LIVE UPDATES
Bota

Kompanitë turistike nga Kosova: Sot po qarkullojmë pa probleme nëpër Serbi

Ndërkaq, sot në orët e mbrëmjes, nga Prishtina për në Vjenë, Bici tha se do të niset një autobus me udhëtarë që po ashtu, do të shfrytëzojë territorin e Serbisë.

18 Prill 2024, 12:01 Nga M.B
Kompanitë turistike nga Kosova: Sot po qarkullojmë pa probleme
Foto ilustruese

KOSOVA- Një autobus me udhëtarë i kompanisë Bici Com, në orët e hershme të mëngjesit të së enjtes, ka arritur në Kosovë nga Austria. Pronari i kësaj kompanie, Ilir Bici, tha për Radion Evropa e Lirë, se autobusi me udhëtarë ka qarkulluar përmes Hungarisë, Serbisë dhe se nuk ka pasur ndonjë problem, përveç procedurave të rregullta doganore. Ndërkaq, sot në orët e mbrëmjes, nga Prishtina për në Vjenë, Bici tha se do të niset një autobus me udhëtarë që po ashtu, do të shfrytëzojë territorin e Serbisë.

Më 17 prill, udhëtarë dhe autobusë nga Kosova u bllokuan në kufijtë e Serbisë me Hungarinë dhe Kroacinë.
 Në mesin e të ndaluarve ka qenë edhe autobusi me pasagjerë i kompanisë Rinori Travel. Pronari i kësaj agjencie, Ismail Aliu, tregoi se në pikën kufitare në Horgosh të Serbisë, kanë qëndruar të ndaluar për më shumë se 12 orë. Ai tregoi se gjatë kësaj kohe, dy udhëtarë janë mbajtur nga organet serbe, të cilët, siç tregon, janë pyetur nëse kanë pasur familjarë në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, dhe se a kanë aktualisht pjesëtarë të familjes të punësuar në Polici apo në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Ata janë liruar pas orës 18 të mbrëmjes, kur edhe janë nisur për në Kosovë. Aliu tha se kanë qenë të fundit që janë liruar” dhe që më nuk ka mbetur ndonjë autobus i bllokuar”. Megjithatë, Aliu tha se po të mërkurën, më 17 prill, një autobus nga Gjilani me targa dhe qytetarë të Kosovës, ka kaluar nëpër Serbi dhe Hungari për në shtetin e Zvicrës pa ndonjë problem. Edhe nga kompania turistike Barileva Tours, kanë bërë të ditur se të gjithë autobusët e kësaj kompanie që kanë qenë të bllokuar në kufirin e Kroacisë dhe Hungarisë, tashmë janë liruar dhe janë rrugës të sigurt.

“Të gjithë autobusët që kanë qenë të bllokuar në kufirin e Kroacisë dhe Hungarisë, janë liruar dhe janë rrugës, disa në drejtim të Kosovës dhe të tjerët drejt Gjermanisë”, thuhet në njoftimin e kësaj kompanie.

Autoritetet e Kosovës u bënë thirrje qytetarëve të Kosovës që të shmangin “me çdo kusht” kalimin nëpër Serbi, shtet në të cilin të mërkurën, kosovarëve u ishte vështirësuar qarkullimi. Ata thanë se ndalimi i autobusëve dhe udhëtarëve u bë në shenjë hakmarrjeje nga Serbia për shkak të votës pro mbështetjes së anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Serbia mohoi se ka ndaluar autobusët me udhëtarë nga Kosova, duke i cilësuar akuzat e Kosovës si “të pabaza”.

“Po forcohet kontrolli i të gjithë pasagjerëve në pikat kufitare dhe po kryhen kontrolle të sigurisë, e gjitha kjo me qëllim të sigurisë dhe sigurisë më të madhe të qytetarëve, gjë që mund të shkaktojë një qëndrim më të gjatë në vetë pikën kufitare”, tha Ministria serbe për Punë të Brendshme përmes një reagimi të publikuar më 17 prill./ REL

kosova serbia

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje