Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Turqia, një anëtare e NATO-s, ka vonuar ratifikimin e aplikimit të Suedisë për më shumë se një vit, duke akuzuar vendin se është shumë i butë ndaj grupeve që Ankaraja i konsideron si kërcënime për sigurinë e saj, duke përfshirë militantët kurdë dhe anëtarët e një rrjeti që Ankaraja fajëson për një grusht shteti të dështuar në vitin 2016.
ANKARA- Komiteti i Punëve të Jashtme i Parlamentit turk dha pëlqimin e tij për bashkimin e Suedisë me NATO-n, duke e afruar vendin nordik me anëtarësimin në aleancën ushtarake perëndimore. Protokolli i pranimit të Suedisë tani do të duhet të miratohet në asamblenë e përgjithshme për fazën e fundit të procesit legjislativ në Turqi. Ende nuk nuk është caktuar asnjë datë.
Turqia, një anëtare e NATO-s, ka vonuar ratifikimin e aplikimit të Suedisë për më shumë se një vit, duke akuzuar vendin se është shumë i butë ndaj grupeve që Ankaraja i konsideron si kërcënime për sigurinë e saj, duke përfshirë militantët kurdë dhe anëtarët e një rrjeti që Ankaraja fajëson për një grusht shteti të dështuar në vitin 2016.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan hodhi një tjetër pengesë në fillim të këtij muaji duke lidhur hapur ratifikimin e anëtarësimit të Suedisë në NATO me miratimin e Kongresit Amerikan të një kërkese turke për blerjen e 40 avionëve luftarakë F-16 dhe kompleteve të reja për të modernizuar flotën ekzistuese të Turqisë.
Komiteti i punëve të jashtme i parlamentit turk kishte filluar diskutimin e anëtarësimit të Suedisë në NATO muajin e kaluar. Takimi megjithatë u shty pasi ligjvënësit nga partia në pushtet e Erdogan paraqitën një mocion për një shtyrje me arsyetimin se disa çështje kishin nevojë për më shumë sqarime dhe se negociatat me Suedinë nuk ishin "pjekur" sa duhet.
Të martën, shumica e ligjvënësve në komitet votuan në favor të kërkesës së Suedisë për t'u bashkuar. Suedia dhe Finlanda braktisën pozicionet e tyre tradicionale të mosangazhimit ushtarak për të kërkuar mbrojtje nën ombrellën e sigurisë së NATO-s, pas pushtimit rus të Ukrainës në shkurt 2022. Finlanda iu bashkua aleancës në prill , duke u bërë anëtarja e 31-të e NATO-s, pasi parlamenti i Turqisë ratifikoi ofertën e vendit nordik.
NATO kërkon miratimin unanim të të gjithë anëtarëve ekzistues për t'u zgjeruar, dhe Turqia dhe Hungaria janë të vetmet vende që kanë rezistuar. Hungaria e ka bllokuar ofertën e Suedisë, duke pretenduar se politikanët suedezë kanë thënë "gënjeshtra flagrante" për gjendjen e demokracisë së Hungarisë. Vonesat kanë frustruar aleatët e tjerë të NATO-s, të cilët ishin të shpejtë për të pranuar Suedinë dhe Finlandën në aleancë.
KINË-Fituesit të një turneu shahu kinez, i është hequr titulli pas akuzave për sjellje të papërshtatshme. Yan Chenglon...
opozita serbe SERBI- Lista opozitare në shtetin serb, “Serbia Kundër Dhunës” (SPN) njoftoi sot se nuk do të marrë pjes...
RUSI- Mesazhi i tij në rrjetin social X, dikur i njohur si Twitter, erdhi një ditë pasi anëtarët e ekipit të tij thanë se k...
foto ilustruese NIGERI- Numri i të vdekurve në fundjavë pas përplasjeve mes barinjve dhe fermerëve në Nigeri është ...
Foto e deputetes IZRAEL-Deputetja palestineze Khalida Jarrar, një nga figurat më të shquara të Frontit Popullor për Çlirimi...
Anija ruse UKRAINË- Forcat ukrainase sulmuan të martën me raketa anijen ruse “Novocherkassk”, duke i dhënë një go...
pamje nga vendngjarja INDI- Një shpërthim ka ndodhur në afërsi të ambasadës izraelite në Nju Delhi mbrëmjen e sotme...
ebrahim raisi, rexhep tajip erdogan TURQI- Presidenti iranian, Ebrahim Raisi do të vizitojë Ankaranë muajin e ardhshëm për të...
KOSOVË- Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) ka thënë të martën se vlera e faturës së muajit dh...
Foto ilustruese SERBI-“Festat po vijnë, njerëzit vizitojnë dyqanet gjysmë bosh. Është torturë psikologjike”....