënon me gati 5 vjet burgim ish-punëtorin e konsullatës amerikane

Robert Shonov, ish-punëtor në Konsullatën e SHBA-së në Vladivostok, ishte arrestuar në maj 2023.

1 Nëntor 2024, 10:10 Nga M.B
"Kishte bashkëpunuar me një shtet të huaj!" Gjykata
Foto ilustruese

RUSIA- Një gjykatë në qytetin e lindjes së largët të Rusisë, Vladivostok, e ka dënuar të premten ish-punëtorin e konsullatës amerikane me katër vjet e 10 muaj burgim, për akuzat se kishte bashkëpunuar me një shtet të huaj. Robert Shonov, ish-punëtor në Konsullatën e SHBA-së në Vladivostok, ishte arrestuar në maj 2023.

Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB) e akuzoi atë se “mblodhi të dhëna për operacionin e vecantë ushtarak” në Ukrainë, për thirrjen në ushtri në rajonet ruse dhe ndikimin e saj në “aktivitetet protestuese të popullit para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024”.

Departamenti amerikan i Shtetit vitin e kaluar e dënoi arrestimin e Shonovit dhe deklaroi se akuzat ndaj tij "janë plotësisht pa meritë".

Shonov u akuzua sipas një neni të ri të ligjit rus që kriminalizon "bashkëpunimin në mënyrë konfidenciale me një shtet të huaj, organizatë ndërkombëtare ose të huaj, për të mbështetur aktivitetet e tyre të drejtuara qartësisht kundër sigurisë së Rusisë”.

Kritikët e Kremlinit dhe mbrojtësit e të drejtave të njeriut kanë thënë se ky ligj mund të përdoret për të ndëshkuar çdo shtetas rus me lidhje të huaja. Ai parashikon dënim me burg deri në tetë vjet. Departamenti i Shtetit ka thënë se Shonov punoi në konsullatën amerikane në Vladivostok për më shumë se 25 vjet. Konsullata u mbyll në vitin 2020 për shkak të pandemisë COVID-19 dhe nuk u rihap më.

Departamenti i Shtetit tha gjithashtu se, pas një urdhri të Qeverisë ruse në prill 2021 që kërkonte shkarkimin e të gjithë punonjësve lokalë në misionet diplomatike amerikane në Rusi, Shonov punoi në një kompani me të cilën SHBA-ja kishte kontratë për ta mbështetur Ambasadën e saj në Moskë.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Mattheë Miller, tha në maj 2023 se e vetmja detyrë e Shonovit në kohën e arrestimit të tij ishte “të përgatiste përmbledhje artikujsh të shtypit nga burime publike të mediave ruse”. Shonov u mbajt në burgun famëkeq Lefortovo në Moskë, i cili është i njohur për kushtet e tij të vështira, në pritje të hetimit, por u gjykua në Gjykatën e Qarkut Primorski të Vladivostokut.

Përveç dënimit me burgim, që Shonov u urdhërua ta vuajë në një koloni penale të regjimit të përgjithshëm, gjykata e dënoi atë edhe me një gjobë prej 1 milion rublash (pak më shumë se 10.000 dollarë), si dhe urdhëroi që ai të përballet me kufizime shtesë për 16 muaj pas vuajtjes së dënimit./ REL

rusia

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj