LIVE UPDATES
Bota

"Komoditet maksimal", premtimet e Azebajxhanit për studentët në Nagorno-Karabak

Azerbajxhani është duke e bërë të pamundurën për t’i joshur rreth 1.200 studentë që të studiojnë në Nagorno-Karabak.

29 Maj 2024, 07:55 Nga M.B
"Komoditet maksimal", premtimet e Azebajxhanit për studentët
Qyteza Stepanakert dikur, e njohur sot si Xankendi në Nagorno-Karabak.

AZERBAJXHAN- Dhoma të rehatshme nëpër konvikte dhe pamje prej malit. Salla të ligjëratave në ndërtesave të reja, në të cilat do të ligjërojnë disa prej profesorëve më me nam. Azerbajxhani është duke e bërë të pamundurën për t’i joshur rreth 1.200 studentë që të studiojnë në Nagorno-Karabak. Presidenti azerbajxhanas, Ilham Aliyev ka ndarë në muajin shkurt rreth 6 milionë dollarë për të ndërtuar, pothuajse nga fillimi, Universitetin Karabak në kryeqytetin rajonal, Xankendi, i cili është quajtur Stepanakert, kur aty kanë jetuar dhe zonën e kanë kontrolluar armenët etnikë.

Bakuja e kontrollon Karabakun prej shtatorit të vitit 2023, kur forcat e tij ushtarake patën nisur një ofensivë për të rimarrë kontrollin e territorit, në të cilin armenët etnikë e kanë shijuar pavarësinë de facto prej mesit të viteve '90. Pak ditë pas ofensivës së shtatorit, rreth 100.000 armenë etnikë gati e gjithë popullata kanë ikur drejt Armenisë. Prej marrjes së kontrollit, Azerbajxhani është akuzuar se ka rrafshuar me tokë qyteza armene dhe qendra fetare e kulturore.

Rusia ka angazhuar trupa ushtarake në Nagorno-Karabak, pas luftës së fundit të madhe në mes të Armenisë dhe Azebajxhanit, më 2020, mirëpo në prill të këtij viti ka thënë se ka nisur tërheqjen e tyre. Pasi pothuajse shumica e armenëve janë larguar prej asaj që dikur është njohur si Stepanakert, Xankendi i sotëm është përshkruar në muajt e fundit si qytezë fantazmë. Në kërkim e sipër të mënyrave për të ripopulluar qytetin, Aliyev, presidenti i Azerbajxhanit prej vitit 2003, e ka nënshkruar një dekret në nëntor të vitit 2023 për të themeluar Universitetin Karabak. Më 20 maj, ai e ka emëruar Sahin Bayramovin, si president të universitetit.

Ministria e Azerbajxhanit për Shkencë dhe Edukim, ka thënë se fundmi se është duke u punuar në infrastrukturë dhe që sallat e ligjëratave, konviktet dhe ndërtesat tjera pritet të jenë funksionale brenda muajsh. Universiteti Karabak pret që t’i hapë dyert për studentët këtë vjeshtë, për të nisur vitin akademik. Zyrtarët e përmendin shpesh që gjithçka do të jetë falas, përfshirë pranimin, dhomën e konviktit dhe një laptop. Në Azerbajxhan, shumica e universiteteve janë me pagesë. Ministria për Shkencë dhe Edukim planifikon që t’i hapë tetë departamente studimi në universitetin e ri, përfshirë atë të inxhinierisë, ekonomisë dhe turizmit. Synimi është që të jenë 1.200 studentë, ka thënë Emin Amrullayev, ministër për Shkencë dhe Edukim.

"Për të garantuar suksesin e tij, universiteti duhet të hapë degë më premtuese, përfshirë ato të shkencave kompjuterike dhe inteligjencës artificiale", ka thënë Farid Imanov, ekspert në edukim.

“Është më e lehtë të gjesh punë në njërën prej këtyre degëve”, ka thënë Imanov në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë.

Bakuja dhe Jerevani janë duke negociuar aktualisht atë që besohet të jetë marrëveshja finale mes tyre, diçka që po vëzhgohet prej afër dhe po mbështetet nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara. Por, bisedimet kanë dalë të jenë sfiduese, pasi një vendim i marrë së fundi nga Armenia, për t’ia dorëzuar disa vendbanime të braktisura Azerbajxhanit, është përcjellë me protesta dhe thirrje për dorëheqje të kryeministrit armen, Nikol Pashinian./ REL

azerbajxhan

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj