LIVE UPDATES
Bota

Konferenca e Sigurisë në Mynih, Kina prezanton veten si “një fuqi paqësore”

Wangu theksoi kështu se Kina dëshiron të hapë rrugën për një zgjidhje ndërmjetësuese në konfliktin ukrainas dhe se është e përkushtuar ndaj paqes.

19 Shkurt 2024, 09:37 Nga M.B
Konferenca e Sigurisë në Mynih, Kina prezanton veten si
Wang Yi

MYNIH- Në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih, që përfundoi dje (18.02.), ministri i jashtëm kinez Wang Yi foli me dyer të mbyllura me homologun e tij amerikan Antony Blinken dhe me Ministren e Jashtme gjermane Annalena Baerbock. Në podium, Wangu e prezantoi vendin e tij si paqedashës.

“Ne kemi përmbushur angazhimin tonë dhe kemi bërë të qartë se Kina nuk do të përdorë armë bërthamore kundër shteteve që nuk i kanë ato vetë. Dhe ne nuk do të fillojmë një goditje të tillë të parë kundër asnjë vendi, përfshirë Ukrainën. Presidenti Xi e ka bërë të qartë se lufta bërthamore nuk duhet të shpërthejë dhe armët bërthamore nuk duhet të përdoren”.

Në Bruksel, Komisioni Evropian e merr këtë qëndrim shumë seriozisht. Nga ana tjetër, politikanët evropianë vënë një pikëpyetje të madhe pas garancive të tjera të neutralitetit kinez. Wangu theksoi kështu se Kina dëshiron të hapë rrugën për një zgjidhje ndërmjetësuese në konfliktin ukrainas dhe se është e përkushtuar ndaj paqes.

Marrëdhënie të ngushta me Rusinë

Vitin e kaluar, Wangu bëri bujë kur në konferencën e sigurisë njoftoi një dokument politik mbi konfliktin e Ukrainës, të cilin shumë e panë si një plan paqeje. Një shpresë e parakohshme, siç treguan muajt pas konferencës. Presidentët Volodymyr Zelenski dhe Xi Jinping sigurisht që folën, por nuk pasoi asnjë masë konkrete për paqen. Përkundrazi, Xi ka riafirmuar vazhdimisht marrëdhënien e tij të ngushtë me Putinin. Sipas Roderich Kiesewetter, kreu i politikës së jashtme për grupin parlamentar CDU/CSU në Bundestag, kjo marrëdhënie shkon shumë larg “Duhet të jemi të vetëdijshëm se Kina është në aleancë të ngushtë me Rusinë, Iranin dhe Korenë e Veriut. Është një sistem i ndarjes së barrës ku Kina luan qetësuesin nga jashtë, por e furnizon Rusinë me të gjithë gjysmëpërçuesit dhe çipat e nevojshëm nga brenda – duke përfituar nga burimet natyrore ruse. Koreja e Veriut ndihmon në dërgimin e municioneve në Rusi.” Kësaj i shtohet fakti se Republika Popullore po armatoset masivisht prej vitesh – dhe kjo edhe në nivel teknologjik. Është e paqartë se ku ndodhet në përdorimin ushtarak të inteligjencës artificiale, thotë Kiesewetter.

Jo bashkëpunim

Anton Hofreiter i të Gjelbërve është dakord: “Nëse shikojmë se sa shpejt po armatoset marina kineze, veçanërisht në lidhje me numrin e raketave kundër anijeve, do të duhen vetëm disa vjet që situata të bëhet shumë më problematike. ”

Deti i Kinës Jugore, i pasur me lëndë të para, është tashmë skena e demonstrimeve të forcës. Pekini kërkon gradualisht hapësirë atje, luftanijet amerikane dhe kineze po afrohen rrezikshëm me njëra-tjetrën. Deri tani, nuk kemi parë asgjë për bashkëpunim midis dy fuqive të mëdha rivale, siç ka folur Wang në Mynih.

A mund të ndodhin gjëra në Tajvan si në Ukrainë?

Kësaj i shtohet edhe Tajvani – Republika Popullore dëshiron, në rast ekstrem, të marrë me forcë ishullin e qeverisur në mënyrë demokratike pranë brigjeve të tij. Në Mynih, Wang Yi përsëriti atë që ka qenë kauzë shtetërore në Pekin për dekada: Tajvani është pjesë e Republikës Popullore dhe prandaj duhet të “ribashkohet në mënyrë paqësore”, sepse Republika Popullore njihet ndërkombëtarisht nga shumica e vendeve dhe OKB-ja si përfaqësuesi i vetëm i Kinës.

Ky pretendim për përfaqësim unik është padyshim një fakt. Por kur, gjatë Luftës së Dytë Botërore, ishulli i pushtuar atëherë nga japonezët iu dha Kinës, Republika Popullore Komuniste nuk ekzistonte ende. Statusi aktual është i ndërlikuar: Tajvani, i qeverisur në mënyrë demokratike dhe autonome, nuk e ka shpallur kurrë zyrtarisht pavarësinë e tij, pasi kjo do të përbënte bazë për luftë për Pekinin.

Në këtë kontekst e sheh Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Stoltenberg luftën në Ukrainë. “Sigurisht, nëse Putini fiton, ky është gjithashtu një mesazh për presidentin Xi: nëse ai përdor forcën ushtarake, ai merr atë që dëshiron. Ajo që ndodh sot në Ukrainë mund të ndodhë nesër në Tajvan. Kjo është edhe arsyeja pse është në interesin tonë që Putini të mos fitojë”.

Sa e mundshme është një luftë për Tajvanin? Profesor Carlo Masala nga Universiteti i Bundeswehr-it në Mynih është i bindur se kjo varet nga kohezioni perëndimor: "Përderisa kinezët të mendojnë se amerikanët do të përfshiheshin aktivisht në një konflikt rreth Tajvanit, mendoj se kinezët nuk do të tentojnë një sulm në vitet e ardhshme. Nëse ekziston edhe dyshimi më i vogël, probabiliteti rritet në mënyrë eksponenciale.”/ DW

wang yi kina

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj