LIVE UPDATES
Bota

Iniciativa Evropiane për Stabilitet: Kosova të dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj për në KiE

Por, duke folur për Radion Evropa e Lirë, ai thotë se qeveritë e shumë shteteve nuk kanë vendosur ende se si do të votojnë në maj - kur pritet vendimi përfundimtar.

18 Prill 2024, 07:41 Nga M.B
Iniciativa Evropiane për Stabilitet: Kosova të dërgojë
Anëtarë të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, në një seancë të mbajtur më 2022.

KOSOVA- Gerald Knaus, nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet, thotë se votimi pro Kosovës në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës, është “sinjali më i fuqishëm i mundshëm” që mori vendi në rrugën drejt anëtarësimit në këtë organizatë. Por, duke folur për Radion Evropa e Lirë, ai thotë se qeveritë e shumë shteteve nuk kanë vendosur ende se si do të votojnë në maj kur pritet vendimi përfundimtar. Andaj, Kosova duhet të bëjë disa “befasi pozitive” në javët e ardhshme, thotë ai.

“Këshilla ime do të ishte ta dërgonte draft-statutin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Gjykatën Kushtetuese”, thotë Knaus, ndër të tjera.

Asmableja Parlamentare e Këshillit të Evropës votoi mbrëmjen e së martës pro anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë. Megjithatë, disa deputetë theksuan se vendi duhet të ndërmarrë hapa konkretë drejt themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, përpara votimit përfundimtar në maj.

Knaus thotë se themelimi i këtij asociacioni “pa pjesëmarrjen e atyre për të cilët bëhet, nuk është i mundur”.

“Pra, duhet të jemi të drejtë - ka gjëra që Qeveria e Kosovës mund t’i bëjë dhe ka gjëra që nuk mund t’i bëjë”, thotë ai, organizata e të cilit ka publikuar së voni një dokument për rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës.

Radio Evropa e Lirë: Zoti Knaus, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës rekomandoi që Kosova të ftohet për t’u bërë anëtare e kësaj organizate. A kishte ndonjë befasi për ju sa i përket debatit, por edhe votimit?

Gerald Knaus: Nëse shohim muajin e fundit, dhe jo vetëm ditën e fundit, kjo ishte një periudhë me plot befasi. Mbështetja ishte e gjerë, edhe nga shumë njerëz kyçë në Asamblenë Parlamentare që vijnë prej vendeve që nuk e njohin Kosovën, si: raportuesja nga Greqia, kreu i grupit liberal nga Rumania, kryetari i asamblesë që është nga Greqia... Pra, edhe nga vende që e njohin Kosovën, edhe nga ato që nuk e njohin, mbështetja ishte e gjerë.

Në komitete, gjithashtu - në komitetin politik që u mblodh pak javë më parë në Paris, dhe në komitetin ligjor që u mblodh këtë javë në Strasburg, mbështetja ishte e madhe.

Radio Evropa e Lirë: Si e komentoni vendimin e disa deputetëve të Italisë - vend që e njeh Kosovën - për të abstenuar gjatë votimit? Disa deputetë hungarezë, gjithashtu, votuan kundër...

Gerald Knaus: Ishte mirë që deputetët nuk votuan në përputhje me qëndrimet e vendeve të tyre. Në të shumtën e rasteve, kjo shkoi në favor të Kosovës.

Por, është fakt që disa delegacione, si ai i Italisë, ishin të ndara. Disa italianë votuan në favor të Kosovës, disa abstenuan. Në rastin e Hungarisë pamë një qasje që ka kohë që ka nisur. Hungaria po sillet si një vend që nuk e njeh Kosovën, duke votuar kundër përparimit të saj në rrugën drejt institucioneve ndërkombëtare. Asnjëri rast nuk është befasues, por vë theksin te hapi tjetër i madh - votimi në Komitetin e Ministrave në muajin maj.

Abstenimi i italianëve do të thotë se disa vende - Italia një prej tyre dhe disa të tjera që nuk e njohin Kosovën - konsiderojnë ende se ndoshta është shumë herët për ta marrë vendimin përfundimtar. Ato nuk kanë shumë argumente, por do të duhet shumë lobim prej atyre që besojnë se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës do të ishte një gjë e mirë për të drejtat e njeriut në Kosovë, por edhe për stabilitetin në Ballkan.

Radio Evropa e Lirë: Marrë parasysh këtë, a mund të jetë në rrezik vota e Italisë, për shembull, gjatë votimit në maj?

Gerlad Knaus: Qeveritë e shumë vendeve nuk kanë vendosur ende se çfarë do të bëjnë. Madje, as në Gjermani nuk ka ende një qëndrim të qartë nga Qeveria. Pra, javët e ardhshme do të jenë vendimtare, sepse ajo që pamë në Asamblenë Parlamentare është sinjali më i fuqishëm i mundshëm.

Qeveritë, deri më tani, kanë mundur të thonë se presin atë që do të bëjë Asambleja. Tani Asambleja ka folur dhe qeveritë duhet ta marrin vendimin. Politikanët që të martën mbështetën në mënyrë eksplicite Kosovën me fjalimet e tyre, tani duhet t’i këshillojnë qeveritë e tyre që ta bëjnë të njëjtën gjë.

Kosova, po ashtu, duhet të vazhdojë të veprojë në mbështetje të rastit të saj. Ky [në Asamblenë Parlamentare] nuk ishte vendimi përfundimtar, por atë do ta bëjë më të lehtë vota e tillë e fuqishme në Asamblenë Parlamentare.

Radio Evropa e Lirë: Mbrëmjen e së martës, dëgjuam nga disa deputetë, sidomos prej atyre nga Franca, se Kosova duhet të ndërmarrë hapa drejt themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, përpara votimit në maj. A mendoni se Asociacioni mund ta rrezikojë përfshirjen e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave në maj?

Gerald Knaus: Nuk është vetëm Franca. Shumë qeveri i referohen Asociacionit. Mos të harrojmë se edhe Qeveria e Kosovës ka thënë se është në favor të ndërmarrjes së hapave drejt Asociacionit. Por, pyetja është: çfarë do të thotë kjo?

Asambleja Parlamentare ka thënë se themelimi i Asociacionit nuk mund t’i vendoset si parakusht Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës.

Ka një arsye shumë të thjeshtë përse nuk mund të bëhet kjo. Qeveria e Kosovës nuk mund ta themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe pa pjesëmarrjen e serbëve. Aktualisht, katër komunat me shumicë serbe në veri nuk kanë kryetarë serbë, sepse ata kanë dhënë dorëheqje dhe, pastaj, i kanë bojkotuar zgjedhjet. Tani, ata po i bojkotojnë përpjekjet që çojnë në zgjedhje të reja. Nëse nuk keni kryetarë serbë në komunat me shumicë serbe, që janë përgjegjës për të biseduar me Qeverinë, ju nuk mund ta krijoni këtë asociacion.

Radio Evropa e Lirë: Po thoni që topi është tani në anën e serbëve?

Gerald Knaus: Ka disa gjëra që Kosova mund t’i bëjë në javët e ardhshme. Do të ishte e dobishme që Qeveria e Kosovës, në të ardhmen e afërt, të tregojë se çfarë është e gatshme të bëjë, që njerëzit ta shohin se kjo nuk ka të bëjë vetëm me anëtarësimin në Këshill të Evropës, por edhe me përmirësimin e të drejtave të njeriut për të gjithë në Kosovë.

Pra, duhet të jemi të drejtë - ka gjëra që Qeveria e Kosovës mund t’i bëjë dhe ka gjëra që nuk mund t’i bëjë. Themelimi i Asociacionit pa pjesëmarrjen e atyre për të cilët bëhet, nuk është i mundur. Serbia e ka bërë të qartë se më mirë nuk do ta kishte Asociacionin, sesa Kosovën në Këshillin e Evropës.

Radio Evropa e Lirë: Por, për shembull, a do të konsiderohej si hap përpara dërgimi i draft-statutit të Asociacionit për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese?

Gerald Knaus: Nuk shoh asnjë problem me dërgimin e draftit në Gjykatën Kushtetuese, sepse nuk është njësoj si miratimi i tij. Ai është një hap për të verifikuar nëse gjërat që po debatohen, janë realisht në përputhje me Kushtetutën. Por, është shumë e rëndësishme të bëhet e qartë se, edhe nëse Gjykata Kushtetuese konstaton se drafti është në përputhje me Kushtetutën, serbët e Kosovës duhet të jenë sërish pjesë e procesit. Kjo kërkon nga serbët të jenë në krye të komunave dhe ata nuk janë.

Radio Evropa e Lirë: Pra, çfarë hapash do t’i sugjeronit Kosovës që të mos e humbasë këtë shans?

Gerlad Knaus: Mendoj se shumëkush është befasuar me vendimin e Qeverisë së Kosovës për të zgjidhur çështjen e tokave të Manastirit të Deçanit. Mos harroni se Gjykata Supreme ka marrë vendimin për këtë çështje qysh në vitin 2012, ndërsa Gjykata Kushtetuese më 2016, dhe ai nuk është zbatuar nga pesë qeveri... Kur papritmas është zbatuar, secili e ka kuptuar se ky ka qenë vendim i duhur. Por, ka qenë një befasi për shumë njerëz që nuk kanë pritur nga Qeveria të veprojë.

Këshilla ime për Qeverinë është të mendojë se çfarë befasish pozitive mund të bëjë tani, për t’u treguar të gjithëve se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është, në fakt, një avantazh, jo vetëm për qytetarët e Kosovës, por për të gjithë evropianët që besojnë në të drejtat e njeriut.

Ka një varg çështjesh në të cilat Kosova ka bërë përparim, nisur nga mosdiskriminimi, krijimi i komunave me shumicë serbe pas pavarësisë, barazia gjinore nëse krahasohet me numrin e grave në parlamentet e disa vendeve të tjera të Këshillit të Evropës... Por, sigurisht që ka edhe çështje në të cilat Kosova mund të bëjë më mirë.

Dhe, këshilla ime është që Kosova ta zhvendosë debatin në të ardhmen, në atë që Qeveria e ka ndërmend të bëjë, për të treguar se kjo [anëtarësimi në Këshillin e Evropës] është një gjë e mirë për të gjithë, dhe të bëjë disa befasi pozitive në javët e ardhshme. Sepse, në fund të fundit, ky nuk është një favor që Këshilli i Evropës po ia bën Kosovës. Është në interesin e të gjithë evropianëve të kenë një regjim sa më të fortë të të drejtave të njeriut, që i mbulon të gjitha demokracitë në Evropë.

Radio Evropa e Lirë: A mund të më thoni diçka konkrete që Kosova mund të bëjë?

Gerald Knaus: Këshilla ime do të ishte ta dërgonte draftin - ose draftet për Asociacionin - në Gjykatën Kushtetuese. Mendoj se kjo do të kishte kuptim.

Këshilla ime do të ishte që Kosova të nënvizojë se - kur bëhet fjalë për bashkëpunimin me organet e Këshillit të Evropës, siç është Komisioni për parandalimin e torturës, i cili raporton për kushtet në burgje në të gjithë Evropën - do të lejojë paraprakisht që të gjitha raportet e Komisionit për parandalimin e torturës të jenë publike. Kjo është një gjë, të cilën të gjitha demokracitë e bëjnë, por Kosova mund ta prezantojë këtë [si zotim].

Ka edhe gjëra të tjera, por mendoj se ato i përkasin Qeverisë dhe shoqërisë civile në Kosovë. Ky është momenti për të qenë të guximshëm, inteligjentë dhe të përqendruar në lobim, veçanërisht me miqtë tuaj. Nga ajo që kemi parë të martën në Strasburg, Kosova ka shumë miq. Ky është momenti që diplomacia e Kosovës ta tregojë anën e saj më të mirë.

Radio Evropa e Lirë: Nëse votimi në maj dështon, çka ndodh pastaj?

Gerald Knaus: Nuk dua të spekuloj, sepse gjasat janë që Kosova të ketë sukses dhe jo të dështojë. Nëse lojtarët kyçë - ministrja e Jashtme, zëvendësministri i Jashtëm, kryeministri, deputetët nga të gjitha grupet politike - vazhdojnë të veprojnë ashtu sikurse në javët e fundit, Kosova do të ketë sukses./ REL

kosova ne kie

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj