LIVE UPDATES
Bota

Komisioni Evropian planifikon sanksione kundër Moskës, Von der Leyen propozon uljen drastike të çmimit të naftës ruse bruto

BE po përgatit paketën e 18-të të sanksioneve kundër Rusisë. Presidentja e KE von der Leyen propozon uljen drastike të çmimit të naftës bruto ruse. Sanksionet e BE-së do të godasin sektorin rus të energjisë dhe bankave.

11 Qershor 2025, 08:22 Nga M.B
Komisioni Evropian planifikon sanksione kundër Moskës, Von der Leyen
Ursula von der Leyen

BRUKSEL- Komisioni Evropian ka paraqitur propozimin e tij për paketën e 18-të të sanksioneve kundër Rusisë. Masat e reja ndëshkuese synojnë kryesisht të ardhurat ruse nga burimet e energjisë dhe industria e armëve, njoftoi Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen. Presioni mbi Rusinë do të rritet, deklaroi von der Leyen në Bruksel. Forca është e vetmja gjuhë që Moska e kupton.

BE, vendet e G7-ës dhe Australia ranë dakord në dhjetor 2022 për një çmim tavan për naftën ruse për të ulur të ardhurat e Moskës nga eksportet e energjisë. Me këtë ulje të re të çmimit, Komisioni synon t'i përgjigjet kushteve në ndryshim të tregut, deklaroi von der Leyen.

Që nga futja e këtij limiti, çmimi global i naftës së papërpunuar është afruar gradualisht te 60 dollarë, madje ka rënë shkurtimisht nën këtë nivel. Presidentja e Komisionit shpjegoi se ulja do të diskutohet në samitin e G7 javën e ardhshme në Alberta, Kanada. Ajo shprehu "besim të madh se do ta arrijmë këtë qëllim". Tavani i çmimit të naftës pritet të ulet nga 60 dollarë në 45 dollarë për fuçi.

Propozimi përfshin gjithashtu 77 anije të tjera të flotës fantazmë ruse dhe kompani tregtare nafte. Përveç kësaj, 22 banka të tjera ruse do të shtohen në listën e sanksioneve.

Von der Leyeni përmendi masa të tjera, të tilla si ndalime të reja eksporti për makineri, metale, plastikë dhe kimikate, si dhe mallra dhe teknologji me përdorim të dyfishtë "që mund të përdoren për të prodhuar drona, raketa dhe sisteme të tjera armësh".

Në paketën e tyre të fundit të sanksioneve, të miratuar disa javë më parë, shtetet anëtare të BE ndërmorën veprime më të forta kundër të ashtuquajturës flotë fantazmë ruse të dedikuar për transportimin e naftës dhe produkteve të naftës. Përveç kësaj, dhjetëra kompani të përfshira në anashkalimin e sanksioneve ekzistuese ose mbështetjen e industrisë ruse të armëve u përfshinë në listë.

Merz dënon sulmet e fundit

Në ditët e fundit, ka pasur një valë sulmesh kundër qyteteveukrainase, së fundi të martën. Sipas autoriteteve, të paktën dy persona u vranë në qytetin portual jugor të Ukrainës, Odesë. Katër persona u plagosën gjithashtu në sulmet në kryeqytetin Kiev.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski deklaroi të enjten se ky ishte një nga sulmet më të mëdha kundër Kievit deri sot. Përveç Odesës, u prekën edhe rajonet e Dnipro dhe Chernihiv.

Kancelari Federal Friedrich Merz (CDU) akuzoi Rusinë për "krimet më të rënda të luftës" përballë sulmeve të fundit ndaj Kievit dhe qyteteve të tjera ukrainase.

Rusia ka sulmuar "në mënyrë të synuar dhe të pamëshirshme" popullsinë civile të Ukrainës në ditët e fundit me dronë të shumtë dhe raketa, tha Merzi në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin holandez Dick Schoof. Sulmet masive të Rusisë përbëjnë "terror kundër popullsisë civile" dhe "çdo gjë tjetër përveç një përgjigjeje proporcionale" ndaj sulmeve "shumë të përcaktuara" të Ukrainës kundër aeroporteve ushtarake ruse, shtoi kancelari./ DW

be

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj