LIVE UPDATES
Bota

Vëllezërit Stanaj dhe 13 të tjerë dyshohet se i shkaktuan Malit të Zi dëm mbi 18 milionë euro

 Sipas njoftimit, ata i siguruan organizatës kriminale një fitim të paligjshëm prej 18.2 milionë eurosh, në dëm të Malit të Zi, duke mos paguar detyrimet doganore, akcizat dhe taksat për së paku 23.580 pako cigaresh të kontrabanduara, gjatë viteve 2020 dhe 2021.

10 Qershor 2025, 21:04 Nga N.F
Vëllezërit Stanaj dhe 13 të tjerë dyshohet se i shkaktuan
Rokshped Auto Qendra

MAL I ZI- Prokuroria Speciale në Mal të Zi njoftoi të martën se pronari i kompanisë Rokshped Auto Qendra, Sander Stanaj, i cili nuk është i disponueshëm për autoritetet malazeze, dhe ish-zyrtari i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare në këtë vend, Dushko Golluboviq, dyshohet se i kanë shkaktuar Malit të Zi dëme prej së paku 18.2 milionë eurosh.

Provat e mbledhura ngrenë dyshime të arsyeshme se të pandehurit dhe persona të tjerë të panjohur janë pjesë e një organizate të organizuar kriminale, tha Prokuroria. Sipas njoftimit, ata i siguruan organizatës kriminale një fitim të paligjshëm prej 18.2 milionë eurosh, në dëm të Malit të Zi, duke mos paguar detyrimet doganore, akcizat dhe taksat për së paku 23.580 pako cigaresh të kontrabanduara, gjatë viteve 2020 dhe 2021.

Qëllim i tyre thuhet se ishte të sillnin cigare pa doganë nga zona e lirë doganore e Portit të Tivarit dhe t’i shisnin ato në Mal të Zi, Bosnje e Hercegovinë, Kroaci, Slloveni dhe Itali. Në kuadër të një aksioni kundër kontrabandës së cigareve, policia speciale e Malit të Zi bastisi një ditë më herët kompleksin e vilave të familjes Stanaj në Lagjen Stari Aerodrom në Podgoricë. Kjo familje është pronare e kompanisë Rokshped.

Rokshped është një nga disa perandoritë e biznesit në Mal të Zi. Që nga viti 1992, ajo është e regjistruar për importin dhe eksportin e cigareve dhe është importuesja e vetme e autorizuar e një numri të madh markash të njohura të cigareve në Mal të Zi.

Më herët, kjo kompani ka tregtuar edhe naftë dhe derivate të saj, porse këtë biznes ia ka shitur kompanisë ruse, Lukoil, për 26.5 milionë euro. Kompania tash merret edhe me shpërndarjen e shtypit. Sander Stanaj është pronar i kompanisë Rokshped Auto Qendra, që është një distributore e autorizuar e markave të makinave Volkswagen, Audi e të tjera.

Në të njëjtën ditë kur u bastisën vilat e familjes Stanaj, policia, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Malit të Zi, arrestoi edhe ish-drejtorin e Rokshped-it, Prokopije Periq, dhe gjashtë persona të tjerë. Shtatë të dyshuarve të arrestuar iu shqiptua masa e paraburgimit deri në 72 orë pas marrjes në pyetje.

Kundër tyre, si dhe kundër Golluboviqit, i cili është në paraburgim që më herët, si dhe shtatë personave të tjerë që janë në arrati ose të padisponueshëm për autoritetet shtetërore, janë dorëzuar kallëzime penale, nën dyshimet për krijimin e një organizate kriminale dhe kontrabandë cigaresh.

Në mesin e të padisponueshmëve për organet shtetërore, përveç Sander Stanajt, është edhe vëllai i tij, Nua, i cili është drejtor i Rokshped-it, dhe Andrija Petanoviq, pronar i farmacive të njohura në Podgoricë.

Prokuroria Speciale propozoi që të lëshohen urdhra arrestimi për ata që janë në arrati. Ndaj të dyshuarve dhe personave të lidhur me ta është iniciuar një hetim financiar, ndërsa Prokuroria Speciale ua ndaloi disponimin e pasurive të paluajtshme. Në njoftim thuhet, gjithashtu, se institucioneve financiare u është kërkuar t'i bllokojnë pagesat nga llogaritë e tyre./ REL

rokshped

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale