LIVE UPDATES
Bota

Kompania Meta kërcënohet me gjobë ditore prej 100 mijë dollarësh

Praktikat e biznesit të firmave të mëdha të teknologjisë amerikane janë nën vëzhgim të fortë në të gjithë Evropën për shqetësimet në lidhje me privatësinë, duke rezultuar në gjoba të mëdha në vitet e fundit.

18 Korrik 2023, 08:03 Nga I.A
Kompania Meta kërcënohet me gjobë ditore prej 100 mijë
META

NORVEGJI- Agjencia norvegjeze e mbrojtjes së të dhënave tha të hënën se do të ndalojë kompaninë Meta, e cila ka në pronësi platformat Facebook dhe Instagram, të përdorë informacionin personal të përdoruesve për reklama të posaçme, duke kërcënuar me gjobë ditore prej 100 mijë dollarësh ditore nëse kompania vazhdon këtë praktikë.

Praktikat e biznesit të firmave të mëdha të teknologjisë amerikane janë nën vëzhgim të fortë në të gjithë Evropën për shqetësimet në lidhje me privatësinë, duke rezultuar në gjoba të mëdha në vitet e fundit.

Agjencia norvegjeze e mbrojtjes së të dhënave, Datatilsynet, tha se Meta përdor informacione si vendndodhjen e përdoruesve, përmbajtjen që u pëlqen dhe postimet e tyre për qëllime reklamash.

“Autoriteti Norvegjez për Mbrojtjen e të Dhënave i konsideron të paligjshme praktikat e kompanisë Meta dhe për këtë arsye po vendos një ndalim të përkohshëm të reklamave të saj në Facebook dhe Instagram”, thuhet në një deklaratë të kësaj agjencie.

Vendimi do të hyjë në fuqi më 4 gusht dhe do të zgjasë tre muaj për t'i dhënë kohë kompanisë Metës të marrë masa korrigjuese. Kompania do të gjobitet me 100 mijë dollarë në ditë nëse nuk e respekton vendimin.

“Ne do ta analizojmë vendimin, por nuk ka asnjë efekt të menjëhershëm për shërbimet tona”, tha kompania Meta në një deklaratë për agjencinë franceze të lajmeve, AFP.

Agjencia norvegjeze shtoi se vendimi i saj nuk ishte as një ndalim I platformave Facebook dhe Instagram që operojnë në vend dhe as një ndalim i plotë i reklamave të tyre.

Organizata austriake e mbrojtjes së privatësisë dixhitale, Noyb, e cila ka paraqitur një sërë ankesash kundër aktiviteteve të kompanisë Meta, tha se "e mirëpret këtë vendim si një hap të parë të rëndësishëm" dhe shpreson që agjencitë e mbrotjes së të dhënave në vendet e tjera do të ndjekin shembullin.

Meta mori një goditje të madhe në fillim të këtij viti kur agjencitë evropiane të mbrojtjes së të dhënave hodhën poshtë bazën ligjore që Meta kishte përdorur për të justifikuar mbledhjen e të dhënave personale të përdoruesve për përdorim në reklamat e posaçme.

Meta pësoi një tjetër goditje të madhe në fillim të këtij muaji kur Gjykata Evropiane e Drejtësisë hodhi poshtë zgjidhjet e saj të ndryshme dhe fuqizoi agjencitë e mbrojtjes së të dhënave me kompetenca që marrin parasysh çështjet e privatësisë së të dhënave gjatë kryerjes së hetimeve.

Marrë nga VOA

meta

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj