Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Bashkimi Demokratik Kroat mbështet kursin pro-perëndimor, por atij do t’i duhet mbështetja e grupeve të ekstremit të djathtë për të ruajtur pushtetin, në bazë të përllogaritjeve zyrtare të votave.
KROACI- Partia konservatore në pushtet e Kroacisë, Bashkimi Demokratik Kroat (HDZ) e udhëhequr nga kryeministri Andrej Plenkoviç fitoi bindshëm në zgjedhjet parlamentare të së mërkurës.
Bashkimi Demokratik Kroat mbështet kursin pro-perëndimor, por atij do t’i duhet mbështetja e grupeve të ekstremit të djathtë për të ruajtur pushtetin, në bazë të përllogaritjeve zyrtare të votave. Zgjedhjet pasuan një fushatë të ashpër midis presidentit dhe kryeministrit të vendit, e cila krijoi një krizë politike në vendin ballkanik prej 3.9 milionë banorësh, i cili është anëtar i Bashkimit Evropian dhe NATO-s.
Bashkimi Demokratik Kroat, i kryesuar nga Andrej Plenkoviç ishte në garë me një aleancë të partive të qendrës dhe të krahut të majtë, të kryesuar nga presidenti populist Zoran Milanoviç dhe Partia e tij Social Demokratike, ose SDP.
Me mbi 90% të votave të numëruara, komisioni shtetëror zgjedhor tha se HDZ fitoi 60 vende në parlamentin me 151 vende. SDP siguroi 42 vende. Partia e së djathtës së skajshme, Lëvizja për Shtetësinë u radhit e treta, me 14 vende, gjë që i jep asaj një rol vendimtar në negociatat për qeverinë e ardhshme.
"Nga nesër në mëngjes, ne do të fillojmë të formojmë një shumicë të re parlamentare për të krijuar qeverinë tonë të tretë," tha Plenkoviç në fjalimin e tij të fitores. Votuesit nuk prisin që gjërat të ndryshojnë shumë pas zgjedhjeve.
“Unë nuk mendoj se do të ndryshojë gjë. Fushata nuk ishte shumë e mirë, kishte shumë fyerje nga të gjitha anët. Sidomos për ne pensionistët, gjërat do të mbeten ashtu siç janë”, thotë Ljerka Majcen, pensioniste nga Zagrebi.
Partia në pushtet bëri fushatë duke iu kujtuar votuesve rritjen ekonomike të kohëve të fundit, të nxitur nga anëtarësimi i vendit në zonën ‘Schengen’ dhe në eurozonë.
Social Demokratët theksuan luftën kundër korrupsionit, pasi partia e Kryeministrit Plenkoviç është dëmtuar nga një mori skandalesh korrupsioni dhe hetimesh kundër zyrtarëve të lartë të partisë, përgjatë viteve të fundit.
“Pritja ime është që qeveria të ndryshojë pasi kemi duruar ata që janë në pushtet prej tetë vjetësh. Mendoj se është koha që njerëzit të zgjedhin dikë tjetër që ndoshta mund të jetë një zgjedhje më e mirë, të paktën shpresojmë se mund të jetë”, thotë pensionisti tjetër nga Zagrebi, Bozhidar Zupan.
Presidenti ka një rol kryesisht ceremonial në Kroaci, ndërsa kryeministri ushtron pjesën më të madhe të pushtetit politik. Milanoviç, i cili si president cakton datën e zgjedhjeve, në mënyrë të pazakontë njoftoi muajin e kaluar se do të kandidonte në zgjedhje duke qenë ende në detyrë.
Gjykata e lartë e vendit vendosi se kjo ishte jokushtetuese dhe e ndaloi atë të bënte fushatë. Atij gjithashtu iu ndalua të paraqitej zyrtarisht në listat e kandidatëve dhe SDP-së iu ndalua që të bënte fushatë për të si kandidat për kryeministër.
“Unë dua që votuesit të zgjedhin një Kroaci ku respektohet kushtetuta. Dua që kroatët të votojnë për të qëndruar brenda familjes transatlantike dhe evropiane, ku ne jemi përpjekur të jemi gjatë tre dekadave të fundit”, tha kryeministri Plenkoviç, pasi votoi në Zagreb.
Pas vendimit të Gjykatës kundër kandidimit të tij, Presidenti vazhdoi të sulmonte gjykatën dhe partinë në pushtet nëpërmjet mediave sociale dhe paraqitjeve publike, përfshirë edhe ditën e votimit.
“Fatkeqësisht, kryeministri edhe sot, gjatë heshtjes zgjedhore, foli ashpër dhe tha idiotësira rreth shkeljes së Kushtetutës dhe respektimit të ligjit, megjithëse ai nuk e bën vetë këtë kur është fjala për kodin penal dhe atë të taksave”, tha Presidenti Milanoviç pasi hodhi votën e tij në Zagreb.
Mayorkas SHBA- Senati hodhi poshtë të mërkurën akuzat për shkarkimin e Sekretarit të Sigurisë Kombë...
Joe Biden SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden shprehu të mërkurën mbështetjen e fuqishme për ndihmën ush...
Baba Vanga IZRAEL- Për shkak të situatës me Iranin dhe Izraelin, mediat botërore po lexojnë profecinë e Baba Vangës p&e...
foto ilustruese SUEDI- Parlamenti i Suedisë ka miratuar një ligj që ul moshën minimale për ndryshimin e gjinisë...
foto ilustruese IZRAEL-Hamasi thotë se sulmi i nisur nga Irani kundër Izraelit të shtunën ishte legjitim dhe i merituar. Prandaj, l&eum...
foto nga vendngjarja INDONEZI- Një vullkan shpërtheu gjatë natës në veri të Indonezisë të mart&...
pamje nga vendngjarja DUBAI- Pamje të një maceje që tenton t’i shpëtojë përmbytjeve në Dubai janë bër&eu...
foto ilustruese KOSOVË- Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës, ka konfirmuar se që nga mëngjesi po mbahet në n...
foto ilustruese GAZA- Më shumë se 13,800 fëmijë janë vrarë në Rripin e Gazës që nga fillimi i luftës m&eu...
foto ilustruese BRITANI- Një projektligji do të ndalonte shitjen e produkteve të duhanit të gjithë atyre të lindur pas 1 Jana...