LIVE UPDATES
Bota

“Si në mesjetë”/ Ushtarët rusë mbahen në bodrume pas refuzimit për të luftuar në Ukrainë

Dënimi i ushtarit Yevgeny Frolov në qytetin e largët lindor, Spassk-Dalny, më 13 qershor, ndodhi disa ditë pas publikimit të një videoje të re që pretendonte të shfaqte se si ushtarët rusë në Ukrainë ishin ngujuar për shkak të mosbindjes për të shkuar në vijën e frontit me pajisje dhe përkrahje të pamjaftueshme.

18 Korrik 2023, 07:56 Nga I.A
“Si në mesjetë”/ Ushtarët rusë mbahen në
Ushtare ruse

RUSI- Një ushtar rus i dënuar për mosbindje ishte në mesin e një grupi rekrutësh që i akuzuan eprorët e tyre se i ngujuan në një bodrum në Ukrainën lindore, pasi ata refuzuan të luftonin, sipas një gazete të pavarur ruse. Ata u mbajtën në bodrume me kushte johigjienike dhe me një diete të pamjaftueshme.

Dënimi i ushtarit Yevgeny Frolov në qytetin e largët lindor, Spassk-Dalny, më 13 qershor, ndodhi disa ditë pas publikimit të një videoje të re që pretendonte të shfaqte se si ushtarët rusë në Ukrainë ishin ngujuar për shkak të mosbindjes për të shkuar në vijën e frontit me pajisje dhe përkrahje të pamjaftueshme.

"Ne u ngujuam në këtë gropë pasi refuzuam të shkojmë në vijën e parë të frontit," dëgjohet një burrë jashtë kornizës duke thënë në video, e cila shfaq burra me uniforma ushtrie, të shtrirë në një dhomë të lagësht si bodrum me mure në shembje e sipër.

"Nuk ka komandantë që do të na dërgonin në vijën e parë të frontit. Nuk ka pajisje, ekipe evakuimi, radio. Na kanë hedhur në pyll sikur të ishim qen", shton burri në videon, e cila u publikua nga kanali i pavarur rus Astra, në Telegram, më 8 korrik.

Trupat në videon e re të publikuar nga Astra, u identifikuan si anëtarë të Brigadës së 60-të të Veçantë të Këmbësorisë Ruse. Kjo video është dëshmia më e fundit se më shumë se dhjetëra objekte të tilla të improvizuara për mbajtje supozohet se u përdorën për t’i ndëshkuar ushtarët rusë që refuzuan të luftonin në Ukrainë.

Frolov, një ushtar i dënuar për mosbindje në një gjykatë ushtarake në Spassk-Dalny, ishte në mesin e një grupi rekrutësh që dyshohet se u mbajtën në bodrume të ngjashme në fshatin Zavitne Bazhannya, në territorin e kontrolluar nga Rusia në rajonin lindor të Donetskut në Ukrainë, sipas Astra.

Radio Evropa e Lirë nuk ka qenë në gjendje të konfirmojë në mënyrë të pavarur nëse Frolov u mbajt në atë bodrum pasi refuzoi për të luftuar në Ukrainë, megjithatë në faqen e internetit të gjykatës ushtarake Spassk-Dalny thuhet se ai ishte dënuar për mosbindje.

Ai u dënua me dy vjet e gjysmë burgim, sipas Astras, e cila citoi të afërmit dhe bashkëluftëtarët e tij. Më 15 korrik, avokati i listuar i Frolovit nuk i është përgjigjur pyetjeve. Avokatja për të drejtat e ushtarëve rusë, Yelena Popova, tha për Shërbimin rus të Radios Evropa e Lirë se arsyeja kryesore që ushtarët detyrohen të qëndrojnë në këto burgje në fushëbetejë është se "i detyrojnë të shkojnë përsëri në front".

"Një komandant në një zonë lufte nuk ka nevojë ta burgosë një person për ta bindur, por i duhet ta detyrojë aty për aty që të shkojë në front për të vrarë dhe për t’u vrarë. Prandaj, ai përdor metoda të tilla barbare," tha Popova, duke e quajtur "thjesht mesjetare” këtë praktikë.

Një prej ushtarëve rusë, i cili dyshohet se ishte burgosur në një bodrum me Frolovin në Zavitne Bazhannya për mosbindje për të luftuar, bëri ankesë në Komisionin Hetues të Rusisë në nëntor 2022.

Ai u ankua për "llogaritje të gabuara taktike dhe strategjike nga komanda më e lartë, gënjeshtra të vazhdueshme ndaj ushtarëve në rang më të ultë, [dhe] mbështetje e pamjaftueshme mjekësore dhe materiale."

“Besimi im në komandantët është lëkundur”, shkroi ushtari Mikhail Nosov në ankesë.

Maksim Grebenyuk, avokati që e përfaqësoi Nosovin, i tha Shërbimit rus të Radios Evropa e Lirë në dhjetor se i kishte disa ushtarë rusë si klientë të cilët "u hodhën në bodrume, ku mbaheshin në kushte çnjerëzore pa formalizimin e dokumenteve procedurale, dhe ndaj tyre nuk ishte ngritur akuzë."

Popova i tha Shërbimit rus të Radios Evropa e Lirë se ushtarët që ndëshkohen në atë mënyrë shpesh ngurrojnë të bëjnë edhe luftë ligjore.

“Ata kanë qenë në stres për një kohë të gjatë, në kushte ku ligji nuk funksionon, dhe ku funksionon vetëm forca dhe dhuna”, tha ajo.

Të afërmit e rekrutëve në videon e bodrumit të zbuluar javën e kaluar i thanë Astras se nuk ishin në gjendje të kontaktonin me ushtarët pasi videoja u bë publike.

Marrë nga REL

yevgeny frolov mikhail nosov lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë