LIVE UPDATES
Bota

"Kokaina e të varfërve", Izraeli: Amfetaminat luajtën rol në krimet e kryera nga Hamasi, u konsumuan nga militantët

Por disa analistë izraelitë thonë se substanca “Captagon” nuk mund të fajësohet për krimet e Hamasit. Ata thonë se përgjegjësia për brutalitetin rrjedh nga indoktrinimi dhe dehumanizimi shumëvjeçar i hebrenjëve.

24 Shkurt 2024, 20:01 Nga r.ll
"Kokaina e të varfërve", Izraeli: Amfetaminat luajtën
Captagon

GAZË- Qindra militantë të Hamasit u vranë apo u kapën të gjallë gjatë sulmit të 7 tetorit, kur vranë 1,200 izraelitë dhe rrëmbyen 240 të tjerë, sulm ky që nxiti luftën në Gazë. Zyrtarët izraelitë i thanë korrespondentes së Zërit të Amerikës në Jerusalem, Linda Gradstein se shumë nga militantët kishin me vete tableta amfetamine “Captagon”, një stimulues që krijon një efekt të lartë euforie dhe guximi. Paralajmërojmë shikuesit se kronika në vazhdim përmban pamje të rënda.

Një numër dëshmitarësh deklaruan se shumë nga militantët e Hamasit që kaluan kufirin nga Gaza në Izrael me 7 tetor dukeshin euforik. Ata arritën të pushtojnë mbi 20 komunitete të vogla – duke vrarë 1,200 izraelitë dhe në disa raste duke i gjymtuar dhe dhunuar ata – dhe rrëmbyen 240 pengje.

Zyrtarët izraelitë konfirmuan se shumë nga të armatosurit që u kapën ose u vranë kishin me vete tableta të substancës “Captagon”, një lloj narkotiku që njihet edhe si “kokaina e të varfërve” dhe “kimikati i guximit të ISIS-it”.

“Me vite ‘Captagon’-i ishte i përhapur tek pjesëtarët e Shtetit Islamik, sidomos në Irak dhe Siri, për shkak se u jepte atyre fuqi mbinjerëzore, përfshirë aftësinë të qëndronin zgjuar, të qetë, të përqëndruar me ditë të tëra. Deri në një masë, ‘Captagon’-i eliminon frikën dhe urinë. Çmimin e ka të ulët; llogaritet se kushton diku mes një dhe pesë dollarë dhe kostoja e ulët mund të jetë shpjegojë konsumimin e gjerë që kjo substancë ka në mesin e të rinjve në Lindjen e Mesme,” thotë zonja Carmit Valensi nga Instituti për Studime të Sigurisë.

Shumë ekspertë narkotikësh izraelitë thonë se ‘Captagon’-i është përdorur shumë gjatë sulmit të Hamasit në tetor. Dhe ndërkohë që zyrtarët thonë se tabletat janë gjetur tek autorët e sulmit, zëdhënësi i ushtrisë izraelite nuk ka konfirmuar nëse militantët e Hamasit që janë kapur të gjallë kanë pranuar përdorimin e Captagonit, ose nëse kjo substancë është gjetur në analizat e gjakut të atyre që janë vrarë.

“E dimë që është gjetur ‘Captagon’. E dimë që është gjetur në sasi të mëdha. Dhe mund të supozojmë nga kjo se është përdorur gjerësisht nga terroristët e Hamasit për të dobësuar gjykimin e tyre moral, për të nxitur aktivitetin luftarak, për të nxitur eksitimin seksual, për të zvogëluar çfarëdo lloj kufizimi për të kryer krime,” thotë drejtori i Qendrës Mjekësore për Trajtimin Varësisë, Shaul Levran.

Por disa analistë izraelitë thonë se substanca “Captagon” nuk mund të fajësohet për krimet e Hamasit. Ata thonë se përgjegjësia për brutalitetin rrjedh nga indoktrinimi dhe dehumanizimi shumëvjeçar i hebrenjëve.

“Amfetaminat nuk i shndërrojnë njerëzit në egërsira. Njësoj si të rinjtë që marrin amfetamina dhe vallëzojnë e bëjnë qejf tërë natën, nuk bëhen egërsira – terroristët nuk bëhen egërsira për shkak të amfetaminës,” thotë profesori i kriminalistikës në Universitetin Hebraik, Simon Perry.

Përdorimi i substancës “Captagon” nuk është problematik vetëm në kontekstin e sulmit të Hamasit kundër Izraelit. Është një produkt jashtëzakonisht fitimprurës, që prodhohet kryesisht në Siri dhe eksportohet në shtetet arabe të Lindjes së Mesme, shumë prej të cilave kanë shpallur përdorimin e saj si një urgjencë kombëtare e shëndetit publik. “Captagon-i", është tregëtuar në të kaluarën si ilaç psiko-stimules, por është ndaluar në shumicën e vendeve të botës./VOA

lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj