LIVE UPDATES
Bota

Koeficienti i Ligjit të Pagave, profesori universitar: Më e ulëta në rajon, qeveri jotransparente dhe e paditur

Profesori universitar vlerësoi se paga minimale dhe ajo mesatare në Kosovë është më e ulëta, krahasuar me ato të rajonit.

2 Shkurt 2023, 08:30 Nga DOSJA
Koeficienti i Ligjit të Pagave, profesori universitar: Më e ulëta
Nagip Skënderi

KOSOVË- Qeveria e Kosovës në mbledhjen e zhvilluar dje vendosi vlerën e koeficientit për paga për vitin 2023 i cili do të jetë 105 euro, e cila vlerë nuk është duke u vlerësuar si e duhura. Profesori i Fakultetit Ekonomik në Universitetin e Prishtinës (UP), Nagip Skënderi në një prononcim për Telegrafin ka thënë se vlera reale e koeficientit do duhej të ishte 130 euro, kjo siç tha ai në mënyrë që të punësuarit të ruajnë në një masë standardin social dhe ekonomik.

“Mendoj se do të ishte reale nëse koeficienti do të ishte në vlerën prej 130 euro, në mënyrë që të punësuarit të ruajnë në një masë standardin social dhe ekonomik, dhe se mundësitë buxhetore për këtë janë (natyrisht duke bërë rishpërndarje dhe lëvizje të zërave buxhetor në Buxhetin e Republikës së Kosovës), e kjo do të jepte edhe efektin e saj që punëtorët të qëndrojnë në vend, e mos të emigrojnë jashtë vendit”, ka thënë Skenderi.

Profesori universitar vlerësoi se paga minimale dhe ajo mesatare në Kosovë është më e ulëta, krahasuar me ato të rajonit.

“Dihet se paga minimale dhe ajo mesatare në Kosovë është më e ulëta, krahasuar me ato të rajonit, dhe mbetemi ende vendi me të ardhura më të ulëta në Evropë. Të presim tash reagimin e shoqatave sindikale, se çfarë ato mendojnë”, ka thënë ai.

Mirëpo, Skënderi po ashtu theksoi se e gjithë procedura për Ligjin e Pagave për punëtorët e sektorit publik ka shkuar në mënyrë të fshehtë dhe jo-etike. Me qëllim siç u shpreh ai që të mos u mbetet shumë kohë për t’u ankimuar në Gjykatën Kushtetuese.

“Konsideroj se e gjithë procedura për Ligjin e Pagave për punëtorët e sektorit publik ka shkuar deri sot në mënyrë të fshehtë dhe jo-etike, sidomos caktimi i vlerës së koeficientit të pagave (vetëm katër ditë para hyrjes në fuqi të këtij Ligji?!). Dhe, kjo e gjitha mendoj se është bërë me qëllim që të mos u mbetet shumë kohë për t’u ankimuar në Gjykatën Kushtetuese”, ka shtuar ai.

Në fund, ai ëshprehur se, “krahasuar me rritjen e çmimeve këto dy vitet e fundit (prej kohës së pandemisë e këtej) jemi dëshmitar se standardi social dhe ekonomik i qytetarëve në Kosovë është përkeqësuar dukshëm, dhe kur të gjitha vendet e rajonit dhe më gjere kanë ndërmarrë masa adekuate anti-inflacioniste dhe për ruajtjen e standardit jetësor, tek ne Qeveria e Kosovës asnjë veprim në këtë drejtim nuk ka ndërmarrë, dhe si rezultat i kësaj kemi edhe largim masiv të të punësuarve si nga sektori publik, po ashtu edhe atij privat jashtë vendit. Kjo ka dëshmuar dhe po dëshmon se Qeveria jo vetëm është jotransparente kundrejt qytetarëve, por edhe shumë e paditur, sepse nuk kemi njerëz profesionist (sidomos në fushën e ekonomisë)”.

Njw ditw mw parw, Qeveria e Kosovës vendosi që vlera monetare e koeficientit të pagave të jetë 105 euro për vitin 2023, e 110 euro për vitin 2024.

pagat ne kosove

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit